Kodi Penal i Republikes se Shqiperise

ida angel

:)
V.I.P
Kreu 1. Ligji penal dhe zbatimi i tij

Neni: 1


Ligji penal dhe ndarja e veprave penale


Përmbajtja: Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre. Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.





Neni: 1/1


Titulli: Ligji penal dhe ndarja e veprave penale
Përmbajtja: Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre.





Neni: 1/2

Titulli: Ligji penal dhe ndarja e veprave penale
Përmbajtja: Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.





Neni: 2

Titulli: Mosdënimi pa ligj


Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale. Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj.





Neni: 2/1

Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale.





Neni: 2/2

Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj.





Neni: 3
Titulli: Veprimi në kohë i ligjit penal


Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale. Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon. Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.





Neni: 3/1

Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale.




Neni: 3/2

Përmbajtja: Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon.





Neni: 3/3

Përmbajtja: Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.





Neni: 4
Titulli: Mosnjohja e ligjit


Përmbajtja: Mosnjohja e ligjit që dënon veprën penale, nuk përbën shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale, veç rasteve kur mosnjohja është objektivisht e paevitueshme.



Neni: 5
Titulli: Territori i Republikës së Shqipërisë


Përmbajtja: Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal, quhet hapësira tokësore, gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovranitei i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil kudo që ndodhen.





Neni: 6
Titulli: Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë


Përmbajtja: Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj. Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër.





Neni: 6/1

Përmbajtja: Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë.





Neni: 6/2

Përmbajtja: Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.





Neni: 6/3

Përmbajtja: Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër.





Neni: 7
Titulli: Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas të huaj


Përmbajtja: Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shteta-sit shqiptar një nga krimet e mëposhtme:

a) krime kundër njerëzimit;
b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
c) akte terroriste;
d) Organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike;
e) rrëmbimi i avionëve dhe i anijeve;
f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare;
g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë.







Neni: 7/1

Përmbajtja: Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë.





Neni: 7/2

Përmbajtja: Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shteta-sit shqiptar një nga krimet e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
c) akte terroriste;
d) Organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike;
e) rrëmbimi i avionëve dhe i anijeve;
f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare;
g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë.







Neni: 8
Titulli: Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga personi pa shtetësi


Përmbajtja: Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e nenit 7 të këtij Kodi
 

ida angel

:)
V.I.P
Neni: 9
Titulli: Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet


Përmbajtja: اështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike.



Neni: 10
Titulli: Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja


Përmbajtja: Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligji shqiptar edhe përsa vijon :
a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale;
b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;
c) për zbatimin e masave të sigurimit;
d) për shlyerjen e dëmit ose të efekteve të tjera civile.



Neni: 11
Titulli: Ekstradimi


Përmbajtja: Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj. Ekstradimi nuk lejohet:
a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe;
b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak;
c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.
d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë kompetente shqiptare për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi.



Neni: 11/1

Përmbajtja: Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.





Neni: 11/2

Përmbajtja: Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.




Neni: 11/3

Përmbajtja: Ekstradimi nuk lejohet:
a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe;
b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak;
c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.
d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë kompetente shqiptare për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi.




Kreu: 2, Përgjegjësia penale

Neni: 12
Titulli: Mosha për përgjegjësi penale


Përmbajtja: Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.





Neni: 12/1

Përmbajtja: Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.





Neni: 12/2

Përmbajtja: Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.





Neni: 13
Titulli: Lidhja shkakësore


Përmbajtja: Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose movsveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.





Neni: 14
Titulli: Faji


Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj. Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.



Neni: 14/1

Përmbajtja: Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.



Neni: 14/2

Përmbajtja: Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.



Neni: 15
Titulli: Dashja


Përmbajtja: Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.




Neni: 16
Titulli: Pakujdesia



Përmbajtja: Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t'i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t'i parashikonte.




Neni: 17
Titulli: Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore


Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale. Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.




Neni: 17/1
Titulli: Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore



Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.



