Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Që në moshën 40 vjeçare, por ka raste edhe më përpara, ndodh të na ndjekë kudo, pa u larguar për asnjë moment. Pikërisht atëherë zë fill tundimi nga ushqimet e preferuara por që shumë shpejt kthehen në fruta të ndaluara. Arsyeja? Kolesterina. اfarë rreziqesh, fsheh, në të vërtetë, kjo sëmundje dhe si mund ta parandalojmë atë?Duke ndjekur një armik personal
Tashmë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kolesteroli i lartë, apo thjesht kolesteroli, nënkupton një dietë të kujdesshme për të mbrojtur funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut. Por çfarë njohurish të nevojshme zotërojmë rreth "vlerave" personale të kolesterolit, që duhet të ketë secili prej nesh?

Së pari duhet të kemi të qartë se për çfarë kolesterine flasim. Tashmë jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e HDL-së dhe LDL-së në gjakun tonë. Shuma e tyre përbën kolesterolin, për të cilin diskutojmë.
E para, i ashtuquajturi "i mirë", përbën atë që shpesh edhe vlerësohet si kolesterina mbrojtëse. I rrezikshëm, sikurse duket, mbetet të jetë i dyti, i ashtuquajturi "i keq". Nëse sasia e përgjithshme e kolesterinës i kalon të 250 miligramët, ka shumë mundësi që LDL-ja të jetë rritur.

Sëmundja, përbën shkakun?
Nëse duke u bazuar në analizat e gjakut mjeku mendon se sasia e kolesterolit është e rritur, përpara se ai t'ju vendosë në regjim dietor-ushqimor dhe t'ju përcaktojë mjekimin e duhur, duhet të kontrollojë një sërë elementesh të tjerë:

• Të sigurohet se pacienti nuk ka përdorur ndonjë kure ilaçesh, gjë e cila mund të ketë shkaktuar një gjë të tillë.
• Të kryejë analizat e nevojshme nga ku provohet se pacienti nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër, e cila mund të ketë sjellë rritjen e kolesterinës në gjak. Nëse realizohen të gjitha këto dhe vlerat e kolesterinës mbeten te larta, atëherë mjeku mund të ndërmarrë terapinë me ilaçe dhe dietën e caktuar, për të ulur sasinë e tij.
Midis sëmundjeve, të cilat mund të shkaktojnë lehtësisht rritjen e kolesterinës është edhe diabeti, anoreksia etj.

• Nëse përjashtohet prania e sëmundjeve të tjera, atëherë mund të mendojmë se vuajmë nga niveli i lartë i kolesterinës, e cila në këtë rast është e lindur (nuk ka ndonjë arsye tjetër). Në këtë moment shtrohet pyetja: është realisht i lartë dhe sa është me saktësi kjo vlerë?
Dhe nëse përpara disa vitesh, supozohej si kufiri më i lartë sasia prej 200 miligramësh, sot çdokush ka një kufi të tij të dëshiruar, të cilit i korrespondon një sasi individuale kolesterine, në përputhje me gjendjen e funksionimit të zemrës. Ndaj shumë mjekë nuk interesohen më për shumën e kolesterinës, por vetëm për nivelin e LDL-së në gjak.

Kur jemi në rrezik?
Mjeku duhet të ndjekë me kujdes funksionimin e zemrës tek pacienti i cili vuan nga kolesteroli i lartë. Kjo gjë është e domosdoshme, pasi faktor i rrezikshëm për të sëmurët e zemrës e të enëve të gjakut, nuk është vetëm kolesterina e lartë. Por mund të jenë: hipertensioni, mosha, diabeti, jeta e mbyllur, pa shumë lëvizje, duhani etj. Atëherë mjeku mund të përkufizojë se cila është vlera e vërtetë, e përshtatshme për një person të veçantë dhe kështu ai mund të realizojë terapinë përkatëse.

1. Rrezik i shtuar për zemrën
Në këtë kategori hyjnë të gjithë personat, të cilët paraqesin shenja të sëmundjeve në zemër apo në enët e gjakut. Po në këtë grup përfshihen edhe individët të cilët kanë më shumë se dy faktorë rreziku.
Për të gjithë këta, niveli fiziologjik i kolesterinës LDL nuk duhet të kalojë të 100 miligramët. Në këtë gjendje mjeku mund të ndërhyjë për të përmirësuar shëndetin e pacientit në këtë mënyrë: nëse vlera e LDL-së është midis 100 me 130 miligramë, do të mund ta ulte kolesterinën me dietë dhe ushtrime fizike . Në rast të kundërt (LDL-ja i kalon të 130 miligramët), është e logjikshme të përparojë në përdorimin e kurës me ilaçe.

2. Rrezik i mesëm për zemrën
Rreziku vlerësohet si i mesëm, në rastet kur ekzistojnë një apo dy faktorë rreziku. (p.sh. burrë, mosha mbi të 50-tat, duhani etj). Mjeku do të ndërhyjë me të njëjtën mënyrë, por duke u bazuar në vlera të ndryshme: dietë dhe ushtrime fizike nëse LDL-ja gjendet në kufijtë 130 deri 160 miligramë, dhe me ilaçe kur i kalon të 160 miligramët.

3. Rrezik i ulët për zemrën
Në këtë rast ekziston vetëm një faktor rreziku në lidhje me vlerën e rritur të kolesterinës (p.sh. burrë mbi të 50-tat, grua në prag të lindjes etj). Atëherë, vlera-bazë e lejuar e LDL-së kap të 160 miligramët (vlera e përgjithshme e kolesterinës shkon në 240 miligramë). Në këto raste mjeku do të fillojë përdorimin e terapisë me ilaçe kur LDL-ja do t’i kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjithshme në 280 miligramë).

4. Rrezik shumë i vogël për zemrën
I takon vetëm një kategorie njerëzish: grave të reja, të cilat kanë vlera të LDL-së mbi 60 miligramë. Në këto raste LDL-ja e dëshiruar nuk duhet të kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjithshme në vlera prej 280 miligramësh).

Katër momente kyçe:
Cilat janë veprimet që duhet të ndërmarrim në mënyrë që të kontrollojmë vlerat e kolesterinës në organizmin tonë?

a) Shenjat, të cilat janë të dyshimta për praninë e kësaj sëmundje:

• Lodhje e vazhdueshme, pa shkak.
• Rënie e përgjithshme e organizmit
• Marrje mendsh, probleme gjatë ecjes (ngërçe, fryrje dhe dhembje të këmbëve etj)
Formimi i disa qeskave, kisteve dhjamore, sidomos në zonën poshtë syve, nën veshë, midis gishtave etj.
b) Si realizohen analizat?
Me anën e një analize të përgjithshme të gjakut, mund të kontrolloni vlerat e HDL-së dhe LDL-së.

c) Nëse kolesterina është e lartë.
Mos nxitoni ta cilësoni menjëherë veten tuaj si "i sëmurë". Mjeku është i vetmi person kompetent, për të kontrolluar vlerat e kolesterinës dhe për të përcaktuar nëse vërtet janë të larta apo jo dhe nëse keni nevojë t'i nënshtroheni ndonjë terapie.

d) Cila është terapia?
Mjeku, mbasi të jetë ndërgjegjësuar për vlerat e kolesterinës në gjakun tuaj do të rekomandojë:

• Dietë dhe ushtrime fizike
• Në rastet kur vlera e kolesterinës vazhdon të rritet, atëherë është i nevojshëm përdorimi i kurave të përshtatshme me ilaçe.
• Të keni parasysh se do të keni nevojë për terapi të vazhdueshme dhe të rrepta. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni i sigurt se ky "armik' u luftua përgjithmonë
telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Me dietë kundër kolesterolit
Edhe pse është i rëndësishëm për funksionimin e mirë të organizmit (prodhimin e hormoneve, acideve biliare etj), kolesteroli mund të jetë i dëmshëm për arteriet nëse niveli i tij në gjak është i lartë. Duke u vendosur në muret e enëve të gjakut ai ngushton kalueshmërinë e arterieve duke i rrezikuar ato për mbyllje të plotë. Po ashtu shkakton infarkt dhe probleme tjera vaskulare.
Për këtë arsye nëse niveli i kolesterolit i kalon vlerat normale, nutricionistët rekomandojnë që menjëherë të fillohet me ndryshimin në regjimin e ushqimit në kohëzgjatje prej tre deri gjashtë muaj. Kjo kohë mjafton që niveli i kolesterolit të ulet për 10-15% pa marrjen e barnave.

Prioritetet
Parimisht duhet lënë anash ushqimin i cili përmban kolesterol dhe yndyra “të këqija”. Konsumimi i madh i tyre favorizon rritjen e nivelit të kolesterolit. Njëkohësisht, duhet shtuar konsumimin e yndyrave “të mira” të cilat jo vetëm që nuk e rritin nivelin e kolesterolit, por ato edhe e ulin atë.

Vajrat
Për të konsumuar vlerat optimale të “yndyrave të mira” duhet të shfrytëzohen lloje të ndryshme të vajrave si shtesë për sallata. Vaji i rrepës ose i farës së misrit, si edhe vaji i sojës ose i arrës, siguron sasinë e nevojshme të acideve omega-3 yndyrore, vaji i lulediellit dhe i kikirikëve siguron acidet omega-6, ndërsa vaji i ullirit furnizon organizmin me acide të ngopura yndyrore.
Për përgatitjen e ushqimeve përdorni vajin e lulediellit ose vajin e ullirit, ose kombinime të vajrave. Duhet të keni parasysh edhe faktin se këto vajra përmbajnë sasi të caktuar të kalorive. Edhe përdorimi i tepërt i tyre rrit faktorët e rrezikut për arterie.

Mishi
Sasia e yndyrës në mish varet nga lloji i kafshës dhe nga pjesa e mishit të zgjedhur. Mishi i qengjit dhe i viçit është më i yndyrshëm. Për luftimin e kolesterolit preferohet mishi i shpezëve dhe mishi i kafshëve të egra, të cilat duhet të përgatiten me sasi të vogël të yndyrës dhe të mos hahet lëkura.

Produktet e qumështit
Pavlaka përmban sasi të madhe të yndyrave të ngopura
Djathërat e butë përmbajnë më pak yndyrë se të fortët
Sa i përket jogurtit konsumoni atë që ka sasi më të vogël të yndyrës, por që përmban kalcium.

Peshqit
Zgjidhni peshqit me yndyrë nga ujërat e ftohta, të pasur me acide omega-3 yndyrore (skumbri, ngjala, harenga, salmon) ose peshqit me më pak yndyrë (sardele, krapi).

Personat e rrezikuar
Personat të cilët kanë një ose më shumë faktorë rreziku duhet që patjetër ta kontrollojnë nivelin e kolesterolit.
Te meshkujt faktor rreziku konsiderohet mosha mbi 45 vjet, ndërsa te femrat mbi 55. Pastaj rastet me sëmundje kardiovaskulare në familje, duhanpirësit, personat me shtypje të rritur të gjakut, diabetikët ose ata me peshë të madhe trupore.

Më pak stres dhe më shumë sport
Mënyra e jetesës kundër kolesterolit nuk mund të fitohet pa sport. Sporti është i rëndësishëm në humbjen e kilogramëve, për diabetikët dhe për një zemër të shëndoshë. Nxit rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë, si edhe ndihmon në pastrimin e arterieve. Zgjidhni sportet të cilat aktivizojnë një numër më të madh të muskujve, që rritin punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut: ngasje të biçikletës, ecje, notim... Përveç kësaj sporti ka një efekt pozitiv në luftën kundër stresit. Stresi ka një ndikim negativ në sistemin kardiovaskular: Rrit shtypjen e gjakut, madje edhe nivelin e kolesterolit të keq, dhe e lodh zemrën. Derisa pirja e duhanit dhe kolesteroli janë dëmtuesit kryesorë të arterieve. Ndërprerja e duhanit shumë shpejtë e zvogëlon rrezikun për infarkt.
 
Last edited by a moderator:
اfarë duhet të dinë femrat per kolesterolin?

اfarë duhet të dinë femrat për kolesterolin?

Shumica e femrave janë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe këtë nuk e dinë.
Sa e keni kolesterolin tani?Nëse jeni e shëndoshë, nuk e keni idenë sepse nuk jeni e interesuar. Mirëpo, sëmundjet kardiovaskulare fillojnë shumë herët që nga mosha 20, 30 dhe 40 vjeçare dhe në këtë kohë fillon ngritja e vlerave të kolesterolit.

Ja çka duhet të dinë femrat:

1 Vlerat e larta të kolesterolit janë të shpeshta.Afërsisht ¼ e femrave të moshës 30 vjeçare, 1/3 e atyre mbi 40-vjeçe dhe gati gjysma e femrave të moshës mbi 50- vjeç, kanë vlera kufitare të rrezikshme të kolesterolit.

2 Ndodh që mjeku të mos e gjejë problemin. Edhe pse femrat shkojnë më shpesh te mjeku sesa meshkujt,përcaktimi i vlerave të kolesterolit te to nuk është rutinë;

3 Rezultatet mund të gënjejnë;

4 Ndoshta keni nevojë për një test “të inflamacionit”;

5 Ushqimet si proteinat e tretura dhe fitosterolet,bajamet, farat e lirit, mollët, soja dhe vaji i ullirit, ndihmojnë në uljen e vlerave të kolesterolit.

6 Kolesteroli i mirë (HDL), mund të ketë anën negative. Dihet që sa më të larta të jenë vlerat e HDL (lipoproteinet me densitet të lartë) është aq më
mirë. Megjithatë, studimet kanë treguar që HDL mund të përmbajë proteina të dëmshme që mund t’i përkeqësojnë sëmundjet e zemrës.

7 Duhet të ecni shumë. Ecjet e gjata në këmbë përmirësojnë shëndetin tuaj, sidomos dobi më të madhe ka zemra.


Imedica
 
Titulli: Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Kolesteroli është një lëndë që gjendet në shumë pjesë të trupit. Trupi ynë me anë të tij prodhon hormone (kortizoni, hormonet seksuale), vitaminën D dhe acidet e bilës që tresin yndyrnat.Kur kolesteroli tejkalon sasinë e duhur ai grumbullohet nëpër damarë duke krijuar bllokim të tyre (aterosklerozën). Dëmet e këtij problemi varen se damarët e cilit organ të trupit janë bllokuar. Nëse janë bllokuar ata të zemrës p.sh fillojnë dhimbjet e forta të kraharorit e kështu me rradhë. Kolesteroli në kushte normale nuk tretet në ujë që do të thotë që nuk tretet as në gjak i cili përmban veçoritë e ujit. Për tu tretur dhe transportuar në gjak ai ka nevojë disa proteina të prodhuara në mëlçi të quajtura lipoproteina. Dy më të rëndësishmet janë LDL (low density lipoprotein , lipoproteina me dencitet të ulët) dhe HDL (high density lipoprotein, lipoproteina me dencitet të lartë). Kolesteroli i mirë quhet ai HDL kurse i dëmshëm ai LDL. Edhe TG (trigliceridet) janë një tjetër lëndë e cila duhet të matet kur bëhet fjalë për sëmundjet metbolike të yndyrnave por lidhja e saj me aterosklerozën nuk është aq sa e kolesterolit. Të paturit e kolesterolit total dhe atij LDL të lartë sëhtë një risk për njeriun dhe gjithashtu rënia nën nivel e HDL-së.
Sa duhet të jenë vlerat e kolesterolit total?
Mbi moshën 20 vjeç:
200 mg/dl është niveli i kërkuar
200-239 mg/dl në kufi i lartë
>240 mg/dl është i lartë

Vlerat e LDL?
<130 mg/dl niveli i duhur
130-159 ilartë në kufi

Vlerat e HDL?
<35 është i ulur (mesatarja tek femrat eshtë 55mg/dl kurse tek meshkujt 45mg/dl)

Vlerat e TG?
<200 md/dl dëshirohet të jetë.
200-400 mg/dl i lartë në kufi
>400 mg/dl i lartë
Nëse kolesteroli rritet në gjak kjo tregon për një problem të metabolizmës së yndyrnave. Duhen bërë analizat e kolesterolit total, atij LDL, HDL dhe TG minimumi dy herë nëse mendohet për një kurë. Për kurë merret bazë vlera e LDL-së.
 
Studim mbi kolesterinën. Zometa edhe kundër kancerit te gjirit

Studim mbi kolesterinën. Zometa edhe kundër kancerit te gjirit

Astrit Lulushi



Studim mbi nivelin e kolesterinës së keqe

Ulja drastike i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre. Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, ndërsa tek pacientët ku niveli i kësaj kolesterine ra nën 100, trashësia e artereve të zemrës u shtua. Këto rezultate po i bëjnë mjekët të pyesin se cila është shkalla e duhur e nivelit të ulët të kolesterinës së keqe apo LDL.

Sipas studimit, në qoftëse ulja e nivelit të kolesterinës së keqe pakëson rrezikun për goditje në zemër, atëherë sa më i ulët (deri në një shkallë të caktuar) ky nivel , aq më shumë pakësohet ky rrezik – të paktën për pacientët me diabet të tipit 2.

Për 3 vjet me radhë, shkencëtarët ndoqën nga afër gjendjen e 500 pacientëve me diabet. 250 prej tyre u trajtuan duke patur për synim uljen e nivelit të kolesterinës së keqe nën 100. 250 pacientët e tjerë iu nënshtruan një trajtimi agresiv me ilaçe me synimin për ta ulur nivelin e kolesterinës së keqe nën 70. Pjesmarrësve iu dha një ilaç Statin dhe nëse kishin nevojë edhe ilaç Zetia, i cili bllokon kolesterinën në një tjetër mënyrë. Rezultatet treguan se lloji i ilaçit nuk luajti ndonjë rol. Tek ata që iu nënshtruan trajtimit agresiv , trashësia e artereve të tyre u hollua. E kundërta ndodhi me grupin tjetër të pacientëve që u trajtua në mënyrë tradicionale për uljen e nivelit të kolesterinës. Tek ata u shtua rreziku për bllokim arteresh dhe goditje në zemër.

Ekspertët thonë se këto rezultate nxisin edhe më shumë debatin në qarqet mjekësor se deri në çfarë shkalle duhet ulur niveli i kolesterinës së keqe. Tani për tani argument është se ky nivel duhet të jetë nën 100 për të gjithë pacientët në moshë mesme.


Zometa edhe kundër kancerit të gjirit

Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. Tumorët e vegjël mund të hiqen lehtë me operacion, duke u dhënë shumë grave mundësi që të trajtohen me lumpektomi sesa me mastektomi të plotë.

Ilaçi Zometa kundër osteoporozës mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit në shumë drejtime. Kërkimet e mëparëshme kanë treguar se gratë e trajtuara për rastet e kancerit të gjirit në fazë të herëshme kishin më pak gjasa për të provuar rikthimin e tumorit nëse atyre u jepej Zometa me injeksion në venë.

Por një studim i ri tregon se Zometa mund të ketë edhe aftësi për të luftuar drejtpërdrejt tumorin. Mjekët morrën në shqyrtim 205 gra me tumor në gji i cili kishte filluar të përhapej në qelizat e shëndetëshme për rreth. Disa prej grave u trajtuan me kimoterapi për të tkurrur tumorin para operacionit, ndërsa të tjerat u trajtuan me kimoterapi por iu dha edhe Zometa 3 deri 4 herë në javë për një muaj e gjysmë. Kur gratë më në fund shkuan për t’u operuar, tek ato që ishin trajtuar me Zometa, mjekët vunë re se tumori i tyre ishte afërsisht 14 milimetra më i vogël. Si rezultatet, 15 përqind e grave që u trajtuan me Zometa ishin në gjendje për të patur lumpektomi në vend të mastektomisë, në krahasim me 22 përqind të grave që u trajtuan vetëm me kimoterapi.

Mjekët tani po vëzhgojnë gjendjen e këtyre grave dhe të mijëra të tjerave për të përcaktuar nëse Zometa mund të pakësojë rastet e rikthimit të kancerit ose të zgjasë jetën e grave me kancer në gji në fazë të ndërmjetme zhvillimi.
 
Titulli: Studim mbi kolesterinën. Zometa edhe kundër kancerit te gjirit

Ca ka ne perberje ky Ilaci ZOMETA...a e di?
 
Farat e lirit dhe kolesteroli


Farat e lirit qe një kohë të gjatë lidhen me shëndetin e zemrës, duke qenë se përmbajnë sasi të mëdha të acideve omega-3-yndyrore. Megjithatë, studimet e reja tregojnë efekt të rëndësishëm të farave të lirit mbi nivelin e kolesterolit në gjak.

Duke analizuar rezultatet e 28 studimeve, të cilat janë marrë me këtë çështje (ku janë përfshirë 1.500 meshkuj dhe femra), shkencëtarët kanë vërejtur se farat e lirit, por JO edhe vaji i lirit, zvogëlojnë sasinë e përgjithshme të LDL-kolesterolit (‘kolesterolit të keq’).

Testet janë realizuar në atë mënyrë duke iu dhënë pjesëmarrësve në studim sasi të përafërt me një lugë çaji të farave dhe vajit të lirit në ditë.

Veç tjerash është vërejtur se efekti më i madh kishte qenë te femrat, sidomos në periudhën pas menopauzës.
*telegrafi*
 
Qenka i mire po me thene te drejten as qe ja kam idene lirit per momentin spo e gjej se ca eshte :(
 
Titulli: Farat e lirit dhe kolesteroli

Keto jan lintet

Me sa di ne shqip i thon dhe fjerza.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Farat e lirit dhe kolesteroli

Edhe një formë e kolesterolit të keq

Shkencëtarët nga Oksfordi kanë gjetur dëshmi të edhe një lloji të ‘kolesterolit të keq’, i cili çon në zhvillimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, shkruan New England Journal of Medicine.Për dallim prej kolesterolit tashmë të njohur LDL, përqendrimi i formës së re të zbuluar të kolesterolit, lipoproteinës (a), nuk mund të kontrollohet me uljen e konsumimit të yndyrave ose me marrjen e statinave si terapi.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se përqendrimi i rritur i Lp(a) nuk është i rrezikshëm ashtu siç është përqendrimi i rritur i LDL-së.

