Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Ai qe vetem i binte deres derisa me acaroi serish dhe ia hapa. Hyri brenda pa folur e mbylli deren dhe fillova ti gjuaja me grushta kraharorit. Te urrej fillova ti bertisja, te urrej. Isha mbeshtetur tek dera me lotet gati tek syte. Ai qe vetem me shihte pastaj tha mjaft. Dhe une qe vazhdoja serish ta godisja sepse aq po me dhimbte aq doja ti shkaktoja edhe atij dhimbje , me kapi duart tek kyqet dhe me kryqezoji tek dera. Te dua tha. Ktheva koken ne anen tjeter, maskara i thashe. Lotet qe me binin ne faqe dhe as nuk i fshija dot.
Te dua tha serish me ate ze te embel qe e beri urrejtjen ne mijra copash. Maskara i thashe serish me peshperima sikur dhe une ti thoja te dua e jo maskara. U afrua me afer dhe aty u clirova nga duart e tij dhe ia futa nje shuplake. Me vuri doren ne fyt dhe mbylla syte. Po me shterngonte aq shume. Me shih tha te lutem.
Hapa syte dhe serish shikimi ishte i mjegulluar nga lotet. Jam ketu me tha dhe ndjeva buzet e tij te ngjeshnin aq dhimbshem buzet e tij. Ishte ajo puthja e vrazhde qe beri qe te me ulej e te me ngrihej kraharori me mijra here ne sekond.
Te dua peshperiti serish me buzet e mia nderdhembe. Te dua dhe une i thashe dhe aty me liroi fytin dhe me perqafoi. E perqafova aq shume. Iu hodha ne ne qafe dhe i vura kembet ne kurriz. Idiot i thashe ndersa qaja. Idiot i bertisja serish. Ndersa ai me perkedhelte koken. Arriti deri tek dera e gjumit ku me uli ne shtrat dhe filloi te me puthte fytyren e bere pis nga tualeti, ate me nutella anash faqesh. Dhe ai vazhdonte pa fund dhe une me cdo puthje sikur clirohesha nga cdo note negativiteti.
I mora fytyren ne duar . Je vertete ketu i thashe, nuk eshte nje enderr kjo? Jam vertete ketu tha me syte e njomur. I kisha munduar edhe atij. Dukej. E dija. E ndjeja.
I afrova fytyren afer fytyres time dhe fillova ti puthja buzet aq embel sa kisha frike mos thyeheshin. Ai u drodh ashtu ne duart e mia dhe une e adhurova serish e serish e serish. Ai ishte drita ime ne fund te tunelit.
Bizh muajin tjeter do ritakohemi me krijime tek konkursi..)
Po e postoj ketu pasi isha vetem kur e shkruajta, megjithese ti je gjithmone me mua...!
Doja vetem te kuptosh ate lemshin e krijuar,
ku pas gjithckaje qendron ai instikti fatal,
te shkembesh mendimet pa i deformuar,
te ndihesh vetvetja, ne buzqeshje te biesh pa u ndal.
U zhyta prap nen detin imagjinar,
per te kerkuar dehjen e asaj nate te bardh,
ashtu mendjempire nga thellesia blu,
ndalova kohen dhe u ktheva ne dru.
Pastaj hapa krahet dhe lash veten te lire,
deri sa gravitetitin e mposhta i etur ne deshire,
duke ndjere gulcimat e frymemarjes se stopuar,
kaloja vegime te nje parajse te ndaluar.
Ti e ke fajin, si gjithmone ti,
deti im, qe i jep jet botes "gri",
cudi e madhe je me t'vertet,
te jesh brenda teje baraz 1000 vjet jet.
Gjithmon i mbyll syt , kur nderroj ajrin me ty,
per ti hapur brenda teje , ne ate bote mbrekulli,
edhe kur trupin, e lag pafundesisht,
ndjehet ngadhenjimi i ujit tend te brisht.
Ti je bashkimi i tokes ne qiell,
je e vetmja forme qe reflekton diell,
Horizonti, qe elementet e jetes perkund,
atje ku mijra shpirtra shkrepin foto pafund.
