Kjo foto ka hapur debat online: Pse s’e kemi parë dhe pse nuk na e kanë treguar në shkollë?

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2019-04-28-13-24-14-1.png



Mos e ke parë gjë ti këtë foto? Ku tregohet i gjithë sistemi muskulor femëror? E dije se si janë tubat e hollë nga ku kalon qumështi të cilat bashkohen në një pikë tek thithka dhe nga aty foshnjat ushqehen? Kjo foto ka përfshirë në debat online shumë njerëz sepse është një pamje e asaj që femrat kanë në trupin e tyre, është pjesa kryesore e anatomisë së femrës dhe askush nuk e ka treguar me kaq detaj, nuk e kishim parë më parë dhe as në librat e shkollës nuk e kemi hasur, aq më tepër të shpjeguar me detaje.

I shihni dhe muskujt që duken si forma e luledeles? Ato janë të ndara në disa segmente në mënyrë perfekte dhe të gjithë po flasin e po komentojnë pafund.



Kjo foto është kthyer në viral dhe vetëm për pak ditë ka marrë mbi 130 mijë like dhe komente. Në komentet poshtë fotos të publikuara nga BBC, shumë gra thonë se pse nuk e kanë parë kurrë në librin e biologjisë, por në vend të kësaj vetëm foto të anatomisë mashkullore?

Sigurisht që me këtë foto trajtohet edhe çështja e nënave që u japin qumësht gjiri foshnjave të tyre edhe në ambiente publike, pasi siç thonë ata një foshnjë do të ushqehet atëherë kur as ti nuk e pret. Gjithashtu edhe forma e çuditshme… dhe vërtetë sa shumë e ndërlikuar duket…




Disa nga komentet:

O Zot, nuk dua as ta shoh, po kaloj traumë!

Është hera e parë që shoh diçka të tillë. Nuk e mendoja kurrë se si janë tubat e qumështit.

Kur e pashë në fillim mendova se janë vendosur luledele në gjoks, mu duk si vepër arti. Por tani që e pashë mirë, ndihem sikur një krijesë aliene jeton brenda trupit tim. Jam e tmerruar.

Për mua është mrekulli, ato ‘lule’ më kanë rritur fëmijët e mi.

Unë jam infermiere dhe më vjen mirë që e pashë këtë. Gjithmonë kam dashur të di se si është struktura muskulore brenda pranë gjoksit.
Tiranapost.al
 
Redaktimi i fundit:
Sa i shejte eshte gjoksi i nje femre!! Eshte i teri dashuri dhe jete.
Dhe vete nena natyre i ka dhene formen e nje lulje.
Dicka e mrekullueshme!!
 
lule qe ne pranvere jep nektar... ama drejt me fol ngjan pak si alien e artificiale ... gjithesesi pak rendesi ka lule dele apo lule qeni ajo qe po mendoja kur e pashe ishte si mgjan kjo lulja kur i ven gomordare poshte :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top