Kjaj ti Ajkun e dishrimeve t'mija

Lauri

Anunnak
Kjaj ti Ajkun e dishrimeve t'mija t’andshme
IMG_20230225_230126.jpg
Në t'prame t'dritës së hans, te ty, s'mujta me ardh,
edhe pse njaq fort deshta, e kandja ma kish bash fort,
me ardh turr, drojshëm, e me u struk n'gjinin tand,
me u përpush, n’ty me u kall e truc,
n’zjarmin e njasaj zalie, ndezun, me u prush.

Me ndigjue se si njajo zemër troket paprá,
se si gjimon e shtërzen njaj krahnor,
se si përpjetet e pupthet njaj gjoks, e hepon,
fryn me tërsëllim, me huj e turr, mësyn.

S'mujta me ardh me i ba konak vetmis tande,
me t'pëshpërit n'vesh ernat puth m'shtyjn brigjeve,
me t'rrxue n'qafë nji puthje, e me t'pizat nji drithërim prore,
me t'pa se si prushesh e përpushesh, zjarmesh,
me t'ndi se si tue dasht me t'zdryp qiellin,
ti shpërbana tana trajtat e hapsinës në nji çast.

Kjaj ti Ajkun e dishtrimeve t'mija, dihat e ligshto,
mos knoft kurrnji bylbyl pa buzën tande,
u fiksha si dielli n'njata sy puth shkreptijnë syve t’tuj,
kallt njajo prekje tançka dishrushëm ledh,
u prehtë n'prehnin tem dhimbja puth ty t'kafshon,
dritë lypt njaj diell n'nji rruaz vese, puth shputat e tuja njom,
e ndrittë n'tana behjet, m'përmallin përtrift anden.

S'mujta me ardh te pritja jote, am para gjithqysh,
pritja, lshue dorzan padurimit, i kje,
me provue prushin e puthjes tande, ah bre,
buzën puth eshk tue nguc epshin prush, si bana njet,
eshka nan ujvarën e flokve tuja puth lshohen zjarmue,
tue ma lërue kurmin me drithërim e dëshirim,
s'mujta ngase njaq fort deshta, sa dreshta.

Edhe tash, n'se s’muj me ardh,
edhe pse ardhja m’nguc me huj,
n'se andrra s'dim me ma kallzue rrugën puth m'bjen tek ti.
pash njat Zot m'prit, si derimtash,
ndoshta baj vend njaty ku t'ka lodh e lidh pritja,
e tash t'nguci diqysh, n'gush e n'buz,
e gjumin kam me ta prish, me trand njat amë,
me t'than se njaq t'due, sa as andrra s'din te ti me m'pru.

Kjaj Ajkun e legjendës e njomma gjoksin me lotin tand,
shkreh n'mue tan mrazin e pritjeve tuja,
ka hak njajo zemër, puth din me dasht, po s'din me durue,
ka hak njaja buzë, puth din me puth, po friget prej zjarmit,
tançka n'mue i bahet fli zemrës tande,
tue besue se ti mundesh me ken altar ma shumë se dishrim.

Ndoshta s'kam me mujt kurrë me ardh te ti, mish e shpirt,
por andrra jote m'pret e m'përcjell çdo natë lume,
me zjarm ma mbush kupën puth m'deh,
me lot ma njom buzën puth n'gishta m'dridhet,
tue dasht njaq shumë me t'prek, ani se tuj mos mujt.

Kjaj Ajukun se me këndu ke harrue,
kjaj e m'mso se si trazimi, dhimbjen me qiell mëkon,
e dëshirimi me pafundsi rreket me mbush boshin tem.
Mallkue kjoft dekiku i diellit tand, puth s'm'pa n'ag,
mallku kjoft zjarmi jot, puth m'djeg tue dasht me n'dez,
mallkue kjoft tankush s'din me dasht njaq sa t'due un’ ty.

Bekimi i mallkimit tem i blatoft zemrës tande nji Zot,
e un' kjosha njaj i përuluni gjunjëzim altari,
puth rrëshqan qillit po don me ju njit,
ngase don me t'dasht njaq sa s'mundet,
ngase mundet me dëshiru njaq sa don, n'se ti m'len.