Detit, ty...!
Jam mire sic me percolle
Ashtu i dlire e i pa tretur si shpirt,
Mendimi yt me mban te fresket
me mban te qeshur e pa fjale,
I heshtur nga mbrekullia e jetes me ty
i ngazellyer nga krenaria qe mora nga ty,
Malli me merr me kot ta fsheh,
Por kam dhe une krenaret e mi,
ata qe me thone se nje dit do te jemi te dy.
(Dedikuar atyre qe si une ju mungon nje prind)
ishte nate vjeshte ,kisha mall per detin me val.
ti buzeqeshe me the vishu nese detin smund te te shell tek ty ,ty do te dergoj tek ai..u nisem si te cnendur ne rruget e boshatisura.. hena shikohej gjysem e pertace rete i fshihnin shpesh here fytyren e zhurma e eres bashkohej me boshatishen e tuneleve qe pershronim...nje u e zgjatur kercenuse...por ne ecnim drejt hapsires blu ... me ne fund u shfaqe me madheshtin tende te papershkruar .shpirti i ishte trazuar valet perplaste pas shkembenjeve e ngjante sikur te ishte goje me dhemb te bardh qe token kafshonte vazhdimisht...vetem ne te dy..dy te cmendur nen ate zhurme e ftohte..floket e gjat te zi ishin shkeputur nga rregulli vallezonin ne hapsire ndicnin ritmin e eres..koken mbeshteta tek ty e me pas u gjenfa e tera e mbeshtjelle nga trupi yt per te me ngrohur..mbrojtur...e bisedat tona te embla qetesuan valet ..ulen eren.. larguan rete... nje mengjes i qete po lindte..dhe ja me ne fund te humbur ne embelsi pam djellin te lante fytyren ne largrsi duart det i kishin mbuluar mjekren,buzet,hunden,syt..i shikonim vetem nje cope ball..e aty te dy u ngritem ne kemb ishim ne pune..ne shkoll duhet te ktheheshim ne te perditeshmen ;shpejtojme drejt veriut e si te dehur flisnim percart ..km kalonin e kafeja e mengjesit u konsumua diku ku shija e detit ishte vetem ne nje piktur te vjeter e te piset..
ti je i cmendur ... ti me cmend..
ndjenj qe pse jetoj me permend!
:kapele:ufd:Na le pa gjume mi drequfd::kapele:
Me mbushi syt me lot.. faleminderit qe ndave me ne ndjenjen e atyre viteve qe aq e gjalle eshte edhe sot.. shume e bukur vertet.. te flet shpirti.
Shiko fotografinë 21735
NATA
E adhuroj naten
E urrej nganjehere
Dua te te them EJA me tako
Kjo ishte ideja ime
Nata
Mendime
Sa mendime me pershkojne
Idete e mia jane kaq te qarta
Nata
Ngrihem te te shkruaj dhe
Konfusion
Nuk gjej me as fillim e as fund
Kam nevoje per ty
Por si te bej???
Si te te kerkoj???
Eshte nate
Po degjoj nje kenge te vjeter.
Sa kujtime
Sa endrra
Gjithcka sa larg dhe sa e gjalle
Koha
Shpesh koha nuk ka shume forca
Shpirti fiton mbi gjithcka
Nuk mundemi per asgje
Te shoh. Te shoh akoma
Koha nuk me duhet
Nuk me ndihmon per te harruar
Nuk dua
Dhe akoma jetoj
Jetoj edhe per ty
Me shume se kurre
Qetesia e nates
Degjo
Me degjon?
Po
Jemi larg. Por shpirtrat tane preken. Jetojne
E paperballueshme. E mrekullueshme
Sa shume nga ty ka ne mua. Sa?
Asgje e jotja qe jeton ne mua nuk do te humb
Asgje
Eshte pjese e imja. Eshte pjesa qe ruaj me fanatizem
Eshte ajo cfare dua qe te njohin
Ty
Mua
Ti je keshtu
Hyn ne brendesi dhe nuk iken me
Dhe keshtu dua te jete…Pergjithmone!!!!
