Klubi i shahut

E**A**

Antarë i Respektuar
Po hap një temë për diskutime të ndryshme nga loja e shahut, fakte, kuriozitete, histori, etj...

Kur e kam mësuar lojën i vogël, kam qenë më mirë se bashkëmoshatarët e mi, madje edhe se disa më të mëdhenj se unë.
Nga 95 apo 96 ishim me pushime në Durrës ke një shtëpi private, ke një shok i babit, ishte kapiten anije ky i zoti i shtëpisë.
Një mbrëmje kur po rrinim në verandë shikon babi këtë kutinë e shahut e në bisedë e sipër me të qeshur i thotë këtij të zotit të shtëpisë: Ore ma rrif njëherë këtë djalin tim se si shumë mburret... 😁 ..dhe ai që përgjigjet: Po unë ku të gjej njeri që të më rrafi 😁

Fillojmë luajmë shah unë me atë. Më rrafi si gomari në duahn 😁 Më la vetëm lojën e fundit barazim që të shkoja të flija gjumë 😁

Ditët në vazhdim kur loznim më mësonte gjatë lojës, si të bëja hapjen si të lidhja figurat dhe më e rënësishmja si të kontrolloja hapsirat.
Deri atëherë luaja me parimin të dal një ushtar para apo një figurë para dhe jam në rrugën e duhur për të fituar lojën...
Ky më përsëriste gjithmonë në situata të ndryshme: Sakrifikoje këtë, sakrifikoje atë.. e kthente tavolinën nga krahu i tij dhe më zinte mat pas pak lëvizjeve.
Që atëherë kam mësuar t'a shoh lojën e shahut nga një këndvështrim tjetër dhe përherë më tërheqin këto lloj situatash, ke kjo temë do ndaj disa prej tyre.

1. Luzhin Defence është një nga filmat e mi të parapëlqyer në lojën e shahut, është një film roamantik dhe dramë që në qendër ka një gjeni shahu por që ka edhe probleme me realitetin dhe që dikush që e njihte dhe nuk donte ta shihte fitues e vendos në një presion psikologjik të madh deri sa e çon drejt vetvrasjes. Pas vetvrasjes e dashura e tij gjen shënimet në xhepin e xhaketës dhe ja tregon një mikut të saj që dinte shah, ai ja shpjegon gjetjen dhe kjo ulet të vazhdojë lojën në pozicionin e tij thjesht duke bërë lëvizjet hap pas hapi sipas udhëzimeve. Nëse ndalon videon dhe shikon nr e figurave duket qartë që kundërshatri është në avantazh ama ky tjetri me sakrifikimet që ka bërë gjatë lojës ka arritur poziconin që i duhet dhe që çon drejt: Shah Mat

Trailer:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Loja finale:

Ne qe s'ja dime shahut 😁

awkward bai GIF
 
2. Pawn Sacrifice është një film bazuar mbi jetën e Robert Fischer

Trailer:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Boby Fischer si njihet në botën e shahut u bë një nga personazhet më të njohur në gjithë botën në viter 1969 - 1972 jo vetëm si kampion shahu por edhe për shkak të ëmendjes mediatike që mori kampionati i atyre viteve sepse është zhvilluar në kulmin e luftës së ftohtë në një vend të pa anshëm Rekiavik, Islandë. E bukura ishte që Boby nuk pranonte të shkonte as në Islandë sepse mendonte se shpërblimi për fituesin duhej të ishte më i madh sa ofrohej dhe në fund një biznesmen multimilioner britanik, James Slater ofroi shpërblimin nga të ardhurat e tij personale vetëm që të zhvillohej loja. Por, edhe pasi Boby shfaqet ne Islandë përsëri fillon nga ankesat, nuk i pëlqen karrikja, nuk i pëlqen tavolina e shahut, spektatorët janë shumë afër, kamera bën zhurmë, etj... dhe pasi humb lojën e parë nuk pranon të vazhdojë lojën në ato kushte deri sa bien dakord që vazhdimi i lojës të bëhet në sallën e pinpongut 😁 Boby fiton lojën e rradhës por më pas është rradha e Boris Spasky për ankesa sepse ndjen që diçka e shqetsonte poshtë karrikes dhe mendonte se mos amerikanët i kishin vendosur ndonjë gjë që të ndikonte në shpërqendrimin, kur e çmontojnë karriken gjejnë një mizë 😁 Me pak fjalë presioni psikologjik në atë përballje ka qenë shumë i madh mga të dyja palët. Rusët duke menduar se Boby po i bënte presion psikologjik Spasky e këshillojnë të mos bëj më lëshime dhe palët bien dakord që lojrat e mbetura të rikthehen dhe ti luajnë në hollin kryesor. Në fazën që kishte mbëritur përballja loja 6 ishte vendimtare për vazhdimsinë. Ke kjo lojë Boby dhuron një nga lojrat më të bukura që ka parë historia e shahut dhe shumë e quajnë edhe si "Loja e shekullit", ai bën hapje ndryshe nga zakonisht sepse hapja e tij e preferuar ishte ajo që quhet "Sicilian Defense". Shumë shahistë kanë hapje e tyre të preferuara psh ke filmi "Dy herë mat" kur shahisti bën hapjen e parë ndaj kampionit të qytetit dhe vazhdon ke tavolina e rradhës kampioni shprehet "Tani do ndeshemi në gamitin e damës", apo edhe ke filmi tjetër me trailer më sipër "Queen's gambit" ka marë titullin për këtë arësye. Boby e fiton lojën dhe nëfund Spasky çohet dhe e duartroket.

Kjo është loja:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Boby pas kësaj ka kërkesa të reja për t'u rikthyer të cilat nuk pranohen nga federata e shahut, ai ka probleme sepse mendon se përgjohet, ka probleme me qeverinë amerikane, etj... rikthehet përsëri për një përballje tjetër me Spasky e cila zhvillohet në Jugosllavi, fiton përsëri. Për shkak të problemeve me qeverinë amerikane burgoset ne Japoni dhe më pas lirohet pas ndërhyrjeve të Islandës dhe rikthehet në Islandë ku edhe ndërron jetë dhe ndodhet varri i tij. Kjo është një nga intervistat e tij në avion drejt Islandës ku thotë një gjë që më ka bërë përshtypje.

"Life is like that, is not really paradoxical, chess is basically search for truth right, so I am searching for the truth" min 2.43

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Gjithësesi Boby për publikun e gjerë është i famshëm pas kampionatit të 1969 por ka plot lojra të bukura.

Kjo është një prej tyre:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kjo është një tjetër:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Boby ka qenë kampion në 72-75 se e paskam ngatarruar më sipër me 69-72

....................

Kjo është një tjetër lojë e bukur nga një tjetër shahist i madh

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Tashmë Magnus Carlsen është 31 vjeç dhe kampion nga 2013 dhe vazhdon...
Në një intervistë dokumentar ka treguar se mban end të gjitha lojrat, jo vetëm ato që ka luajtur por edhe ato që ka studiuar, pra ato të shahistëve të mëdhenj para tij, dhe nëse dikush përmendte lëvizjen nr x nga y lojë e luajtuar para 10 apo 30 viteve ai ishte në gjëndje të tregonte lëvizjen që ka bërë kundërshtari ke ajo lojë. Kjo është një video interesante Magnus i vogël kundër Kasparovit të madh kampion në ato vite.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top