Kolumbi, 28 vjeçari me gjatësi 68 centimetra !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Edward Hernandez është 28 vjeç dhe ëndërron të zotërojë një fermë në periferitë e varfra të Bogotasë në Kolumbi, të ketë një të dashur dhe të ngasë një Jeep. Ai është i gjatë vetëm 68 centimetra dhe shumicën e jetës së tij e ka kaluar brenda shtëpisë pasi kërkonte të shmangte ngacmimet dhe pyetjet e shumta që i bënin njerëzit rreth përmasave.

Në vitin 2010 Edward u shpall burri më i shkurtër në Botë: “Isha shumë i lumtur dhe kam qarë shumë nga emocionet! U bëra i njohur.” Por, “mbretëria” e tij zgjati vetëm 6 javë. Khagendra Thapa Magar në Nepal mbushi 18 vjeç dhe u fut në kategorinë e “burrit më të vogël në Botë”. Menjëherë vëmendja kaloi tek rekordmbajtësi i ri dhe Edward u trishtua shumë për shkak se fama u vanit menjëherë.

“U mërzita shumë që ma mori rekordin dikush tjetër, por më pëlqen jeta ime. Të gjithë më pëlqejnë dhe më puthin”, tha Edward.

/albeu.com/

97281.jpg


97284.jpg


97285.jpg


97282.jpg
 
Titulli: Kolumbi, 28 vjeçari me gjatësi 68 centimetra !

ksaj i thone:

Edhe mes lotesh ,..gje forcen e qesh
 
Titulli: Kolumbi, 28 vjeçari me gjatësi 68 centimetra !

I her i vogel qenka dhe fotografi e paska kapur larg spo dallohet fare lol
 
Titulli: Kolumbi, 28 vjeçari me gjatësi 68 centimetra !

te garantuar e paska rolin te borebardha me shtate xhuxhmaxhuxhet
 
Back
Top