Kjo njerkë la 10-vjeçaren të humbë jetën nga uria

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Kjo njerkë la 10-vjeçaren të humbë jetën nga uria[/h]
NJERJA-600x337.jpg

Një grua është dënuar me vdekje në Gjeorgji, pasi la vajzën 10-vjeçare të bashkëshortit të vdiste nga uria. Tiffany Moss u dënua të hënën për vdekjen e vajzës së bashkëshortit, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Gjykata fajësoi Moss për torturimin e Emanit, duke e lënë atë të vdesë për bukë dhe më pas, me ndihmën e burrit të saj, Eman, dogji trupin e fëmijës në një kuti plehrash, raporton CNN.

Në kohën e vdekjes së saj, Emani peshonte vetëm 32 kilogramë. Teksa u njoh me vendimin për dënim me vdekje, 36-vjeçarja Moss nuk shfaqi asnjë reagim brenda sallës së gjykimit.

Ajo do të transferohet në paraburgimin e shtetit brenda 20 ditëve të ardhshme. Edhe Eman Moss është në burg për vdekjen e vajzës së tij. Tiffany Moss veproi si avokate e vetes në këtë rast, por nuk ofroi mbrojtje, nuk thirri dëshmitarë dhe nuk dha deklarata.

Moss do të ishte vetëm gruaja e tretë e ekzekutuar në historinë e shtetit, tha Lori Benoit, një zëdhënëse për Departamentin e Korrigjimeve të Gjeorgjisë për CNN. Dy ekzekutimet e tjera ndodhën në vitet 1944 dhe 2015.
 
Sinqerisht asnje neuron s'arrin te zgjoje nje fije imagjinate,edhe ta perceptoje disi (se si mund te arrije ta beje ate gje,ne mynyren graduale ) ? :(
 
E paskan denuar me vdekje mostren,por Emanin kush do kthej pas?! :(
 
Back
Top