Po hap një temë për diskutime të ndryshme nga loja e shahut, fakte, kuriozitete, histori, etj...
Kur e kam mësuar lojën i vogël, kam qenë më mirë se bashkëmoshatarët e mi, madje edhe se disa më të mëdhenj se unë.
Nga 95 apo 96 ishim me pushime në Durrës ke një shtëpi private, ke një shok i babit, ishte kapiten anije ky i zoti i shtëpisë.
Një mbrëmje kur po rrinim në verandë shikon babi këtë kutinë e shahut e në bisedë e sipër me të qeshur i thotë këtij të zotit të shtëpisë: Ore ma rrif njëherë këtë djalin tim se si shumë mburret...
..dhe ai që përgjigjet: Po unë ku të gjej njeri që të më rrafi 
Fillojmë luajmë shah unë me atë. Më rrafi si gomari në duahn
Më la vetëm lojën e fundit barazim që të shkoja të flija gjumë 
Ditët në vazhdim kur loznim më mësonte gjatë lojës, si të bëja hapjen si të lidhja figurat dhe më e rënësishmja si të kontrolloja hapsirat.
Deri atëherë luaja me parimin të dal një ushtar para apo një figurë para dhe jam në rrugën e duhur për të fituar lojën...
Ky më përsëriste gjithmonë në situata të ndryshme: Sakrifikoje këtë, sakrifikoje atë.. e kthente tavolinën nga krahu i tij dhe më zinte mat pas pak lëvizjeve.
Që atëherë kam mësuar t'a shoh lojën e shahut nga një këndvështrim tjetër dhe përherë më tërheqin këto lloj situatash, ke kjo temë do ndaj disa prej tyre.
1. Luzhin Defence është një nga filmat e mi të parapëlqyer në lojën e shahut, është një film roamantik dhe dramë që në qendër ka një gjeni shahu por që ka edhe probleme me realitetin dhe që dikush që e njihte dhe nuk donte ta shihte fitues e vendos në një presion psikologjik të madh deri sa e çon drejt vetvrasjes. Pas vetvrasjes e dashura e tij gjen shënimet në xhepin e xhaketës dhe ja tregon një mikut të saj që dinte shah, ai ja shpjegon gjetjen dhe kjo ulet të vazhdojë lojën në pozicionin e tij thjesht duke bërë lëvizjet hap pas hapi sipas udhëzimeve. Nëse ndalon videon dhe shikon nr e figurave duket qartë që kundërshatri është në avantazh ama ky tjetri me sakrifikimet që ka bërë gjatë lojës ka arritur poziconin që i duhet dhe që çon drejt: Shah Mat
Trailer:
Loja finale: