Tuana
Nada é por acaso!
Kometa Ison ose të paktën disa pjesë të saj, mund t`i kenë mbijetuar takimit me Diellin. Trupi qiellor me një bisht të gjatë e të ndritshëm, kaloi vetëm 1.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e diellit te enjten në orën 18:37 sipas Grinuiçit. Teleskopet nuk muden të kapin me gjurme pas atij momenti.
Gjithe çfare u arrit te shihej ishte vetem nje njolle e turbullt ne pamjet e perftuara nga teleskopi hapesinor, e nga kjo u supozua se berthama dhe bishti ishin shkaterruar.
“Në kete pike, dyshoj se kometa eshte shperbere. Megjithate ISON na ka befasuar shume muajt e fundit, ndaj t'i japim pak kohe para se te shkruajme nekrologjine”, tha Karl Battams, astrofizikant.
Battams kishte te drejte; Ison nuk ishte zhdukur krejtesisht. Ne fakt, fotot e fundit tregojne nje pike te shndritshme qe nenkupton se dicka mund te kete mbetur nga kometa. Astronomet e pranuan te çuditur dhe entuazismuar, se nje fragment mund te kete shpetuar vertet, por do te vazhdojne te monitorojne qiellin ne oret dhe ditet ne vijim per zhvillime te reja. udhëtimi pesë-milionë vjeçar i kometës ka nisur nga skajet e largëta të sistemit diellor.
Në distancën më të afërt me diellin, gjatë udhëtimit me shpejtësi 350 kilometra në sekondë, ajo mund te kete mberritur temperaturën 2700 gradë celcius, e mjaftueshme sipas shkencetareve për të shkrirë akullin që përbënte trupin e kometës, si dhe pluhurin dhe shkëmbinjtë në përbërjen e saj. Mendohet se Ison përmbante mbetje të ngrira nga formimi i sistemit diellor rreth 4.5 miliardë vjet më parë.
/ Top Channel