Kolokuiumi i 11 krishtero-musliman

Kresha

A pretty face can never trick me
Në organizim të Këshillit papor për dialog ndërfetar dhe organizatës humanitare ndërkombëtare "World Islamic Call Society" me seli në Tripoli, më 15. dhjetor në Romë filloi kolokuiumi i 11 krishtero-musliman.

Kjo iniciativë pasoi pas takimeve të shumta të zhvilluara në vende të ndryshme në vitin 1976, ndërsa që nga viti 1989, ato janë zhvillohen rregullisht. Tema e këtij takimi, i cili zgjati deri më 17. dhjetor, ishte përqendruar në "Përgjegjësinë e krerëve fetar, veçanërisht në kohën e krizës".

Në kuadër të kolokuiumit janë mbajtur pesë takime që i janë kushtuar paraqitjes së anës krishtere dhe asaj muslimane dhe njoftimet sa më të mira të tri temave për shqyrtim, e këto janë: "Përgjegjësia religjioze", "Përgjegjësitë kulturore dhe shoqërore" dhe "Koha e krizës në drejtim të dialogut ndërfetar".

Nën kryesimin e kryetarit të Këshillit papor për dialog ndërfetar, kardinalit Jean-Louisa Tauran, dhe sekretarit gjeneral të organizatës së përmendur humanitare muslimane, Ahmed Sherif, në takim morën pjesë 12 ekspert krishterë dhe 12 musliman nga vende të ndryshme.

Kolokuiumi përfundoi më 17. dhjetor, kur pjesëmarrësit u pritën në audiencë nga Papa Benedikti XVI.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top