Koha per Solarium

haha sweet , e mendova ta shtoja edhe ate po thash mos do dukem shum ironike :D

Ne fakt mjafton te dalesh ne ballkon ...ler qeshmen hapur ...mbyll syt ... dhe ohohooo sa bukur te enderrosh ! :p LOL
 
Une nuk do e kisha perdor edhe ju kisha ber apel juve qe mos ta perdorni sepse rrezet qe liron Sollariumi jan te demshme per shendetin ajo nuk vrehet menjerend por me kalimin e kohes do keni probleme me Lekuren dhe ORGANET tuaj sidomos SYT nese preken nga rrezet dihet qe atu ju vujn ne sy disa mbrojtese po rrezet jan te deportueshme
 
innushe seshte ironi aspak
kush ska plazh afer...vete dhe ne park per te mare djell.....
nejse kush eshte kundra solariumit....:D
 
ok ok dorzohem !!!

Ne fakt une sju kam kundershtuar ju qe jeni kunder , sepse me plot arsye te shendosha kundershtoni, ajo cka une dua te them eshte se solariumin nuk e perdorin vetem per tu duk me seksi apo per tu reklamu apo ku di une... ka raste kur thjesht do te jesh me e "perkatitur" kur te perballesh me rrezet e forta te diellit sidomos kur ke nje lekure "te ndjeshme" dhe per ti shmangur "peripecit e djegjes e blla blla...
Po gjithcka ka nje cmim i thuhet, po ne rastin n fjal ky cmim edhe mund te kursehet, seshte ndonje gje qe duhet t ber me patjeter, pa dyshim!

:puc sweetzzinna
 
o innush po une te kuptova ty.... nuk po lidhem me me ty...une e kam me ato qe duan te jene 12 muaj "jevga".//dmthn te nxira...

ti nxihesh 2 x para se te vesh ne det...dmthn nje x ne vit apo jo?
 
Lekure çokollate...ja pasojat!

“Nuk ekziston nje nxirrje me rreze UV qe te mund te jete e “shendetshme” dhe e duhura per minorenet 18 vjecar! “, eshte ky apeli i bere nga studiuesit ne kerkim te faktoreve qe shkaktojne kancerin e lekures! Autoret-biologe , dermatolog dhe epidemiolog- kane ekzaminuar efektet e ekspozimeve te lekures ne keto rrezatime, si ne aparaturat profesionale ne qendrat estetike , si ne ato shtepiake...ne ndryshim nga sa thuhet neper publicitete. David E.Fisher, president i shoqerise per kerkimet e melanomes ka konfirmuar se : si abronximi dhe kanceri i lekures fillojne me te njejtin event: shkaterrimi i DNA provokuar nga rrezet UV . Ekspozimi ne rrezet UV paraqet nje nga shkaqet paresore per rrezikun ndaj kancerit dhe vdekjes se njeriut.Shume faktore te tjere gjithashtu luajne rol ne shfaqen e kancerit te lekures, por ai qe ngelet paresor eshte pikerisht ekspozimi ne keto rreze, sforzo kjo e industrise se abronzimit qe neper fushatat publicitare kerkojne te shtyjne publikun me qellim nje look me interesant dhe terheqes!

Sa nga ju perdorin nxirrjen artificiale dhe jashte stines se veres?Jeni dakort me keto lloj teknikash "ne mbrotje" te se bukures pavaresisht pasojave qe mund te sjelle?
Diskutim te kendshem !:ciaoo:
 
as un nuk i perdor amo njoh njerz qe jon t'flakrum per kto sene...mu mjafton rrezet e djellit ateher kur shkoj n'plazh edhe pse ngjyra zhduket shum shpejt(duhet mu pajtu me ngjyren qe tka dhon Zoti)...ata qe perdorin kto gjona mduken gjithmon sikur pula t'rreshkta..
 
Redaktimi i fundit:
une nuk e perdor nxirjen artificiale, perdor ate natyrale ne vere...dhe ne dimer nuk me pelqen te jem e nxire si ne vere...:)
 
mbeten duke u mundu ti mbushin mendjen robve kta studiuesit me studime, po kush nxe mend......., personalisht, nuk kam shkuar ndonjeher ne solarium per nxirje artificiale, me duket humbje kohe dhe parash kot.
 
Ti Bianka ke dhe lekuren sh te bardh:(

E te mendosh qe ne te gjitha seancat kam perdorur mbrojtes me te lartin... Por me kot,se nje shenje me doli.E shikoj tek nje shoqe e imja qe i ben shpesh e ka trupin gjithe shenja tani..Jane kot fare.Pse duhet te jesh e nxire dhe dimrit???Une personalisht shkova ne vere,e bera gafen me te madhe.
 
