Komplekset e Baton Haxhiut ndaj mbulesës islame

Love

βeℓℓe â๓e
ajnisinani.jpg
Ajni Sinani

Kur Muhammedi a.s. e pranoi shpalljen nga Zoti u ngarkua me porosinë e ftesës së njerëzimit në rrugën e Islamit. Misioni i tij 23 vjeçar, i paqes dhe bashkimit të popujve në adhurimin e Krijuesit, ngriti një gjeneratë të shkëlqyer brenda një mjedisi kulturalisht dhe institucionalisht të varfër. Me transformimin e asaj shoqërie, Muhammedi a.s. hapi një epokë të re në histori, mirëpo, ashtu si homologët paraardhës, pati kundërshtarët e vet. I tillë qe Ebu Xhehli, për shembull, dhe kjo ngase e Vërteta ka kundërshtarët e saj, në çdo kohë, edhe sot, madje sot akoma më shumë dhe në mënyra sistemike, të njëtrajtshme, shpesh herë nga ambiente tradicionalisht islamike, siç është Kosova jonë. Pikërisht në Kosovë tërheq vëmendjen angazhimi i mediave në këtë aspekt, i personazheve mediatike tip Baton Haxhiu, që fetarisht rrugëtojnë në çakordim të plotë. Në fillim të artikullit Tre momentet e Aidës Tre momentet e Aides | Gazeta Tema ai shpjegon:

  • «Jam rritur afër një prindi (arsimtar) i cili ka bërë revolucion në shkollimin e femrës dhe heqjes e ferexhes mbi kokat e tyre. I ruaj në murin e shtëpisë fotot e viteve ‘60 (unë s’kam qenë i lindur atëherë) kur të gjitha femrat kishin dal në qendrën e qytetit në Gllogovc për të bërë ushtrime në gjimnastikë. Të gjitha kanë qenë të veshura me veshje të shkurta. Nga publiku përreth që shikonin dukej sikur është një festival cirkusi-balerinësh në mes të një turme me celeshe, që të inatosur deri në flokë prisnin fundin e keq të atij defilimi. Tregimi i kësaj ngjarje ka pasur një përfundim: babai im ka mbetur i ngujuar për një kohë në shtëpi sepse do të vritej nga hoxhët me tespi për një arsye të vetme. Iu ka hequr shamitë nga koka dhe i ka veshur me veshje të shkurta dhe i ka bindur se duhet të shkollohen dhe të mos dëgjojnë pleqtë me tespi. Kaq».
Dhe Haxhiu, kuptohet, vazhdon misionin e prindit të tij arsimtar, duke u përpjekur të bindë sa më shumë vajza të reja të dalin me veshje të shkurta e minipantallona nëpër rrugët e Kosovës, e duke ngatërruar qëllimisht ferexhenë me shaminë, ndonëse këtë të fundit e mban çdo monument përkujtimor i Nënë Terezës, apo simbolin fetar me atë politik, si dhe vetësimbolin me praktikën fetare islame. Nëse do të realizohen këto mësime atëherë Kosova mund të jetë një shtet unik, i ngjashëm me njëfestival cirkusi-balerinësh. Se ç’beson Haxhiu është çështje e tija personale dhe relative, ndërsa neve na intereson qëndrimi publik, cektësia e tij, stereotipet, mllefi, reduktimi i fesë islame tek mbulesa dhe mungesa e arsimit, apo tek tespihet, e gjithashtu na intereson jehona publike e mesazhit që përcjell një individ i oligarkisë së hapësirave mediatike.

Në shkrimin Shamia Shamia | Gazeta Tema ai e politizon mbulesën islame duke nënvizuar se «shamia si mbulesë e ‘turpit’ të femrës, e harruar për një kohë dhe e mbetur si relikt, është rishfaqur pas kaq vitesh në Kosovën e pavarur dhe po bëhet temë politike e shqyrtimit». Ky reagim ndaj mbulesës dëshmon për një mendësi totalitare e përjashtuese, që fatkeqësisht trashëgohet nga shkolla marksiste e ish-Jugosllavisë, ndonëse Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, të cilën e ka pranuar edhe Kosova, në nenin që flet për lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë, sanksionon se «çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë».


Si thirrës islam nuk dua t’i gjykoj njerëzit. Dëshiroj, ndonëse kjo nuk është në fuqinë time, t’i drejtohem z. Haxhiu ta rishikojë pozicionimin e tij ndaj Islamit dhe praktikave fetare ku renditet mbulesa. Kjo ngase në Islam gjithnjë porta e pendimit dhe e kthimit tek Allahu është e hapur: kjo fe nuk e përjashton asnjë njeri. Si qytetar mendoj se është absurde që mbulesa islame të cilësohet si relikte apo shëmti ndaj femrës. Femra muslimane e vetëdijshme, e praktikon mbulesën islame me vullnetin dhe përzgjedhjen e saj. Me dhjetëra mijëra femra të shkolluara jomuslimane, që pranojnë fenë islame çdo vit anekënd botës, praktikojnë edhe mbulesën. Mbulimi i femrave muslimane doktoresha, politikane, akademike, poete, shkrimtare, juriste, ekonomiste, mjeke e deri tek femrat e thjeshta janë argument dhe dëshmi e pamohueshme për secilin njeri që rezonon drejt dhe arsyeshëm se mbulesa e trupit dhe kokës është nder dhe krenari ose, fundja, zgjedhje, siç janë zgjedhjet e Haxhiut. Turp është mbulesa e mendjes, që pengon të kuptuarit e të Vërtetës Hyjnore; turp është zbulimi i trupit tek femrat dhe kjo (ç)veshje e çoroditur; turp është të jesh kundër zgjedhjes kushtetuese të individit dhe në përputhje me konventat perëndimore.