Për pasionet e gegnishtës tmirë e të amel Kritiket Qe çka o dashnia
Ishin p'shtetun n'degë dy ashikë tvjetër. E puthshin shoqi shojn si me e puth foshnjën të dy syt` e ballit. E kish dalë fjala, se atje larg me nji vend kalimthi nëpër hijet e lisave, e me tvetmin ndriçim, prej xixëllonjave, aty kish lind dashnia.
Ish ma e amel se buzëqeshja puth rrez'llon ndër buzt` e foshnjës, ish pinjolle e Hanës, e sikur drapni që ri tuj ledhatue barin tuj e pre. Po! ish si freskia e amel, e butë, ish si vesa që për herë të parë lind, ish si andrra e nadjes, ish e heshtun, ish e mirë po sikur nana kur paska kenun vajz e re, ish si fshehtësi e brishtë, ish si me ia marrë zemrën deng-deng, si frezki që lulzon kandshëm, ish dashni.
E ke menduar ndonjehere sesi ishte per mua te te lija te shkoje? Sesa I dhimbshem dhe gerryes ishte largimi? Sesa shkaterrues ishte pesha e mungeses dhe indiferences?
Nuk besoj, ose edhe nese perpiqesh , dije se asnjehere nuk do i afroheshe dot per te pare qarte, besome…
Ti nuk mundesh ta imagjinosh sesi eshte te hapesh zemren dhe te shohesh boshllikun ne te…erresiren te cilen ajo ka veshur , dhe si nje fustan I shqyer nga dhimbja e lagur, nga balta e loteve.
Ti nuk mundesh ta imagjinosh sesi ndihesh te hapesh doren dhe te lejosh te shkosh, te shohesh teksa zhdukesh si nje vegim , e ti, ti s’mund te besh asgje , as nje hap me shume per te te arritur.
Dhe ….Ti nuk mundesh ta imagjinosh se si cdo gje per mua nuk eshte si me pare.
Humba cdo gje nga vetja, edhe buzeqeshjen e humba, edhe deshire per t’u zgjuar ne mengjes , energjia ime po me linte ne balte.
Mu desh shume kohe besome , shume kohe te riorganizoja veten. Te rimblidhja copezat e mi ate shperndara kudo , duke rifituar hapsirat qe ti kishe zaptuar, per te rigjetur vetevleresimin, guximin , kurajon per te mundur dhimbjen qe le pas.
E kur fillova te ribeja veten serisht , kuptova se pertej egoizmit tend, krenarise tende, tekave te nje femije te rritur, ishte miresia ajo qe kish mbetur….
E ti ndoshta kurre sdo kuptosh sesa e veshtire eshte te rimekembesh veten ,sepse askush qe nuk ka dashuruar kurre nuk njeh ate ndjenje!
Por asgje nuk ish e lehte besome, dhe ende sindroma jote eshte brenda meje…..pavaresisht se tani une u mesova te jetoj me ty brenda meje…
...gjethet vallzojne valsin e dimrit,xhamat e dritareve te perhumbur ne avullin e ftohte, kujtojne sonatat e largeta.
Tingujt e lehte ne dhome perqafojne hijezimet e mureve me ngjyra te purperta.
Eh kjo hene e plote mes nesh,sikur flene pa asnje enderr.
Sikur ky qiell te ishte pak me i kalter ,yjet do i shuaja ne kete nate per te me ndricuar vetem "tingujt" nga syte e tu.
E derisa qielli te behet i kalter,le te luajne tingujt e keti valsi te "humbur" dimeror. )
Po hap kete teme,per copeza dhe mendime personale te antarve.
Jeni te lutur mos ta ktheni temen ne copy paste.
Siq ndodhi me temen e KAtias.."zhgarravina dedikuar vetes."
Pra ketu hidhni,ato mjegullnaja casti,emocione,te kaluar,apo te enderruar real apo shpirteror,ama te
jene rrjeshtat, mendimet tuaja te shkruara nga ju..