Lp(a) lidhet me faktorët gjenetik, ndërsa vlerësohet se çdo i gjashti person ka një ose më shumë gjene të lidhura me përqendrimin e tyre të rritur./Telegrafi/
 
Konsumi i qepës zvogëlon kolesterolin në gjak

Sejed Ziaudin Mazaheri, specialist ushqimi, deklaroi: Konsumi i qepës ul kolesterolin dhe yndyrat në gjak dhe parandalon bllokimin e gjakut në vena.

Ai tha se qepa përmban shumë vitamina si A, B, C, hekur, fosfor, potencium, sodium, squfur, jod, silic selenium dhe sheqer të cilat thithen menjëherë nga trupi i njeriut. Ajo duke përmbajtur squfur vepron si antibiotik kundër infektimeve në gjak dhe ne rrugët e frymëmarrjes siç janë asma, bronshitet dhe gripi. qepa meqenëse përmban fosfor ndihmon në aktivitetet mendore dhe është ë përshtatshme për moshat e vogla dhe të moshuara.
•albirib•
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Si ulet kolesteroli

Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime.Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin.
Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur.
Tërshëra
Tërshëra dhe krundet, përmirësojnë gjendjen e zemrës, presionin e gjakut, nivelin i kolesterolit në gjak. Tërshëra është e pasur me kalium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.
Bajamet
Në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Shiko fotografinë 1798654
Batha dhe thjerrëzat
Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005, u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.
Shiko fotografinë 1798655
Shiko fotografinë 1798656
Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.
Elbi
Elbi përmban kalium, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.
Avokadot
Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.
Shiko fotografinë 1798657
Alkooli
Të pish një gotë verë në darkë apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak,si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.
Karota
Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile. /Telegrafi/
 
Titulli: Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Kolesteroli (yndyra në gjak)

Kolesteroli ndihmon trupin per te prodhuar qeliza te reja , izolon nervat dhe krijon hormone. Normalisht, melçia prodhon gjithe sasine e kolesterolit qe ka nevoje trupi. Kolesteroli mund te hyje ne trup edhe nga dieta, si psh nga ushqimet qe prodhohen nga kafshet; qumeshti, vezet dhe mishi. Shume kolesterol ne trup rrit shancet per te patur semundje te zemres dhe eneve te gjakut.
Si shkaktohen semundjet e zemres nga kolesteroli?

Kur ka shume kolesterol ne gjak, depozitohet ne muret e arterieve. Arteriet ngushtohen dhe rrjedhja e gjakut qe funizon muskut e zemres ngadalesohet ose bllokohet. Gjaku funizon zemren me oksigjen dhe nqs. nje sasi e mjaftueshme oksigjeni nuk arrin ne zemer ju mund te keni dhimbje ne gjoks. Ne rastet kur ka bllokim te plote te funizimit te zemres me oksigjen rezultati eshte atak ne zemer.
Ne trup ndodhen 2 lloje kolesteroli: Lipoproteine me dendesi te vogel (Kolesteroli i keq) dhe me Lipoproteine dendesi te madhe (kolesteroli i mire). Keto jane dy format qe kolesteroli udheton ne gjak. Kolesteroli i keq ka pak proteina dhe shume kolesterol, ndersa Kolesteroli i mire ka shume proteina dhe pak kolesterol.
Kolesteroli i keq eshte burimi kryesor i bllokimit te arterieve. Kolesteroli i mire punon duke pastruar kolesterolin nga gjak.
Trigliceridet jane nje yndyre tjeter ne gjak. Studimet tregojne qe nivelet e larta te tyre ne gjak jane te lidhura me semundjet e zemres.
Cilat jane simptomat e kolesterolit te larte?

Kolesteroli i larte nuk ka simptoma., keshtu qe shume njerez nuk e kuptojne kur kane nivel te larte kolesteroli. Per kete arsye eshte shume e rendesishme qe te dini se cfare niveli kolesteroli keni dhe te ulni nivelet sepse nivele te ulta pakesojne shancet per tu semurur nga zemra dhe ne rast se keni semundje te zemres pakeson shancet e vdekjes nga keto semundje.
Cilat jane nivelet e kolesterolit qe duhet te mbani?

اdo njeri mbi moshen 20 vjeç duhet te kontrolloje nivelet e kolesterolit ç’do 5 vjet. Testi qe behet quhet profili i lipoproteines. Ky test perfshin:

  • NIveli i pergjithshem i kolesterolit
  • Nivelin e Kolesterolit te keq
  • Niveli i Kolesterolit te mire
  • Trigliceridet
Interpretimi i nivelit:
Kolesteroli i pergjithshem Kategoria me pak se 200 niveli i duhur 200 – 239 ne rrezik 240 siper i larte Kolesteroli i keq Kategoria me pak se 100 shume mire 100 – 129 normal 130 – 159 ne rrezik 160 – 189 i larte 190 dhe me shume shume i larte Kolesteroli i mire Kategoria 60 ose me shume niveli i duhur – ndihmon per te ulur kolesterolin me pak se 40 ne rrezik te madh – rrit rreziqet per tu semurir nga zemra
 
Last edited by a moderator:
Perimet bishtajore ulin kolesterolin ne gjak

Perimet, por sidomos familja e bishtajoreve e perbere nga fasulja, bizelet, thjerrezat, kikiriket, bathet dhe soja, mund te konsiderohen pa frike si miqte me te mire te zemres. Te pajisura me virtyte ushqyese, ato permbajne edhe mjaft virtyte ne mbrojtjen e zemres nga semundjen kardio-vaskulare. Kjo pasi jane ushqime me nivel te ulet yndyror, por te pasura me proteina, karbohidrate dhe fibra, duke dhene nje ndjenje te kendshme dhe te shendetshme te te ngopurit.

Ato jane gjithashtu edhe mjaft te pasura ne kalcium, vitamine B dhe permbajne mineraleve te tilla si hekur dhe kalium.

Nje fakt i tille vertetohet edhe ne baze te dy studimeve qe jane botuar se fundmi ne Itali, sipas te cilave ne menyre shkencore konfirmohen efektet e dobishme te bishtajoreve ne ruajtjen e forte te zemres.

Sipas tyre, permbajtja e larte e fibrave shpjegon edhe funksionin e kontrollit te tyre mbi nivelet e kolesterolit te gjakut duke vepruar ne dobi te reduktimit te potencialit te rrezikut qe ai permban per zemren.

Rezultatet e studimit te pare, te cila u botuan ne “Gazeten britanike te te ushqyerit", vleresohet sesi mineralet e perfshira ne bimet bishtajore ndikojne ne indeksin glycemic GI ne subjektet diabetike dhe ata jo te tille.

Thuhet sesi kikiriket mund ta zvogelojne kolesterolin deri ne 7%, kurse per fasulet se kane aftesine ta ulin ate deri ne nivelin prej 9 %.

