Klima, sa të shqetësuar duhet të jemi?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1694932752891.png

Ashtu si shumë aspekte të jetës moderne, reagimi ynë ndaj ndryshimeve klimatike duket se po polarizohet gjithnjë e më shumë. Nga njëra anë, ka njerëz që thonë se temperaturat në rritje tregojnë se bota siç e njohim ka vetëm disa dekada e pastaj vjen fundi dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta parandaluar këtë. Nga ana tjetër, kemi nga ata që pretendojnë se vetë nocioni i ndryshimit klimatik të krijuar nga njeriu është një komplot ndërkombëtar.

Asnjë nga këto pozicione ekstreme nuk qëndron. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit nuk janë një teori konspirative, por është po aq e vërtetë se katastrofa globale nuk është një përfundim i paramenduar.

E sigurt është se nivelet në rritje të gazeve serrë në atmosferën tonë po rrisin temperaturat në mbarë botën dhe ky proces do të vazhdojë derisa të ndalojmë emetimin e më shumë prej tyre. Me fjalë të tjera, ndryshimi i klimës po ndodh dhe ne mund ta ndalojmë atë nëse vendosim. Ajo që është e pasigurt, është se çfarë do të bëjmë në të vërtetë për ta luftuar atë.

Pra, kemi siguri dhe pasiguri – “të njohurat e njohura” dhe “të panjohurat e njohura”, siç thoshte ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Fatkeqësisht, njerëzit, si në nivel individual ashtu edhe në atë shoqëror, nuk munden të përballenr me një kombinim të tillë.

Marrim së pari të njohurat e njohura. Duke lënë mënjanë mohuesit, shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe ne duhet të bëjmë diçka për këtë. Problemi është se kjo e njohur është aq e njohur sa që është bërë pjesë e sfondit të përditshmërisë. Shumë pak prej nesh janë në gjendje të kalojnë një sasi proporcionale të kohës duke u merakosur për ndryshimet klimatike, duke pasur parasysh gjithçka tjetër që bota na kërkon t’i kushtojmë vëmendje – qofshin ato punët tona, familjet, inflacioni në rritje, varfëria apo edhe lufta.

“Psikologjikisht, ne jemi krejtësisht të papërshtatshëm për të përballuar probleme afatgjata, që janë në rritje të vazhdueshme”, thotë Katherine Hayhoe në Universitetin Teknik të Teksasit. Dhe për shkak se ndjenjat publike ndryshojnë, po ashtu ndryshon edhe vullneti politik për të trajtuar këtë çështje: për momentin, shumë pak qeveri janë të gatshme të kenë biseda të sinqerta me votuesit rreth kostove, rreziqeve dhe përfitimeve të trajtimit të ndryshimeve klimatike, përtej premtimeve gjeneraliste për të arritur emetimet zero, pa specifikuar faktikisht se si.

Aktivistët e klimës, duke përfshirë Greta Thunberg dhe lëvizjen Just Stop Oil në Mbretërinë e Bashkuar, kanë përdorur forma të ndryshme proteste në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike, mbi zhurmën e sfondit të jetës së përditshme. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, një sondazh i fundit i YouGov me të rritur në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se ata mendonin se mjedisi ishte vetëm çështja e katërt më e rëndësishme me të cilën përballet vendi, pas ekonomisë, shëndetit dhe emigracionit. Ironikisht, të gjitha këto çështje do të preken masivisht nga ngrohja e botës, e cila do të dëmtojë produktivitetin, do të shkaktojë vdekje të hershme dhe do të rrisë migrimin ndërsa njerëzit kërkojnë të largohen nga pjesët e botës që po bëhen gjithnjë e më të pajetueshme.

Ngjarjet ekstreme, siç sapo kemi përjetuar në korrik me muajin më të nxehtë të regjistruar, përqendrojnë vëmendjen më shumë se parashikimet distopike të së ardhmes, por edhe atëherë reagimet mund të jenë të përziera. Për shembull, temperaturat rekord në Death Valley, Kaliforni, janë kthyer në një atraksion turistik.