Ishte nje nate si gjithe te tjerat,por ca buleza shiu filluan ta embelzonin atmosferen e saj.
Pak nga pak ato u shtuan,ra nje erresire, pak sa e friskshme,se di se si..por pash veten tek..vrapoja..
E ndjekja jeten ne nje nate me shi,,,ishte nje erresir "utopike",ku shifja vetem shpirtin tim ne nje rrebesh.
Ajo me shfaqej neper pasqyra endrrash shpirterore,,te lagura nga shiu..
Vrapoja neper nje rruge si e hedhur ne ajrin e atmosferes, trysnia e shiut i jepte forme dhe turtuare,, shpejtoja hapat e lagur e zbathur,,pa nje cader,,pa nje neon drite.
Shikoja diku larg larg ,vetem nje neon te shpirtit qe me therriste ,neper ca pika shiu qe ngjanin si xixellonja nen driten e atij neoni.
Kapja gjethet e lagura rreth meje i shtrengoja ne duart e mija deri ne "dhimbjen e tyre",,,per te me mbrojtur nga shiu dhe nga erresira...e asaj nate.
Ato rreshkisnin te lenduara siper trupit tim te lagur,por te pakten qendronin ne prehrin ,supet e mija me shoqeronin,ashtu te lagshta te lenduara por ama afer ...
Por une kerkoja te kapja jeten,vrapoja si e cmendur pas atyre filizave elektriciteti,te asaj nate me rrebesh shiu.
Perdora shikimet per te pare qofte dhe diku cepin e jetes qe kerkoja,por ajo s"dukej,,s"dukej..ishte arratisur,,dhe me kishte vjedh nje "enderr",,ma kishte borxh dhe duhej te ma kthente..
Pop..por..asgjeee,,shiu vazhdoj te binte,,,fryma e ftohte ju shtua asaj nate,gjethet filluan te qanin nga lendimet e zbathur.
E lodhur,,ngrita shikimi i humbur ne te pakapshpen e kohe.
U perpoqa dhe njehere te kapja nje shikim afer,afer,afer me veten. Pash neonet e ndezura per-rreth,njerez qe kaloni afer meje..
Pyeta veten me nje retori nervozizmi:-duke i then nga ishe?!
Ajo mu pergjigj: Atje ku me cove ti..
I perqafova gjethet qe kisha siper trupit tim, falenderova per ato caste shoqerie,mora cadren qe kisha ne cepin e stolit dhe u largova ,,,
Nen driten dhe shiun e atyre kujtimeve qe ajo nate shiu mi rrembej pergjithmone...
Ndoshta nje dite do kthehem prap dhe do "hakmerrem" dhe une me ate nate,me ate rrebesh erresire ne cepin e nje kohe ne te njejten forme qe ajo me beri duelin mua..ate nate...
Ishte nje nate "utopik"e erret por e drejte...
Ai cep jete,,eshte diku ne ate nate me shi..ne ate nate qe kaloj,,qe iku,,qe mergoj..
Ndoshta ne nje nate tjeter do ti kthehem prape..por dua qe te jete shi...
Me pelqen nata ,me pelqen shiu,,me pelqen ti ndjek zbathur ,copezat qe jeta mi vene ne "erresire"..per ti kaluar ne nje dirte agimi,ne shkelqimin e nje vese endrrash shpirterore...
Tashme duhej te prisja dhe pak .Pak apo shume?! POre duhej te prisja mengjesin e nje agimi te lageshte...
Sot isha vizite tek nje kolege, vajza e saj ka adoptuar dy femije ne afrike ne fakt burri tha i kemi blere....
Me cuditi !!
Me cuditi edhe e sapo bera gjyshe ..
E kam vene re ne cdo prind ne cdo gjysh si ju ngjajne femijet, niperit dhe mbesat nen veshtrimin e tyre..
Ama dicka te tille se kisha vene re me pare.