Nderkaq, analiza e rezultateve tregoi sesi konsumi ditor i 80-140 g bizeleve, thjerrezave apo fasuleve per te pakten 3 jave, con ne nje ulje mesatare ne total prej 11,8 mg/dl kolesterol.

Ky shifer konfirmon rendesine e konsumimit te perimeve, si pjese e diete te balancuar per parandalimin e faktoreve te rrezikut kardiovaskular.
•infoalb•
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

johuri baze mbi kolesterolin Depozitimi i kolesterolit ne lumenin e arterieve

A keni pasur ndonjehere probleme me kolesterolin e larte? A eshte prioritet i juaji qe te mbani kolesterolin ne nivele normale ne gjak?? Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te njiheni me teper me kolesterolin dhe terminologjine rreth tij.
Kolesteroli eshte nje lende me perberje yndyrore qe prodhohet nga melçia, dhe qe merret kryesisht me ane te ushqimeve shtazore si qumeshti, vezet dhe mishi.
Trupi i njeriut ka nevoje per nje sasi te caktuar kolesteroli per te funksionuar normalisht. Kolesteroli eshte nje lende qe perdoret ne muret dhe membranat e qelizave per te prodhuar hormone, vitamine D dhe acide biliar . Por trupi i njeriut ka nevoje vetem per nje sasi te vogel kolesteroli. Kur sasi te medha te kolesterolit gjenden ne organizmin e njeriut atehere semundje koronare te zemres mund te zhvillohen.

اfare jane semundjet koronare te zemres?
Kur ne organizmin e njeriut grumbullohet shume kolesterol, atehere nje pllake( depozitim i trashe dhe i forte i kolesterolit) mund te formohet ne murin e arterieve duke ngushtuar dhe penguar rrjedhjen e gjakut ne zemer. Me kalimin e kohes ky grumbullim i kolesterolit shkakton aterosklerozen (forcimi i eneve te gjakut) e cila çon ne semundje te zemres.
Ne rastet kur zemra ka pamjaftueshmeri te qelizave te pasura me oksigjen, kjo çon ne dhimbje te kraharorit – te quajtur angina. Ndersa kur nje pjese e zemres nuk furnizohet me gjak, nga bllokimi plote i njeres prej arterieve koronare, kjo shkakton infarkt te zemres. Kjo gje vjen nga nje mbyllje e papritur e arteries( te ngushtuar nga depozitmi i kolesterolit) nga nje koagul gjaku.
Tipet e kolesterolit
Kolesteroli udheton ne gjak i lidhur me nje proteine – ky kombinim kolesterol-proteine formon nje kompleks qe do ta quajme lipoproteine. Lipoproteinat do ti klasifikojme si lipoproteina me densitet te larte(HDL), te ulet(LDL) dhe shume te ulet(VLDL) ne varesi te sasise se proteines te lidhur me kolesterolin.
Lipoproteinat me densitet te ulet(LDL): qe quhen edhe kolesterol i “keq”, favorizojne depozitimin e shtresave te kolesterolit ne muret e arterieve. Sa me i madh perqendrimi i LDL-ve ne gjak, aq me e madhe do te jete mundesia per te pasur semundje te zemres.
Lipoproteinat me densitet te larte(HDL): qe quhen edhe kolesterol i “mire”, ndihmojne organizmin ne eliminimin e kolesterolit te keq ne gjak. Sa me shume HDL aq me mire. Ne qofte se niveli i HDL ne gjak eshte i ulur, mundesia per te patur semundje te zemres eshte me e madhe.
Lipoproteinat me densitet shume te ulet(VLDL): jane te ngjashme me LDL.
Trigliceridet: Trigliceridet jane nje lloj tjeter yndyrnash qe transportohen ne gjak nepermjet VLDL-te. Kalorite e teperta, alkoli dhe sheqeri konvertohen ne trigliceride dhe ruhen ne qelizat dhjamore te organizmit.
Cilet faktore ndikojne ne nivelet e kolesterolit ne organizmin e njeriut?
Nje sere faktoresh mund te ndikojne mbi nivelin e kolesterolit:

  • Dieta: Yndyrnat e saturuara dhe kolesteroli, ne ushqimet qe perdorni mund te rrisin nivelin e kolesterolit ne organizem. Perpiquni te minimizoni yndyrnat e saturuara dhe kolesterolin ne dieten tuaj(Vaji, mishi, gjalpi..etj)
  • Pesha: Perveçse te qenit nje faktor risku per semundjet e zemres, mbipesha mund te rrise nivelin e kolesterolit. Te humbasesh ne peshe mund te ule nivelin e LDL-ve dhe te kolesterolit si dhe te rrise nivelin e HDL-ve.
  • Gjimnastika: Ndihmon ne uljen e nivelit te LDL-ve dhe ne rritjen e nivelit te HDL-ve. Eshte e keshillueshme qe te beni rreth gjysme ore gjimnastike pothuajse çdo dite.
  • Mosha dhe seksi: Sa me shume qe plakemi, aq me shume rritet niveli i kolesterolit ne trupin tone. Ndersa grate kane nje nivel me te ulur te kolesterolit se saburrat e se njejtes moshe, perpara menopauzes. Pas saj niveli i LDL-ve fillon te rritet.
  • Diabeti: Diabeti i pakontrolluar favorizon rritjen e nivelit te kolesterolit.
  • Trashegimia – Genet e tua percktojne sasine e kolesterolit qe prodhon trupi. Niveli i larte i kolesterolit ne gjak mund te vijoje me breza.
  • Shkaqe te tjera. Disa lloj mjekimesh dhe ilaçesh shkaktojne rritje te nivelit te kolesterolit.
Cilat jane nivelet e tolerueshme te kolesterolit?
Ushqime qe permbajne pak kolesterol

اdo njeri mbi moshen 20 vjec duhet te kontrolloje nivelin e kolesterolit te pakten nje here ne 5 vjet. Ka dy lloj testesh qe rekomandohen. Testi i quajtur “non-fasting” jep rezultate mbi HDL-te dhe kolesterolin total. Ndersa testi tjeter i quajtur “fasting” ose profili lipidik jep te dhena mbi LDL, HDL dhe trigliceridet. Mjeket rekomandojne qe kolestoroli duhet te jete nen 200.
Me pak se 200 -> I deshirueshem
200 -239 -> Kufiri i larte
240 dhe lart -> I larte
Vlerat e LDL, HDL dhe triglicerideve jane gjithashtu te rendesishme.

Si mund ta ulim nivelin e kolesterolit?

  • Hani ushqime qe permbajne pak kolesterol. Shoqata amerikane per zemren(American heart association)rekomandon qe konsumi mesatar i kolesterolit gjate dites te jete me i vogel se 300 miligram. Dhe nese vuani nga semundje te zemres, duhet te konsumoni me pak se 200 miligram. Ne menyre qe te ulni konsumin ditor te kolesterolit ju duhet te perdorni gjithnje e me pak yndyrna te saturuara ne ushqimet tuaja.
  • Lini duhanin. Duhani tenton te zvogeloje HDL-te ne gjak( qe quhen edhe kolesterol i “mire”). Kjo mund te ndryshohet nese lini duhanin.
  • Gjimnastika. Te besh gjimnastike ne menyre te rregullt çdo dite, do te thote te rrisesh numrin e HDL-ve ne organizem, te kontrollosh peshen dhe diabetin – qe te gjithe jane faktore risku per semundje te zemres
  • Permbahuni mjekimeve te rekomanduara nga mjeku juaj. Te permiresosh dieten, dhe te besh ushtrime e gjimnastike nganjehere nuk eshte e mjaftueshme per te ulur kolesterolin. Mund te jete e nevojshme te marresh ilaçe per te ulur kolesterolin.
Si mjekohet kolesteroli i larte?
Per te mjekuar kolesterolin e larte, duhet te ulim LDL-te dhe te rrisim HDL-te. Ka dy menyra “çeles” per te ulur kolesterolin: te mbash nje diete te shendetshme per zemren dhe te marresh mjekime per uljen e kolesterolit.
Ne varesi te faktoreve te rriskut per semundje te zemres, mjeket duhet te percaktojne menyren e mjekimit per te ulur LDL-te.

