Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kolona e arte (Jorgo Bllaci)

Jorgo Bllaci mbetet një nga poetët më origjinalë që ka pastur fatin të ketë letërsia shqiptare. Poezia e tij shquhet për një sjkallë të larë lirizmi, duke u bërë kështu një model për shumë poetë që shkruajtën pas tij. Një ndër kontributet e tij më të mëdha është gjithashtu në fushën e përkthimeve, veçanërisht të autorëve rusë. Në poezinë e tij është gjithnjë imazhi i një njeriu të ndjeshëm dhe i një zogu në fluturim.

Dëshirë

Më vjen turp të qaj i heshtur,
si një shelg përbri moçalit!
Dua te gjëmoj pareshtur
Porsi lisi majë malit.

Rreth kurorës , shpesëria
Le te mos me cicërojnë
Qe prej zgavrave te mia
shkabat të të vigjilojnë.

Degët e fuqishme dua
të më tunden nëpër erë
Papushuar përmbi mua
borë e virgjër le të bjerë.

Sipër akujve të ftohtë
do të ngjitem der te retë
S'do më vije keq në ndodhtë
të zhuritem nga rrufetë!

Se n'u dashtë të zhuritem
do zhuritem majë malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i përulur, bri moçalit.

Dy hapa larg

Dy hapa larg e vite për t'arritur
Atje ku bujarisht fal jetën djell i ndritur
Atje ku po na qajnë për së gjalli

Dy hapa larg , dy hapa larg mëtanë
Pas mureve te lagësht e të errët,
po na vajton liria , që prej saj na ndanë
sepse me fort e deshëm nga te tjerët!
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back