Klubi i 11 kinezëve të pasur zgjedh gratë, në garë 2800 virgjëresha

Tuana

Nada é por acaso!
kandidatet-per-gra.jpg

Një klub prej biznesmenësh kinezë ka regjistruar më shumë se 2800 kandidate të virgjëra, dhe çdonjëra aspiron të bëhet gruaja e njërit prej 11 biznesmenëve. Vajzat u mblodhën dhe u regjistruan pas paraqitjes së një njoftimi në provincën Guangdong, në Kinën Juglindore. Të 11 dhëndurët e pasur, ku përfshihet të paktën një miliarder, thanë se gjetja e stafit ishte gjithnjë e thjeshtë pas publikimit të ndonjë njoftimi dhe kështu ata vendosën të bëjnë të njëjtën gjë edhe për gratë e tyre. Në total do të zgjidhen vetëm 11 vajza, që do të jenë gratë e ardhshme të biznesmenëve, dhe të gjitha aplikueset duhet të ishin kineze ose me origjinë nga Kina, tërheqëse, beqare, dhe sigurisht të virgjëra. Limiti i moshës së vajzave është nga 18 në 28 vjeç, gjatësia e tyre duhej të ishte nga 160 cm në 175 cm, dhe duhej të kishin kualifikime të mira. Vetë burrat nuk u shqetësuan të merreshin me 2800 vajzat, por zgjodhën nëpërmjet ekraneve të vendosura në monitorimin e tyre 320 më të mirat, në një hotel në Guangzhou, kryeqytet i provincës Guangdong. Të 320 vajzat do të kalojnë një tjetër seleksionim, e një tjetër e një tjetër, derisa të përfundojnë vetëm 11 prej tyre. Në raundin e dytë, vajzave u duhet të kalojnë një konkurs bukurie, një test psikologjik, dhe të tregojnë talentet e tyre në mënyrë që të formohet lista finale. Të 11 burrat e pasur, emrat e të cilëve nuk u publikuan, e kanë ndërtuar pasurinë në prona ta patundshme, banka, modë dhe gastronomi.
 
Back
Top