Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kompania kanadeze merr 6 licenca minerare

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Kompania “Tirex Resources Ltd”, ka bërë të ditur se ka marrë licencën nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë për kërkim minerar në gjashtë zona specifike në Mirditë për një periudhë 25-vjeçare.

Kompania kanadeze do të ketë të drejtën për kërkim nëntokë në Fushë Arrez, Qafë Bari, Tuc, Paluce, Gurth 1, Gurth 2, Gurth 3 dhe Letitna ka bërë të ditur METE.

Aktiviteti minerar në këto gjashtë zona pritet të krijojë vende pune, zhvillim të infrastrukturës dhe rritje të ekonomisë në veri të Shqipërisë, bëhet e ditur nga vetë kompania.

“Tirex”, ka investuar 25 milionë dollarë dhe do të ketë të drejtën për kërkimin e bakrit, floririt, argjendit dhe industrisë së zinkut.

“Kjo është një ditë domethënëse jo vetëm për aksionarët e Tirex por edhe për komunitetin lokal të veriut të Shqipërisë të cilët do të përfitojnë nga ky vendim për dhënien e gjashtë licencave minerare, për të cilat Tirex kishte aplikuar”, është shprehur drejtori i ekzekutiv, Bryan J. Slusarchuk.

“Tirex Resources Ltd”, vlerëson se Mirdita është një zonë e pasur me flori dhe në faqen zyrtare të saj në internet thuhet se ajo është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Shekulli Online/F.S.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top