Kofshë gjeli e mbushur me mish dhe perime

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Përbërësit

- 1 kofshe gjeli
- 250 gr mish tul
- 3 flete pancete
- 70 gr proshutë krudo
- 100 gr salsiçe
- 3 proshute koto
- 2 luge djathë kaçkavall i grire
- 1 veze
- 1 e verdhe veze
- 2 gota vere e bardhe
- 2-3 dl lëng
- erëza (rozmarine, dafine, trumze etj)
- 1 thelbi hurdhe
- 1 qepe
- 1 degëz selino
- 2 karota
- vaj ulliri
- kripe, piper


Përgatitja

Riheni kofshën me cekic kuzhine, me pas prisni karotat ne katër shkopinj dhe futini ne ujë me kripe. Me pas grini karotën bashke me qepen dhe gjysmën e selinos dhe skuqini me pak vaj. Grini tulin e gjelit bashke me panceten dhe proshutën krudo. Bashkoni salsiçen e thërrmuar, vezën dhe te verdhen, hidhni djathin, kriposini dhe aromatizojini me piper dhe lëreni te marinohen. Mbushni kofshën me përbërjen dhe me pas lidheni me spango kuzhine. Skuqeni me pak vaj dhe erëza duke e lagur me vere, lëreni te avulloje dhe me pas vëreni ne një tepsi dhe futeni ne furre te nxehte me 190'C, me perimet e mbetura, hurdhën, qepen e prere ne copa lëreni për 10 minuta. Lagini me verën qe ju ka mbetur dhe ulni temperaturën ne 170'C, vini një kapak dhe vazhdoni pjekjen për rreth dy ore, duke e kthyer here pas here dhe duke e lagur me lëngun e vet.

d1578183-c8b1-4739-93af-e0b3c0b7e096---0-.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top