Solaret: cfare duhet te dime

Solaret nderrohen

Nga nje vit ne tjetrin nese jane te hapur, duhen eleminuar. Nuk eshte nje gjetje e prodhuesve per te shitur sa me shume, por solaret skadojne pas nje viti nga hapja e tyre. Keshtuqe produktet e hapur ne vere nuk duhet ti mbani me per perdorim, filtrat mbrojtes humbasin efikasitetin dhe nuk jeni me te mbrojtur nga agresioni i diellit.

Cfare eshte ISPF?

Eshte numri qe raporton solaret dhe tregon aftesine mbrojtese te produktit. Por kujdes pasi edhe faktoret e tjere kane rendesi, si tipi i lekures dhe intensiteti i rrezatimit.

Kujdes ditet e para

Melanines i duhen rreth tre dite per tu formuar e gjitha. Gjate kesaj periudhe dielli eshte me shume i rrezikshem, dhe lekura eshte ne rrezik te digjet. Sekreti eshte te mos nxitoheni, Filloni me nje solar me filter te lart mbrojtes dhe aplikojeni gjysem ore para se te dilni ne diell. Pasi lekura merr pak ngjyre, jepini me vajrat dhe me cdo gje qe keni deshire.

Para se te ekspozoheni ne diell

Mjafton te aplikoni per dy jave, perpara se te ekspozoheni ne diell, per te lehtesuar nxirjen dhe ta intensifikoni ate. Merita i shkon formules, e pasur me L-Tirosim, nje aktivues i nxirjes qe stimulon sintezen e melanines.


Ne cfare moshe duhet ta fillojme kremin e nates


Nga 25 vjec dhe me pas, eshte e nevojshme te filloni te perdorni kremin e nates. Ne kete moshe, ne fakt dalin shenjat e para te rrudhave dhe fillojne te ngadalsojne procesin natyral qe zhvillohen ne mbremje. Per te zgjedhur ate qe ju duhet, eshte e nevojshme te mendoni per nevojat e lekures. Per ato qe kane fytyre me yndyre eshte e preferueshme te zgjidhni produkte qe permbajne principe antiseptik, rregullues te sekrecioneve. Ndersa per ato qe kane lekure te ndjeshme, jane te preferueshme kremra me baze uji thermal.Kremi i nates duhet te jete ndryshe nga ai qe perdorni gjate dites, sepse nje nga funksionet qe luan kremi i dites eshte te mbroje lekuren nga rrezet UVA dhe UVB. Kremi i nates duhet perdorur gjate gjithe vitit, Por duke e nderruar sipas stineve. Ne vere eshte mire te zgjidhni nje krem me formul antioksidues me baze vitaminen C./burimi: ikubinfo/
 
Solariumi rrit rrezikun e kancerit për 75%

Solariumi rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës për 75% dhe, sipas hulumtimeve të fundit, në rend të dytë është duhani kur është fjala për rrezikun e prekjes nga karcinoma.

Agjencia ndërkombëtare për hulumtim të kancerit ka publikuar se rrezatimi infra i kuq është shumë më i rrezikshëm se që është menduar më parë. Rezultatet e hulumtimit të cilat janë publikuar tregojnë se solariumi është më i rrezikshëm për fëmijët dhe të rinjtë.

“Rreziku për melanomën e lëkurën rritet për 75% kur shfrytëzimi i pajisjeve për nxirjen e lëkurës fillon para moshës 30-vjeçare”, bëjnë të ditur hulumtuesit e agjencisë së mësipërme.

Po ashtu, shkencëtarët kanë gjetur një nivel të rritur të lidhshmërisë së ekspozimit në rrezatim ultravjollcë dhe kancerit në sy. Sipas shkencëtarëve, solariumi duhet të definohet si ‘kancerogjen për njerëzit’.
*telegrafi*

f.0729102806113_m.jpg
 
eshte ai aparati qe te nxin ne vend te dielllit
po qe ka rreze te demshme
 
Llampat nxirëse, kancerogjene

Nuk ka me dyshime. Llampat nxirese jane kancerogjene, sidomos per ato qe e nisin kete zakon qe ne moshe te re.

Rreziku per tumor te lekures eshte teper i madh. Keto jane konkluzionet e Agjencise Nderkombetare te Kerkimit per Kancer e Organizates Boterore te Shendetesise.

Me kete studim po tentohet te rritet niveli i alarmit per rrezikun e ketyre aparaturave te shume te perdorshme edhe ne Shqiperi.

Keto lloj rrezesh qe prodhohen nga aparaturat neper qendrat e estetikes, jane shume te rrezikshme sidomos per njerezit me lekure te celet apo ata me floke bjonde apo te kuq.

Problemet me te medha jane per njerezit qe jetojne ne vendet e uleta, ndersa rreziku me i pakte eshte per mesdhetaret. / ikubinfo
 
Mjeket: Llambat solare? Perdorni trurin
05/10/2009 09:25

"Llambat solare? Duhet evituar ekspozimi ndaj tyre, po nese dikush eshte vertete i fiksuar, duhet te perdore trurin". Keshtu thote profesor Natale Cascinelli, drejtori i Institutit te Tumoreve ne Milano, drejtues edhe ne Organizaten Boterore te Shendetesise.

Sipas tij nuk ka diskutim qe prej llambave solare ka rrezik per tumor, por per ata njerez qe duan vertete te jene te nxire edhe gjate dimrit, duhet te tregojne shume kujdes ne sasine e minutave qe kalojne ne ato dhoma te erreta me aparatin cudiberes.

Ne cdo rast, sipas mjekut, rregullat jane dy: E para, asnjehere mos lejoni femijet qe te marrin ato rreze. Ne menyre kategorike duhen ndaluar edhe te rinjte.E dyta, ekspozimi duhet te jete gradualisht dhe jo ne menyre te ekzagjeruar, duke qendruar brenda aparateve per pak minuta, per te evituar djegiet, si dhe suprizat e hidhura.

TCH
 
Titulli: Koha per Solarium

Nxirja ne dimer: kujdes nga rreziqet

Femrat, jane shume te ndjeshme nga terheqja e nxirjes se lekures, lekure ngjyre e erret shihet si nje objekt sensual, fondotinta pothuajse nuk dallohet fare, syte dalin me ne pah, ngjyrat ne te gjitha rastet te shkojne me shume. Problemi eshte se, veshtire tu rrezistosh tundimeve te nje lekure te nxire edhe ne dimer. Por cilat jane rreziqet? Femra te dashura ato jane vertet te shumte.

Llapmat Uv jane shume te rrezikshme, pervec demeve qe ekzistojne ne tipin e trajtimit, problemi kryesor eshte se nuk ka kontrolle, dhe rreziqet per tumorin e lekures behen me te shumta. Eshte treguar qe personat qe shkojne rregullisht per te marre ngjyre artificiale para te 30-ve, rrezikohen nga tumori i lekures i cili rritet 75%. Eshte e rendesishme qe ne qendrat estetike, tju behen pyetje per tipin e lekures, apo per antibiotike ose antinflamatoret qe mund te provokojne njolla te erreta ose skuqje./burimi: ikubINFO/
 
Titulli: Koha per Solarium

hahahaa solariun i ben keq lekures...

ubi / tampax nuk duhen perdor sepse te zhvirgjerojn hahahahaha

sa budalliqe degjoj perdit
por solarium nuk me pelqen sepse jam me verte shum e bardh (anemike) por me pelqen shum vetja kshu...
 
Titulli: Koha per Solarium

cdo lloj rrezatimi i ben keq lekures

prandaj dhe mu me pelqen ti rezervohem cdo lloj trrajtimi ...... un mezi kref floket ne mjes jo mo me dal me bo solarium lol leket i du per embelsira :D dhe patatine me ketchup qe tme ngrejn tensionit se duhet me studju hhaha
 
Titulli: Koha per Solarium

Solariumi shkakton vartësi
Përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të mjekëve për dëmet e rrezatimit nëpër solariume, një numër i madh njerëzish vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë mënyrë për t’i dhënë ngjyrë lëkurës.

Kjo nuk është befasi thonë ekspertët, pasi që solariumi shkakton vartësi.

Një numër i madh i femrave, por kohëve të fundit edhe meshkujve, vendosin për nxirjen e lëkurës me anë të solariumit, edhe pse ekspertët shumë herë kanë thënë që të mos ndodhë kjo, ndërsa e reja më e fundit është se solariumi shkakton vartësi nëse shfrytëzohet shpesh.

Sipas shkencëtarëve, rrezitja në solarium shkakton sjellje të ngjashme të vartësisë sikurse ajo tek alkoolikët dhe narkomanët. Personat të cilët rregullisht shkojnë në solarium, kanë nevojë për psikolog që të shmangin këtë vartësi. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top