Neni: 17/2

Përmbajtja: Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.



Neni: 18
Titulli: Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur


Përmbajtja: Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur. Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij. Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit. Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë.





Neni: 18/1


Përmbajtja: Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur.
 

ida angel

:)
V.I.P
Neni: 18/2

Përmbajtja: Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.


Neni: 18/3

Përmbajtja: Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit.


Neni: 18/4

Përmbajtja: Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë.



Neni: 19
Titulli: Mbrojtja e nevojshme


Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.



Neni: 19/1
Titulli: Mbrojtja e nevojshme


Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.



Neni: 19/2

Përmbajtja: Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.




Neni: 20
Titulli: Nevoja ekstreme


Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, njëperson tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur.



Neni: 21
Titulli: Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës



Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm. Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin





Neni: 21/1

Përmbajtja: Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm.



Neni: 21/2

Përmbajtja: Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin.



Kreu: 3, Tentativa
Neni: 22
Titulli: Kuptimi i tentativës

Përmbajtja: Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të drjtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.




Neni: 23
Titulli: Përgjegjësia për tentativën


Përmbajtja: Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të. Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.





Neni: 23/1

Përmbajtja: Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.





Neni: 23/2

Përmbajtja: Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.



Neni: 24
Titulli: Heqja dorë nga kryerja e veprës penale


Përmbajtja: Personi që me vullnet të tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale. Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementet e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.





Neni: 24/1

Përmbajtja: Personi që me vullnet të tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.



Neni: 24/2

Përmbajtja: Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementet e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.

Kreu: 4, Bashkëpunimi i personave për kryerjen e veprës penale
Neni: 25
Titulli: Kuptimi i bashkëpunimit



Përmbajtja: Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.



Neni: 26
Titulli: Bashkepunetoret


Përmbajtja: Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit. Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale. Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtpërdrejta për realizimin e veprës penale. Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale. Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj.



Neni: 26/1

Përmbajtja: Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit.
 

ida angel

:)
V.I.P
Kreu: 4, Bashkëpunimi i personave për kryerjen e veprës penale
Neni: 26/2
Bashkepunetoret



Përmbajtja: Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale.


Neni: 26/3

Përmbajtja: Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtpërdrejta për realizimin e veprës penale.

Neni: 26/4

Përmbajtja: Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale.

Neni: 26/5

Përmbajtja: Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj.

Neni: 27
Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve


Përmbajtja: Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre. Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.


Neni: 27/1

Përmbajtja: Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre.


Neni: 27/2

Përmbajtja: Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.



Neni: 28
Titulli: Banda e armatosur dhe organizata kriminale


Përmbajtja: Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale. Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme. Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata kriminale, si dhe kryerj e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi. Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës. Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve. Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Gjykata, kur çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.



Neni: 28/1

Përmbajtja: Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale.


Neni: 28/2

Përmbajtja: Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme.


Neni: 28/3

Përmbajtja: Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata kriminale, si dhe kryerj e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.



Neni: 28/4

Përmbajtja: Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës.



Neni: 28/5

Përmbajtja: Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve.



Neni: 28/6

Përmbajtja: Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.


Neni: 28/7

Përmbajtja: Gjykata, kur çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.



Kreu: 5, Dënimet
Neni: 29
Dënime kryesore


Përmbajtja: Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore: 1. Me burgim të përjetshëm a me vdekje 2. Me burgim 3. Me gjobë Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore: 1. Me burgim 2. Me gjobë


Neni: 29/1

Përmbajtja: Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim të përjetshëm a me vdekje
2. Me burgim
3. Me gjobë




Neni: 29/2

Përmbajtja: Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore: 1. Me burgim 2. Me gjobë



Neni: 30
Dënime plotësuese


Përmbajtja: Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:
1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose në shërbim publik. 2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej saj.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.
6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor. Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.



Neni: 30/1
Dënime plotësuese


Përmbajtja: Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:
1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose në shërbim publik. 2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej saj.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.
6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

Vazhdon.....
 
Redaktimi i fundit:
Top