  1. ne qofte se keni 0-1 faktore risku per semundje zemre, ju keni nje rrezik te ulet deri ne mesatar. Ndryshime ne menyren e jeteses rekomandohen per te mbajtur nivelin e kolesterolit ne nivele normale.
  2. ne rast se keni 2 ose me shume faktore risku, ju keni nje rrezik te moderuar deri ne te larte. Mjeku mund te ju rekomandoje te ndryshoni menyren e jeteses, por do te duhet edhe pirja e ilaçe per te ulur nivelin e kolesterolit.
  3. ne rast se ju vuani nga semundje te zemres, diabeti ose keni faktore te shumte risku ju jeni shume te rrezikuar. Atehere do te jete e nevojshme nje kombinim i ilaçeve dhe i menyres se jeteses per te mbajtur nen kontroll nivelet e larta te kolesterolit
Ilaçet qe perdoren per mjekimin e kolesterolit te larte

  • Statinat
  • Niacina
  • rezinat e acideve biliare
  • derivatet e acideve fibrike
Por mjekimi duhet medoemos te shoqerohet me nje diete te pershtatshme ushqimore.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

7 ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit “Super ushqimet” të cilat luftojnë sëmundjet e gjakut dhe zemrës
Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin. E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime sidomos në stinën e verës ku organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime. Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur.
1- Tërshëra
Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.
2- Bajamet
Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005, zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.
3- Batha dhe thjerrëzat
Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005, u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.
4- Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.
5- Elbi
Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004 rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë çka përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi përmban Potasiumim, i cili është I përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.
6- Avokadot
Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.
7- Alkooli
Të pish një gotë verë në darkë apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak,si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.
8- Karota
Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.

Kolesteroli kurohet me oriz të kuq dhe të jeshilta

Kolesteroli mund të luftohet me produkte natyrale. Nga një studim i realizuar nga një grup ekspertësh të Cnr në Itali është dalë në përfundimin se orizi i kuq i fermentuar dhe perimet e jeshilta mund të kontribuojnë për një dietë të ekuilibruar kundra kolesterolit. Ata kanë botuar studimin e tyre me titull “Metabolizimi dhe Sëmundjet Kardiovaskulare” në Itali ku shpjegojnë gjithë dietën ushqimore që ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Një minipije e bërë me 2 gramë qumësht, oriz të kuq dhe disa të jeshilta është terapia ideale që bëhet në shtëpi dhe nuk ka nevojë të blihet në farmaci. Por sipas ekspertëve kjo lloj pije duhet pirë gjatë gjithë jetës. “Linee Guida”, është një revistë periodike që shpërndahet në gjithë botën dhe ka të sqaruar gjerësisht përgatitjen e kësaj pijeje. Studimi më i fundit i Cnr u bë pas testimit në 20 pacientë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata e kishin sasinë e sheqerit në gjak 254 mg/dL ndërkohë që mesatarja është 184 mg/dL. Pas trajtimit sasia e sheqerit në gjak tek këta pacientë u normalizua. Mbajtja e kësaj diete do të ndihmonte të gjitha ata që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti, dhe një sërë sëmundjesh të zemrës.TO
 
Kolesteroli rrezikon edhe adoleshentet

Nje adoleshent amerikan ne pese, ka norme te larte kolesteroli dhe per rrjedhoje edhe nje rrezik me te madh per te patur ne jeten e tij probleme kardio-vaskulare.
Sipas nje studim te fundit te 'Centers for Disease Control and Prevention' ne SHBA, fenomeni po rritet duke iu afruar frikshem obezitetit qe ne kete vend eshte problem.

Rreth 14 perqind e adoleshenteve me peshe normale kane nivele te larta te yndyrnave ne gjak.

Po cila eshte strategjia qe mund te ule nivelin e larte te kolesterolit?

Teorite jane te njohura, por vetem duhen zbatuar. Mbani nje regjim ushqimor i shendetshem, kryeni aktivitet fizik, ndersa ne disa raste ekstreme duhet te kete edhe perdorim te medikamenteve, vetem nese mjeku e keshillon.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kolesteroli: Kur është i rrezikshëm?

Kolesteroli, përse shkaktohen yndyrat në gjak dhe si duhen trajtuar


Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen. Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Gjithmonë pas një ushqimi të keq ose të rëndë, siç janë ato të fast-food-eve, çdo njeri duhet të pijë një çaj jeshil për të ndihmuar tretjen e ushqimit. Hapi i parë që duhet të bëjë çdo individ, jo vetëm ata me yndyrë të lartë në gjak, është të marrin fermente laktike pas ushqimit, të cilat populli ynë nuk i njeh aspak. Këto fermente rrisin aktivitetin e florës bakteriale. Në momentin që shkatërrohet flora bakteriale të gjitha ushqimet që konsumon një njeri depozitohen në organizëm. Dietat që përdorin vajzat e reja e shkatërrojnë florën bakteriale. Pas këtyre dietave dhe përdorimit të antibiotikëve është shumë e nevojshme marrja e fermenteve laktike për të pasuruar florën bakteriale.
Yndyrat
Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra. Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy. Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave, konsumimi i ushqimeve me yndyrë është shumë i pashëndetshëm për enët e gjakut në trup, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e tyre, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjera, sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është në mbipeshë kur merr më shumë energji se sa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji shtesë në formë dhjami rreth barkut ose në vende të tjera të trupit.
Pasojat
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare. Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik. Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet. Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz. Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave.
Trajtimi
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut. Përbërësit bimorë të pranishëm në këtë preparat parafarmaceutik kryejnë funksione të ndryshme. Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest në formë kapsule dhe No-colest në formë suko. No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3. Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim. No-Colest lufton trigliceridet, është antioksidant (largon helmet dhe papastërtitë nga organizmi), përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut, redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë. Efikasiteti i tij i përket bashkëveprimit të disa proceseve aktive si, acide të yndyrshme, fitosteroli, proteina, aminoacide, vitamina dhe minerale.