Një mënyrë për të sqaruar lidhjen midis ngjarjeve të tilla dhe prirjes afatgjatë të klimës është shkenca në rritje e studimeve të atribuimit të klimës. Ndërsa dikur mund të na është dashur të flasim në përgjithësi, duke thënë se disa lloje ngjarjesh do të bëhen më të mundshme nga ndryshimet klimatike, tani mund të jemi specifikë. Sipas iniciativës World Weather Attribution, valët e të nxehtit në SHBA dhe Evropë këtë korrik do të kishin qenë “praktikisht të pamundura” në një botë pa ndryshime klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Le të kthehemi tani tek të panjohurat e njohura. Për njerëzit tashmë të përfshirë me rreziqet e ndryshimeve klimatike, këto janë shqetësimet më të mëdha. A duhet të kishim parashikuar motin ekstrem të korrikut? A është ngrohja globale më e keqe nga sa prisnim? Si do të përshtatemi me nxehtësinë ekstreme? A mund të përjetojmë “pika kthese” në një kaskadë që rezulton në ngrohje të rrufeshme? Këto janë të gjitha pyetje të vlefshme.

Por të përqendrohesh në to deri në masën e veprimit paralizues, siç bëjnë disa që parashikojnë fundin e botës, është njësoj si të lejosh që frika e një aksidenti vdekjeprurës me makinë të të pengojë të lëvizësh timonin për ta shmangur atë.

Pastaj janë të panjohurat që lidhen me veprimet tona. A mund të dekarbonizojmë aq shpejt sa për të shmangur skenarët më të këqinj? A do të jemi në gjendje të bëjmë që teknologjitë e paprovuara si kapja dhe ruajtja e karbonit të funksionojnë? Këto janë më të vështira për t’u përgjigjur dhe kërkojnë shumë më tepër shikim të topit të kristaltë, por lajmi i mirë është se kalimi te burimet e rinovueshme po ndodh më shpejt sesa mund ta kuptojmë, me veprime të forta si nga SHBA ashtu edhe nga Kina.

Në fakt, mund të jemi vetëm disa vjet larg nga fillimi i fundit për lëndët djegëse fosile.

Së fundi, është e panjohura në zemër të gjithë ankthit tonë lidhur me klimën: sa të shqetësuar duhet të jemi?

Ajo që mund të bëjmë, është të kemi gjithmonë një vlerësim të qartë dhe të matur të shkencës. Asnjë fund bote. Asnjë mohim. Thjesht realitet. / new scientist – bota.al
 
Shum te shqetesuar duhet te Jemi
Por sado nel nostro piccolo te bëjm,
vështire shum per tu permisuar gjendja.
Shpresojm qe kolosët e medhenj te mund te bejn diçka per te permirsuar gjendjen tashme shum të rënd.
 
Nkatund ku shkoj unë temperatura osht 10 gradë më ftohtë se nPrizren. Kshtu që sjom shumë i shqetësum. Çka tbohet, le tbohet për krejt.
 
Plandemia nr 2, eshte gati po bejne dhe testet per alarme neper telefona ;)
Ti me shkrin fare mua 🤣😜

Jo edhe aq te madhe sa e bejne … per te pastruar para dhe per te krijuar kaos .
 
Ti me shkrin fare mua 🤣😜

Jo edhe aq te madhe sa e bejne … per te pastruar para dhe per te krijuar kaos .
Dhe ky eshte nje variant ne fakt, por motivi eshte kontrollimi total i njerezimit.
 
Dhe ky eshte nje variant ne fakt, por motivi eshte kontrollimi total i njerezimit.
Yeah

They go hand in hand … si fillim duhet qe te qorrojne njerezit pastaj te realizojne misionet e tyre … para para 💵 . 🤢
 
Kemi ndryshu ne e kjo thot ka ndryshu klima.
Klima eshte kopjuesi me i madh 🤪 tu pa njerezit tu ndryshu cdo dite ka nis dhe ajo me lujt bishtin 🙂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top