Në ditët tona shohim mjaft dukuri negative dhe vese, që sjellin akulturim dhe regres, çka lë për të dëshiruar për të ardhmen e rinisë sonë. Për çdo individ të përgjegjshëm, parësore duhet të jetë familja e ndershme, shoqëria, rinia dhe shteti i se drejtës. Duket realisht e pamundur të përqendrojmë problemet sociale tek ato vajza që mbulohen, përkundrazi, do të thoja se shqetësim janë reklamimi i femrës si mall konsumi, të miturat që trafikohen nga rrjete të organizuara kriminale, skllavërimi modern i femrës, prostitucioni, droga, alkooli, shkatërrimi i familjeve, që çdo ditë e më shumë po pllakosin shoqërinë tonë. Le të shqetësohemi për zvetënimin e shoqërisë, mashtrimin, gënjeshtrën, hipokrizinë, krimin, dobësimin dhe shkëputjen e lidhjeve familjare.


Ishte pikërisht edukata islame, ajo që ruajti dhe mbrojti popullin tonë, i cili u shqua nga të tjerët për fjalën e mbajtur dhe për ruajtjen e nderit. Tashmë kjo duhet vitalizuar nga të gjithë ne, nëse duam ta ruajmë rininë tonë. Gjendja në të cilën është katandisur rinia, ku çdo ditë kemi kronika të zeza në vend dhe jashtë, dëshmon plagën sociale. E përse mos ta edukojmë atë me edukatë fetare për ta shëruar nga kjo ligështi ku ka rënë?
e-zani.com
 
Titulli: Komplekset e Baton Haxhiut ndaj mbulesës islame

Ajni Sinani

Ishte pikërisht edukata islame, ajo që ruajti dhe mbrojti popullin tonë, i cili u shqua nga të tjerët për fjalën e mbajtur dhe për ruajtjen e nderit. Tashmë kjo duhet vitalizuar nga të gjithë ne, nëse duam ta ruajmë rininë tonë. Gjendja në të cilën është katandisur rinia, ku çdo ditë kemi kronika të zeza në vend dhe jashtë, dëshmon plagën sociale. E përse mos ta edukojmë atë me edukatë fetare për ta shëruar nga kjo ligështi ku ka rënë?
e-zani.com

Tani une nuk se kam ndonje respekt per z. Haxhiu ngase per mendimin tim eshte njeri qe iken nga fryn era, por nga leximi i shkrimit me rrjedh nje pershtypje qe ju z. Sinani paskeni me shume komplekse se sa vet z. Haxhiu.

Nese duhet te flasim drejte do isha nisur nga vitet '60 qe permendni ju. Doren ne zemer jo vetem ne vitet 60 por edhe 70 e deri diku nga 80 ka patur perplot hoxhallar e imam te cilet kane bere ndikim direkt dhe indirekt tek shqiptaret duke u thirrur ne ate se mos hjeqni shamin dhe mos dergoni vajzat ne shkolle te mesme e universitet sepse do te behen apo i keni bere si shkina (aludim ne femrat serbe). Kjo eshte nje e vertete shume e madhe dhe e pa mohueshme. Nuk po them te gjithe por ne shume raste. Kan patur apo nuk kan patur keta hoxhallar te drejte??? Kan qene apo nuk kan qene ne nivel????? Kjo eshte ceshtje qe munde te diskutohet!

Gabimi trashanik dhe kompleksi juaj me i madhe, ju z. Sinani, e beni kur ceshtjen e nderit dhe beses se shqiptareve e lidhni me besimin Islam dhe shamin. Per besen dhe nderin te shqiptaret dhe paraardhesit e tyre eshte shkruar dhe ditur edhe para ardhjes se Islamit ne keto troje. Pra besa dhe nderi te shqiptaret me shume eshte ceshtje zakonore dhe gjenetike se sa fetare. Kete duhet ta dine te gjithe dhe te mos vuajne nga ky kompleks.

Mua me se shumti me befasoni kur beni krahasime (kinse mes te mires dhe te keqes) mes shamise dhe gjerave me negative si prostitucioni, imoraliteti dhe shume gjerave tjera. Nese shamija ka nje vlere per besimin Islam (dhe une dua te besoj qe ka) atehere duhet ta krahasojme me vlera te mira dhe jo me me te ligat sepse ne kete drejtim e fyejme shamine dhe vleren e saj.

Pastaj shamia, qofte te besimi Islam dhe katolike, nuk se jep me automatizem vlere, moral dhe kulture. Jo zoteri jo! Harroje kete! Kemi plot e perplote shembuj ku njerez besimtare nga te gjitha besimet, me shami dhe pa shami, bejne gjera imorale, prostituojne e gjera te liga.

Nese duhet nje debat per mbajtjen e shamise edhe jam dhe duhet te behet dhe merren praktikat me te mira por jo te insistohet ne ate se hajde vejme shami se na bene me te moralshem. Per mua kjo eshte shume abstrakte dhe e pakuptimt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top