Kjo nuk është Arabia Saudite: Në një pjesë të New York-ut, femrave nuk u lejohet të..

Kresha

A pretty face can never trick me
Kjo nuk është Arabia Saudite: Në një pjesë të New York-ut, femrave nuk u lejohet të vozisin




Keni dëgjuar për Kiryas Joel? Vendi me shumicë dërrmuese të komunitetit Haredi, me rreth 22.000 banorë, i vendosur në gjysmë të rrugës në mes të New York City dhe Poughkeepsie, ka deri më tani popullsinë me moshë më të re mesatare të ndonjë komune në SHBA, dhe më të renë në çdo qendër banuese me mbi 5000 banorë në SHBA.


Banorët e Kiryas Joelit, si ato të komuniteteve të tjera Haredi hebraike, në mënyrë tipike kanë familje të mëdha.

Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2008, ky vend ka shkallën më të lartë të varfërisë në nivel kombëtar - më shumë se dy të tretat e popullsisë jetojnë nën nivelin e varfërisë federale dhe rreth 40 për qind e tyre marrin ndihma sociale, transmeton Telegrafi.

Vendi me rritje të shpejtë ka qenë shpesh subjekt i mediave jo vetëm për dallimet, por edhe për shkak të mënyrës se si kjo komunë e ka ngritur distriktin e vetë shkollor.

Përveç kësaj, Kiryas Joel është shoqëruar shpesh për 25 vjet nga akuzat e përsëritura për manipulim të votave dhe mashtrime të tjera zgjedhore të kryera nga Haredi.

Në këtë vend me “mbi-devotshmëri” dhe “ultra-konservatorë”, gratë janë të përjashtuara nga vozitja e makinave, ka shkruar Frimet Goldberger, e cila deri tani është rritur atje.

“Në vendlindjen time, gratë nuk burgosen nëse vozisin, sikurse në Arabi Saudite. Por vozitja, ende është e ndaluar. Një grua që drejton makinën rrezikon fëmijët me përjashtim nga shkolla private Hasidic. Ajo mund të përjashtohet nga komuniteti. Duke u rritur atje, kurrë nuk më ka shkuar ndër mend që mund të vozisja një veturë. Asnjë grua në familjen time ose lagje nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka thënë Goldberger.

Sipas saj, kjo nuk ka të bëjë me pretendimet për “modesti”.

“Modestia, unë jam mjaft e sigurt, është një taktikë e shitjes, një maskë, një hile. Këto ndalesa janë kryesisht për diçka tjetër: kontroll”, ka vlerësuar ajo.

Goldberger pajtohet: Për gratë Hasidice, të qenit e ndaluar për të vozitur nënkupton të qenit e lidhur më ngushtë me burrin dhe komunitetin - vozitja iu lejon të jeni më të lira dhe më të pavarura.

Sipas medieve të huaja, tani ajo nuk jeton më aty. Së bashku me burrin e saj, janë larguar nga kjo mënyrë e të jetuarit. Tani ajo ka edhe një patentë shoferi. /Telegrafi/
 
Titulli: Kjo nuk është Arabia Saudite: Në një pjesë të New York-ut, femrave nuk u lej

Cfare do thuash, qe stili i jetes shoqale arabe ka rrjedhje ebrajke. Apo Ebrjet kane kopjuar arabet.
A nuk keni nje Abraham te perbashket, babai i nenshtrimit


ebre2_zps617b5e39.png

ebre4_zpscefcf98a.png

ebre3_zps7a9285f3.png


ebre_zps6c4b177e.png
 

Attachments

  • ebre2_zps617b5e39.png
    ebre2_zps617b5e39.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • ebre4_zpscefcf98a.png
    ebre4_zpscefcf98a.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • ebre3_zps7a9285f3.png
    ebre3_zps7a9285f3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • ebre_zps6c4b177e.png
    ebre_zps6c4b177e.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Kjo nuk është Arabia Saudite: Në një pjesë të New York-ut, femrave nuk u lej

Dallimi eshte se ne SHBA, per dallim nga Arabia Saudite, nuk ndalohet me ligj dhe nuk sanksionohet apo ndeshkohet ajo qe deshiron te ngase makinen.

Ne SHBA jetojne disa komunitete konservative te cilat kryesisht bejne jete te izoluar nga pjesa tjeter e popullsise dhe e bejne jeten sipas traditave te tyre te papenguar. Kuptohet perderisa nuk bejne veprime te cilat bien ndesh me ligjin.

Nje komunitet i ngjashem me keta jane edhe ata te quajtur Amish.
 
Titulli: Kjo nuk është Arabia Saudite: Në një pjesë të New York-ut, femrave nuk u lej

Cfare do thuash

Dua te them se je qesharak.

p.s. Nuk jam i pajtimit askund t'i ndalohet femres vozitja.:fshin:
 
Back
Top