Problemet që shfaqin yndyrat
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, që janë:
Vdekjet nga zemra
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Sëmundjet kardiovaskulare
Funksionim jo të mirë të trurit
Harresë
Pagjumësi

Efektet e ilaçit bimor
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak
Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut
Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest kapsulë dhe No-colest suko
No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3
Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim


Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e yndyrave
Yndyrat mund të shfaqen tek kushdo, si tek peronat që kanë një sëmundje kronike (diabet), po ashtu edhe ata që nuk vuajnë nga këto sëmundje. Por, janë disa faktorë kryesorë që shkaktojnë këto yndyra. Pikësëpari, duhet të theksohet mosha, sepse kjo sëmundje prek më tepër personat mbi 40 vjeç, por mund të prekë edhe moshat e reja. Por shenjat e para shfaqen pas të dyzetave. Kurse, për sa i përket seksit më të prekur janë meshkujt, sesa femrat. Këto të fundit deri në moshën 60 vjeç janë të mbrojtura nga disa hormone dhe nuk lejojnë rritjen e nivelit të yndyrave. Por edhe menopauza ka një rol të rëndësishëm; me shfaqjen e saj fillojnë edhe problemet dhe numri i grave me yndyrë të lartë barazohet me atë të burrave. Një tjetër faktor i rëndësishëm është raca. Arteroskleroza prek më tepër racën e bardhë. Të gjithë të sëmurët diabetikë, që kanë kaluar infarkt miokardi, duhet të shmangin hipoglicemine (ulje të diabetit), sepse një gjë e tillë bëhet shkak për rishfaqjen e këtij lloj infarkti.


Yndyrat, si duhet të kombinohen ushqimet

Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjafte e vlefshme për trupin. Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndyrave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se ti shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit. Por ka edhe ushqime që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu, djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë, etj. G. Albania
 
Përse shkaktohen yndyrat në gjak dhe si duhen trajtuar

Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja.

Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen.

Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Gjithmonë pas një ushqimi të keq ose të rëndë, siç janë ato të fast-food-eve, çdo njeri duhet të pijë një çaj jeshil për të ndihmuar tretjen e ushqimit.

Hapi i parë që duhet të bëjë çdo individ, jo vetëm ata me yndyrë të lartë në gjak, është të marrin fermente laktike pas ushqimit, të cilat populli ynë nuk i njeh aspak. Këto fermente rrisin aktivitetin e florës bakteriale. Në momentin që shkatërrohet flora bakteriale të gjitha ushqimet që konsumon një njeri depozitohen në organizëm.

Dietat që përdorin vajzat e reja e shkatërrojnë florën bakteriale. Pas këtyre dietave dhe përdorimit të antibiotikëve është shumë e nevojshme marrja e fermenteve laktike për të pasuruar florën bakteriale.

Yndyrat
Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra.

Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy. Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë.

Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave, konsumimi i ushqimeve me yndyrë është shumë i pashëndetshëm për enët e gjakut në trup, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e tyre, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjera, sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është në mbipeshë kur merr më shumë energji se sa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji shtesë në formë dhjami rreth barkut ose në vende të tjera të trupit.

Pasojat
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet. Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz.

Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave.

Trajtimi
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut.

Përbërësit bimorë të pranishëm në këtë preparat parafarmaceutik kryejnë funksione të ndryshme. Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest në formë kapsule dhe No-colest në formë suko. No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3. Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim.

No-Colest lufton trigliceridet, është antioksidant (largon helmet dhe papastërtitë nga organizmi), përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut, redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë. Efikasiteti i tij i përket bashkëveprimit të disa proceseve aktive si, acide të yndyrshme, fitosteroli, proteina, aminoacide, vitamina dhe minerale.

Problemet që shfaqin yndyrat
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, që janë:
Vdekjet nga zemra
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Sëmundjet kardiovaskulare
Funksionim jo të mirë të trurit
Harresë
Pagjumësi

Efektet e ilaçit bimor
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak
Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut

Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest kapsulë dhe No-colest suko
No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3
Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e yndyrave
Yndyrat mund të shfaqen tek kushdo, si tek peronat që kanë një sëmundje kronike (diabet), po ashtu edhe ata që nuk vuajnë nga këto sëmundje. Por, janë disa faktorë kryesorë që shkaktojnë këto yndyra. Pikësëpari, duhet të theksohet mosha, sepse kjo sëmundje prek më tepër personat mbi 40 vjeç, por mund të prekë edhe moshat e reja.

Por shenjat e para shfaqen pas të dyzetave. Kurse, për sa i përket seksit më të prekur janë meshkujt, sesa femrat. Këto të fundit deri në moshën 60 vjeç janë të mbrojtura nga disa hormone dhe nuk lejojnë rritjen e nivelit të yndyrave. Por edhe menopauza ka një rol të rëndësishëm; me shfaqjen e saj fillojnë edhe problemet dhe numri i grave me yndyrë të lartë barazohet me atë të burrave. Një tjetër faktor i rëndësishëm është raca. Arteroskleroza prek më tepër racën e bardhë. Të gjithë të sëmurët diabetikë, që kanë kaluar infarkt miokardi, duhet të shmangin hipoglicemine (ulje të diabetit), sepse një gjë e tillë bëhet shkak për rishfaqjen e këtij lloj infarkti.

Yndyrat, si duhet të kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjafte e vlefshme për trupin.

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndyrave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se ti shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.

Por ka edhe ushqime që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu, djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë, etj. //keshilla
 
Last edited by a moderator:
Si t’i eliminojmë yndyrnat në gjak

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura për një dietë të shëndetshme shpesh është shumë e vështirë. Për pjesën më të madhe të njerëzve është thuajse e pamundur të kombinojnë sasinë e duhur të yndyrnave, lëngjeve, frutave dhe perimeve.

Në këtë mënyrë, dieta dhe një ushqyerje e shëndetshme bëhen të pamundura dhe ky çrregullim i shkakton organizmit vetëm dëme të mëdha. Mjekët specialistët rekomandojnë të gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme si dhe ato produkte që duhen eliminuar.

Yndyrnat janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshëm, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apandesitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshëm për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme. Mjaftë vitamina përmbajnë edhe lëkurat e frutave.

Këshilla
Kujdes nga paracetamoli. Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zavendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakredhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.
Jogurti. Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret “mike” të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës. Keni kujdes – pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

Mungesa e vitaminës A. Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe vërbimin e natës. Andaj, pos të tjerash hani majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.
Lëndimet. Plagët e ndotura lani me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërithjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër.

Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashë. Ndërroni çdo 24 orë. Flasterin do ta shkapni më lehte nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzinë për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse vaksina e fundit kundër tetanusit është dhëne para 5 vjetëve ajo duhet përsëritur.

Këshilla për tryezën
1- Specialistët rekomandojnë që përdorimi I djathit dhe vezëve, që kanë yndyrna të tretshme, nuk duhet të mungojnë asnjë ditë në tavolinën e ngrënies.
2- Drithërat, janë një ndër elementet më të rëndësishme për të evituar yndyrnat në gjak, trupi ka shumë nevojë për to
3- Mineralet më të rëndësishme që nuk duhen përjashtuar janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku.
4- Vitaminat që duhet të merren gjatë javë janë vitamia A, D, E, K, mund të maganizohen
5- Kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
6- Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
7- Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme.

Mënyra, si duhet të kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra, kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.

Vitaminat që nuk duhet t’i mungojnë organizmit
Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndurnave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.

Ushqimet që nuk duhen “përzier” me njëra-tjetrën
Por ka edhe ushqime, që këshillohet të mos bashkohen gjatë ngrënies. Kështu p.sh. djathi, që është i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë, etj

7 këshilla
rekomandojnë specialistët për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të kenë një shëndet normal dhe që mbi të gjitha dëshirojnë ta “furnizojnë” trupin me të gjitha vitaminat dhe lëngjet e duhura.

4 vitamina
ajo A, E , D dhe K, duhet të merren gjatë një jave nga trupi I njeriut. Kjo lejon kombinimin e ushqimeve, frutave dhe perimeve në mënyrë të tillë që çdo ditë ushqimi të jetë i ndryshëm.

2 vitamina
ajo C dhe B, duhet të merren çdo ditë rregullisht. Nëse një person nuk di ti dallojë ato në ushqime apo fruta atëherë bën mirë që të konsumojë rregullisht tableta me këto dy vitamina.

20 minuta
duhet të zihen perimet e freskëta, specialistët rekomandojnë që ky minutash të mos kalojë, pasi në këtë mënyrë humbet e gjithë vlera që kanë ato si dhe marrja e vitaminave bëhet më e vështirë.

8 produkte
kanë yndryrna të tretshme dhe duhet të konsumohen nga pak çdo ditë, bëhet fjalë për Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat. //keshilla
 
Titulli: Studim mbi kolesterinën. Zometa edhe kundër kancerit te gjirit

Kolesterina

Kolesterina eshte nje substance qe luane nje rol te rendesishem ne ndertimin e membranes se qelizes dhe hormoneve seksuale. Kolesterina nuk shperbehet ne gjak dhe keshtu duhet te bartet tek dhe nga qelizat nga lipoproteinat. Edhe pse kemi lloje te shumta te lipoproteinave vetem dy prej tyre jane me rendesi qe ti dime, e ato jane: Lipoproteina Te Densitetit Te Ulet (LDL) dhe Lipoproteina Te Densitetit Te Larte (HDL). E verteta eshte se trupi ka gjithe sasine e kolesterines qe i duhet. Fatkeqesisht, kolesterina gjithashtu gjendet edhe disa ushqime e veçanerisht ato me shume yndyre. Nese konsumoni shume kolesterine duke ngrene diete me sasi te larte te yndyrave te ngopura kjo shkakton qe nivelet tua te ngriten ne rrezik per ty. Por lajmi i mire eshte se ka ushqime qe ju ndihmojne te zvogeloni kolesterinen e keshtu te mbani nivelet normale.

Pra, cilet jane ato ushqime qe ulin kolesterinen?

Yndyrat dhe vajrat e shendetshme

Yndyrat Gjysme te Ngopura jane ato qe ju ndihmojne te zvogeloni nivelet e kolesterines se keqe (LDL). Ju mund ti gjeni keto yndyra te shendetshme per zemren tuaj ne ushqime si avokado, kikirik, arra dhe geshtenja, bajame dhe arra amerikane. Vajrat si vaji i ullirit, vaj kanole (canola oil) dhe vaj kikiriku jane gjithashtu te pasura me yndyra gjysme te ngopura. Sidoqofte, mos e tepro sepse te gjitha vajrat duke perfshire ketu edhe ato te shendetshmet jane me sasi te larte te kalorive. Nje grusht kikirik apo arra ose 2 luge vaj ulliri mjaftojne dhe eshte e gjitha qe ju duhet per nje zemer te shendosh.

Peshk dhe Omega-3

Omega-3 eshte yndyre me e mire qe mund te ndihmoj te mbroni zemren tuaj dhe te permiresoni profilin tuaj te kolesterines. Vendi me i mire ku omega-3 gjendet eshte peshku dhe vaji i peshkut. Peshqit e shendosh (trash) si skumbri, harenge, sardelet dhe salmon jane me te miret sepse kane sasine me te madhe te omega-3shit. Shoqata Amerikane E Zemres rekomandon konsumimin e peshkut se paku dy here ne jave (veçanerisht keta te trashit). Nuk i adhuroni peshqit? Ushqimet nga soja, arrat dhe farat e lirit permbajne omega-3 ne forme bime.

Dritherat dhe Tershera

Cila eshte menyra me e mire te filloni diten. Fillo me qull tershere apo me krunde nga tershera sepse keto permbajne fiber te tretshme e cila ka treguar sukses ne uljen e kolesterines se keqe (LDL), duke parandaluar qe kolesterina te absorbohet ne rrjedhen e gjakut. Njeriut i duhen se paku 3 gram fiber ne dite per te zvogeluar rrezikun e semundjes se zemres. Keshtu pra nje mengjes me qull tershere do te dhuronte deri 6 gram fiber. Nese tershera nuk eshte diçka qe preferon atehere dritherat sikur elbi dhe orizi jane gjithashtu te pasura me fiber te tretshme.

Fasulet dhe thjerrezat

Tershera nuk eshte i vetmi ushqim qe ka fiber te tretshem – fasulet, thjerrezat dhe bizelet jane gjithashtu burim i mire. Nje studim ka zbuluar se konsumimi i nje gjysme filxhani te fasuleve per 12 dite kishte ulur total kolesterinen per 8 perqind. Studime tjera kane lidhur fasulet me uljen e niveleve te kolesterines se keqe LDL. Pjesa me e bukur e kesaj eshte: Vaktet me ushqime kryesisht nga fasulet jane zevendesim shume i mire plot proteina ndaj yndyrave shume te ngopura dhe ushqimeve me plot kolesterine. Keshtu qe mos harro fasulet.

Alkooli

Ndoshta duket pak e çuditshme por nje gote birre apo vere bashke me darken mund te permiresoje profilin tuaj te kolesterines dhe ne menyra te tjera te ndihmoje ne mbrojtjen e zemres. Pirja e kontrolluar mesatare eshte lidhur me nivele te larta te kolesterines HDL te mire. اfaredo pije alkoolike kryen pune por kjo nuk duhet kuptuar si drite e gjelber qe te leshoheni e te beheni tape, diçka qe me pas do te shpiere ne probleme shendetesore shume serioze. Nese nuk mund te pish me mase atehere mos ja fillo fare. E nese pini atehere kufizo pirjen e alkoolit ne dy gota ne dite nese je mashkull, dhe ne nje gote nese je femer.

Sterol dhe Stanol

Shume e me shume ushqime diteve te sotme po fortifikohen me sterol dhe stanol bimor, substanca qe ne menyre te natyrshme gjenden ne ushqime bimore. Pse po behet kjo? Sepse keto perzierje ndihmojne ne bllokimin e absorbimit te kolesterines ne rrjedhe te gjakut. Ushqimet si margarina, lengu i portokallit dhe jogurtet shpesh po fortifikohen me sterols dhe stanols. Nese deshironi te shikoni qe nivelet e kolesterines se keqe (LDL) te bien per rreth 5 deri 15 perqind ju duhet qe se paku te konsumoni 2 gram te kesaj substance ne dite. Ju mund te arrini kete sasi te steroleve dhe stanoleve duke pire nje apo dy gota ne dite me leng portokalli te fortifikuar me sterol dhe stanol bimor.

Frutat

Nje molle ne dite vertete ndoshta ndihmon qe mos ti beni vizite kardiologut. Frutat si mollet, dardhat, portokalli dhe grejpfruti permbajne fiber te tretshem, e cila eshte pare se ndihmon ne uljen e kolesterines. Pemet tjera si boronicat, manaferrat dhe rrushi gjithashtu zvogelojne kolesterinen ndoshta per shkak se kane shume antioksidant te shendetshem per zemer. Keshtu qe mbush hambarin me fruta dhe bej ato pjese te perditshme te ushqimit ditor… ose thene ndryshe ha ka te sillesh.

A keni edhe ju ndonje menyre tjeter qe ndihmon te ulim kolesterinen, nese po ndaje me ne permes komenteve.



sherohu.com​
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top