Klienti i kenaqur dhe klienti besnik

*deliza*

VIP
V.I.P
Klienti i kenaqur dhe klienti besnik



Shumë kompani shpenzojnë shuma të mëdha parash për të tërhequr klientë të ri, ndërsa në anën tjetër i anashkalojnë klientët aktual. Kjo sepse nuk e kanë kuptuar konceptin e blerësit të kënaqur dhe atij lojal.

Sipas disa statistikave, 60-80% e konsumatorëve të cilët ia kanë kthyer shpinën kompanisë dhe janë orientuar drejt konkurrentit, paraprakisht kanë deklaruar se kanë qenë të kënaqur me prodhimet dhe shërbimet që kompania ofronte. Ndërsa moskujdesi dhe mosinteresimi i menaxhmentit ka bërë që ata të hudhen në krahët e një menaxhmenti tjetër. Klientët lojal kanë një vlerë më të lartë sesa ata që thjesht kanë gjetur një kënaqësi momentale nga nënshtrimi i menaxhmentit ndaj tij (konsumatori është mbret apo jo??).

Duke analizuar karakteristikat e klientit të kënaqur, vërejme se ai:

1. Fokusohet në cmimin
2. Hyjnë në të gjitha shitoret derisa e gjejnë ofertën më të mirë
3. Menjëherë dhe pa hezitim kalojnë te konkurrenti nëse nuk e marrin shërbimin e dëshiruar
4. Nuk bëjnë marketing nga goja-në-gojë (nuk u flasin miqve për kompaninë)
5. Blejnë më pak dhe vazhdimisht i testojnë prodhimet e konkurrentëve tuaj
6. Shumë lehtë bien nën ndikim të konkurrentëve tuaj

Për dallim nga ata, një klient lojal:

1. Fokusohet në vlerën e prodhimeve dhe shërbimeve tuaja
2. E shpërblejnë lojalitetin dhe angazhimin tuaj
3. Dinë të ju falin
4. Ju lavdërojnë dhe ju propozojnë tek miqtë e tyre për prodhimet dhe shërbime e juaja
5. Blejnë më tepër
6. Janë rezistentë ndaj strategjive të marketingut që i realizojnë konkurrentët tuaj

Qëllimi i cdo menaxheri është që të gjeneron klientë lojal. Për atë qëllim duhet që t’i gjeni anët më të forta të prodhimit ose shërbimit tuaj që ndikojnë dë rritjen e besimit dhe krijimit të lojalitetit të klientëve ndaj kompanisë. Pastaj të fokusoheni to dhe sa më shumë t’i ekspozoni. Hans Selie thotë: “Lideri është lider përderisa gëzon respektin dhe lojalitetin e ndjekësve të tij”. Prandaj, rritni vlerën tuaj përmes klientëve lojal.
marre nga: mbreti i tregut
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top