Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Koha për të frekuentuar Shkallën e Tujanit

  • Nga E3
  • Start date Start date
  • - Dedikuar Shqipërisë
shkalla_e_tujanit_cc32189574aa9b4fe6d8baf60d505a8c.jpg


Si shkatërrohet miliona vjet natyrë, në pak minuta marrëzi

Rruga e Arbërit nuk është dhiare, është rrugë ku kanë lëvizur mjetet me rrota, shumë herët, qysh në kohën e perandorisë Romake, në Mesjetë e deri fillimet e shekullit të kaluar. Nuk ka njeri sot që të kundërshtojë ndërtimin e një arterieje të tillë rrugore të tillë që vitalizon jetën e shqiptarëve në një hapësirë fatkeqësisht të prapambetur edhe pse tepër të pasur në burime natyrore. Më tepër se cilido veç banorëve të këtyre anëve janë të interesuar ata që besojnë se potenciali i Shqipërisë qëndron tek përmrëisimi i jetës të njerëzve në fshatrat e qytetet e vogla ku ata jetojnë (autori i shkrimit bën pjesë në këtë grup) dhe jo tek eksodi drejt mega qyteteve, ide të cilën duket e përkrah fort dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili kohët e fundit po lajthitet se fshatarët duhet të çvendosen në qytet ( “sytë nga bregdeti” ka qënë më herët parrulla e tij), madje përmend dhe shifra që do habiteshin dhe në Honkong e Singapor, kur thotë që popullsia e fshatit të bëhet 2-3%.


shkalla_e_tujanit1_a4c2c80833e12b2b96eb1e32380492b6.jpg


Një nga vlerat shumë të mëdha të rrugës së Arbrit është se ajo vlerësohet si rruga më atraktive turistike në Shqipëri, duke konsideruar peisazhin e mrekullueshëm natyror të saj. Pikërisht për këto vlera komplekse të rrugës së Arbrit nga njëra anë, dhe nivelit shumë të lartë të arritur në planin teknik e teknologjik të ndërtimit të rrugëve në anën tjetër, nuk mundet, që në rastin më të mirë, të pranohet paaftësia e projektuesve të kësaj rruge. Fjala është për segmentin më të mrekullueshëm të saj, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, atje kur kanionet e rralla dhe uji i kristaltë i lumit të Tiranës, që hedh nëpër to vallen mijëra vjeçare janë pashmangshmërisht monument natyre.

Sot ne pas më shumë se 2000 vjetësh i kthehemi asaj rruge për ta adoptuar për mjetet e shpejta me motor. Por kush na e jep ne të drejtën që të masakrojmë natyrën përgjatë kësaj rruge gjoja në emër të sigurimit të një kostoje më të ulët? Themi “gjoja” se shumë padrejtësisht asetet natyrore nuk verësohen në vlerë monetare, ndryshe nga si vlerësohet për shembull një truall. Masakra që sa ka filluar në skajin e Tiranës së rrugës së Arbrit, në Shkalllën e Tujanit nuk mund të mendohet që të ndodhë nga projektues rrugësh, por vetëm nga rrugeçë-projektues. Ashtu si një rrugaç e merr këtë “titull” nga bëmat e tij jashtë normave në raport me publikun e zakonshëm, po ashtu e meritojnë këtë titull dhe projektuesit e segmentit të rrugës së Arbërit që nuk respektojnë asnjë normë në raport së pari me “publikun” e projektuesve e specialistëve të rrugëve me specialistët e mjedisit, me specialistët e turizmit, me vendasit, e me publikun në përgjithësi e mbi të gjitha dhunojnë natyrën tmerësisht keq, duke projektuar një rrugë rrugaçërrore e shkatërrimtare. Ky projekt që po zbatohet është produkt i arbërve të sotëm rrugeçë e të paaftë. Themi të paaftë se nuk mund të projektohet një rrugë, pa alternative e më pas të zgjidhet më e mira. Këta projektues (kushdo qofshin dhe nuk më intereson fare ti njoh) nuk mund të mos konsideronin një tunel në vend të masakrës që po bëhet nga zbatimi i projektit të tyre, duke shkatërruar për pak javë në mënyrë të pakthyeshme një ekosistem që natyra e ka ndërtuar për miliona vjet. Këta projektues duket se janë krejt të paaftë dhe dinë vetëm të heqin vija e të llogarisin sa beton duhet për të betonizuar vijat e le të shkretohet gjithçka në vija e anash tyre. Këta duket qartë nuk dinë të projektojnë një tunel. Duket gjithashtu që janë mjeshtra të tenderave, falë dhe tender vlerësuesve që me gjoja kostot më të vogla ja dalin që të jenë në “rregull” për shkallë më të lartë abuzimi. Porositësit duhet urgjentisht të marrin ekspertë të huaj për të korigjuar projektin, edhe pse nuk mungojnë dhe ekspertë vendas të talentuar, e ndërkohë të ndërpritet urgjentisht çdo lloj punimi tek Shkalla e Tujanit. Ministria e Mjedist duhet të zbatojë ligjin e të bllokojë çdo leje mjedisore, edhe sikur ta ketë dhënë atë. Ministria e Turizmit nuk mund të mos prononcohet për këtë dhunim të objekteve që ajo ka të përfshira në guidat turistike të promovuara prej saj. Të mos lejohet të bëhet një ndërtim sot, që as nuk zhbëhet dot më, domethënë që nuk ka projektues më në botë të ribëjë kanionoet që po hedhim sot në erë me dinamit e po i shqyejmë me fadroma.

Edhe vetëm se kjo rrugë quhet Rruga e Arbërit, duhet të ndërhyhet menjëherë dhe ndalohet kjo barbari arbërore bashkëkohore. Ndryshe, minimalisht, të zhduket emri “Rruga Arbërit” e të vihet për shembull “Rruga Olldashi” apo “Rruga Masakra”.

albtravel​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back