Kompjuterat e se ardhmes, gati te padukshem

=YTo0OntzOjU6IndpZHRoIjtzOjQ6IjgwMG0iO3M6NjoiaGVpZ2h0IjtzOjM6IjYw&parameters[1]=MCI7czo3OiJib2R5VGFnIjtzOjQyOiI8Ym9keSBiZ0NvbG9yPSIjZmZmZmZmIiBz&parameters[2]=dHlsZT0ibWFyZ2luOjA7Ij4iO3M6NDoid3JhcCI7czozNzoiPGEgaHJlZj0iamF2&parameters[3]=YXNjcmlwdDpjbG9zZSgpOyI%2BIHwgPC9hPiI7fQ%3D%3D"]stefan-jaehnichen_01.jpg

[h=2]Kështu thotë Stefan Jنhnichen, specialist për programet kompjuterike dhe drejtor i institutit Fraunhofer për arkitekturë kompjuterike dhe teknikë programesh[/h]

Për profesor Stefan Jنhnichen nga Universiteti Teknik i Berlinit, kompjuteri i së ardhmes është para së gjithash shumë më i vogël se sot! "Kjo ka të bëjë natyrisht me faktin, që elementet e ruajtjes së informacioneve po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe më të fuqishme dhe kjo vlen edhe për procesorët". Në botën e së nesërmes do të luajnë një rol kyç sistemet e integruara, pra kompjuterat, që fshihen prapa sendeve të jetës sonë të përditshme, thotë profesori i teknikës së programeve kompjuterike, njëkohësisht teknikë programesh software. Hap pas hapi kompjuterat do të bëhen të padukshëm, thotë Jنhnichen. Au punon për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së software. "Kush blen sot një makinë të re, nuk e di që aty ndodhen të fshehur më shumë se 80 kompjutera, sepse nuk i sheh aspak. Por ato drejtojnë mjetin, kujdesen që mjeti të frenojë, të fiket dhe të ndizet drita dhe të tjera gjëra, që ndodhin në makinë."
Për Stefan Jنhnichen viti 2030 nuk është as fiksion dhe as skenar i frikshëm. "Unë mendoj se do të kemi shumë pajisje, të cilat do të na shoqërojnë dhe që janë kaq të vogla, sa mund t'i fusim në xhep e ndoshta t'i ngjisim në syze…." Ende nuk është shpikur, por në listën e dëshirave të shpikësit: Stefan Jنhnichen dëshiron ta bëjë komunikimin mes njeriut dhe kompjuterit më intuitiv, më zbavitës: "Ajo, që dua të shpik, është një USB universal."
Një lapës i thjeshtë në dorë duhet të mjaftojë në të ardhmen për të dirigjuar objektet rreth nesh: "Unë tregoj në drejtim të projektorit dhe e ndez atë. Unë e drejtoj tek ai dhe në parim shtyp butonin e ndezjes. ثshtë shumë intuitive. Ose tregoj në atë drejtim, shikoj në drejtim të ventilit të ngrohjes dhe tani filloj ta rrotulloj duke e ngritur, apo ulur nga pak temperaturën."
Ta ndezësh ose ta fikësh, ta hapësh ose ta mbyllësh – me stikun USB universal në 2030 do të jemi në gjendje të mbarojmë çdo punë: "Dhe diku ndodhet një sensor, pra një kamera, e cila zbulon se në cilin drejtim po tregoj dhe zbulon gjithashtu se çfarë jam duke bërë. Dhe unë edhe flas pak. Dhe them, tani më ke kuptuar gabim. Atëherë nuk do të kem më nevojë për tastierë, ku jap komanda."
Njeriu dhe makina komunikojnë ende kryesisht përmes tastierave të tilla, mause kompjuterash, interface grafikësh dhe së fundi ekrane me prekje dhe komanda me zë. Kështu këmbehen sot informacionet dhe komandat.
Një vështrim në kinemanë tredimensionale të institutit, e cila komandohet nga një rrjet sensorësh dhe kompjuterash, duhet ta bëjë këtë të qartë: "Interface-t e reja mes kompjuterit dhe njeriut do të jenë shumë më interaktive… Kjo do të thotë se nuk është më fjala se si t'i fus në kompjuter gjestet dhe informacionet, por se si prezantohet ai, edhe me rezultatet e veta në mjedisin tim. Dhe kjo nuk mund të bëhet gjithnjë vetëm duke më treguar dicka në ekranin e tij. Përkundrazi, do të ketë natyrisht edhe reagime, që pastaj ndikojnë mjedisin tim, ku unë marr papritur si reagim nga një kompjuter se këtu tani do të ketë më shumë dritë."
Kompjutera të fshehtë drejtojnë mjedisin tonë – dhe madje komunikojnë gjithnjë e më shpesh me njëri–tjetrin. "Për mua është fantastike, kur objektet komunikojnë me njëri-tjetrin, pra kur ndez ngrohjen këtu dhe diku tjetër pastaj ndizet ndoshta kondicioneri për të bërë edhe dicka tjetër, mendoj se është e mundur. Komjutera kudo, të integruar në botën tonë dhe më të aftë se kurrë.

ikub
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top