Njeri yao( keshtu quhej) ishte nje rremuje e madhe ...femije kurjoz prishte cdo gje e hapte cdo gje skishte pace ku ishte ai (5 vjecar) dhe ne syte e koleges sime ishte krijues, dashamires i artit, ishte genial
Femijes tjeter sja fiksova emrin por ishte me i madh , ky qe te terhiqte vemendjen perplaste gjerat, i bibte tavolines... e sipas koleges sime ishte muzikat ishte shume i mrehte e ritmik e me siguri babonatale do i sillte nje tambur....
Pas gjithe kesaj degjohet i jati adoptiv... ai qe kishte paguar ...
Dhe thote as njeri as tjetri skane te bejne me artin thjeshte jane dy majmune pa xhunglen e tyre..
Nene e bije buzeqeshen....
Ndersa une mbarova vizten time dhe rruges se kthimit per ne mbreterine time te ngurte po mendoja cfare ben egoizmi??
Sarrij ta kuptoj ne do kishin qene me mire ku ishin, apo ku jane e si do ndihen nese ndonje dite do degjojne batuta te tilla..
Njerez te blere per te permbushur mangesite , apo mundesi dypalshe per tu realizuar dhe per tu permiresuar..
Gjithmone kam qene e idese qe biresimi eshte nje mision, eshte nje bekim, eshte nje shpetim... tashme asgje nuk di... gjithcka ne keto kohe festash me ngjan komerciale, me jep ndjesine ku cdo gje ka nje cmim, e cdo cmim vihet ne baze te kerkesave te bleresve..
Gjithcka po trasformohet ne imazhe, ne mode, ne perciptesi...
Ku jane vlerat e verteta!!???
Ku jane idealet???
Ku jane ndjenjat???
Po njerezit qe meritojne denjesisht termin njeri ku jane??
Ku kemi humbur.... Ku???
Ti je shume e cuditshme....
-e cuditshme?...pse?...
-Ke gjithcka qe nje femer enderron dhe serisht e pa kenaqur mbetesh...pfff
-E cfare qenka ajo qe nje femer enderron sipas teje?...eee?
-oh,mos me beje te acarohem te lutem...nje femer do lux...do te jete e bukur...do te jete e pa varuar...dhe ti i ke keto...cfare te duhet tjeter qe te buzeqeshesh me thuaj?
-harrove dicka te rendesishme...teper te rendesishme madje...nje femer nuk ka nevoj per para...per nje mashkull...per vemendje...nje femer ka nevoj per shume me teper se kaq...qe ti mashkull qe ju meshkujt nuk i njihni....
Ju krijesat e ftohta nuk dini asgje...nje femer ka nevoj te jete e lumtur....te jete e lire....te dashuroj pa komplekse....pa krijesa absurde rreth tyre....qe nuk dijne asgje tjeter vec te berit seks...dhe kaq...
As kete nuk e beni mire e dini?...as kete....sepse nuk ofroni shpirtin por lekuren...shpirtin nuk e njihni....
nje femer ka nevoj te jete e lumtur....dhe tek une s'ka asnje cudi...e cuditshme eshte jeta qe te ofron keshtu kirjesash rreth teje....
Ne djall ti dhe perceptimet e tua per natyren e femres...ti nuk di asgje...per te lexuar dhe njohur nje femer meshkujt jane analfabet te pa shok...keshtu qe hesht me mire....dukesh me i bukur!!!..
ps: nuk eshte krjimi im.
jam kurioze...i kujt eshte ky shkrim?...
Sot ra dëborë.
Mu kujtove ti teksa po shihja rrugët e qytetit te mbuloheshin nga manteli ii bardhë.
U çudita se nuk u bëra melankolike,por të përfytyrova.
U vesha dhe dola për tu lagur nga pikat e dëborës.
Qielli ii gri/zhurmat e fëmijët më qetësuan.
Ma plotësoi,Zoti dëshirën.
Janari më kujtoi ditët kur ziheshim bashkë.
Jam shëruar nga mungesa jote.
shkruan shume bukur. )Nkrahnuer amël, u prekëm, u puthëm.
Ftohtë, shujt, tuj pa shoqi shojn u humbëm.
Faleminderit, naj herëshkruan shume bukur. )
Urime!
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.