Kjosh e bardh n'çdo rreze t’dritës së syve t'mi,
zjarm ndezt njajo zemër n'çdo trok e prehje,
t'dashtunit asht tue ken frym, njajo puth merr ti,
njajo puth m'm'bush mue... me diellin tand,
e shndrij... n'shndrij n'çdo prekje, e kall n'çdo andje,
krejtkund m'bahesh se çil përfytyrimi jot,
t'kundërmon kurmi e m'dalldis dehja jote.

Këndo Ajkun se kanga tash t'përkund me ernat,
e n'kllapin e amël t'çon, kah don,
tekatje ku s'ke me dasht me u ep ma kurr,
me fjet përjetsisht n'kraht e andrrimit,
tue drasht me m'dasht, siç dashtunija din e don,
e un jam tue tu lan tançka temen ty dorzan,
ty e njatij dielli puth na sheh, na dritt e na kall.
Amin!
(Albert Vataj)
 
Kjaj.. qaj ? Vetem k’te fjalen kuptova nga titulli ?!

Lauri aktivizohu se une kam interes te larte qe ta mesoj … K’te dialektin !!!
 
Kjaj.. qaj ? Vetem k’te fjalen kuptova nga titulli ?!

Lauri aktivizohu se une kam interes te larte qe ta mesoj … K’te dialektin !!!

Me ken aq kollaj po ,ka njerz te qyteteve tjera ne shkoder qe jetojn tash 50 vjet e nuk arrijn ta mesojn.
 
Me ken aq kollaj po ,ka njerz te qyteteve tjera ne shkoder qe jetojn tash 50 vjet e nuk arrijn ta mesojn.

Pse kshu ? Apo nga mungesa e informacionit ? Se nje gjuhe e aq me teper nje dialekt me te njentat rrenje …edhe mesohet .

Une Po te kem informacionin dhe ta praktikoj qofte edhe k’tu ne virtual … them qe per nje vit e mesoj pa prb . 😀
 
Përse më shkrove sërish letër,
Kur koha jonë flinte në hi ?
E di ç’më bëre ? Më ke ndezur,
për të më shuar përgjithnji.

E mbaj në duar, më djeg dorën,
E hedh matanë, shpirtin më djeg,
në zjarrin që më ke dërguar,
më thuaj ku ta gjej një shteg ?

Përse s’më le në punën time,
të flija lirshëm në harresë ?
Ç’t’u desh t’i dilje kohës kundër,
të fshije pluhur në kujtesë ?

Nëse tek ti lashë disa borxhe,
mos mi përmend, të lutem, kot,
më thuaj, pra, kush dashurisë iu dha,
dhe nuk i mbeti borxh ?

Përse më shkrove sërish letër,
kur koha jonë flinte në hi ?
E di ç’më bëre ? Më ke ndezur,
për të më shuar përgjithnji.

I.B.

C0664D67-4F33-4679-AC75-54AF32906FF2.jpeg
 
Pse kshu ? Apo nga mungesa e informacionit ? Se nje gjuhe e aq me teper nje dialekt me te njentat rrenje …edhe mesohet .

Une Po te kem informacionin dhe ta praktikoj qofte edhe k’tu ne virtual … them qe per nje vit e mesoj pa prb . 😀
Mu mrri lerg se sbaj praktika,se jam me ilaqe tensioni 🤣🤣🤣
 
Mu mrri lerg se sbaj praktika,se jam me ilaqe tensioni 🤣🤣🤣
Ec k’tu ti ec … se kjo tema eshte Fiks edhe per uljen e tensionit .😂

Te marrte e mira te marrte ..se me shkrive .😂😂
 
Ec k’tu ti ec … se kjo tema eshte Fiks edhe per uljen e tensionit .😂

Te marrte e mira te marrte ..se me shkrive .😂😂
Ktu shkruhet pa apostrof 🤣🤣
 
t’pata lexue

sytë në një poezi
shpirtin në një pikturë
trupin mbi një piano
dhe epshin ndër buzë...

kurse unë
kam mbet ai që dashuronte

aq i marrosun mbas teje
sa ma nuk e njoh as kët puthje
që ty t’shkruan
ma bukur
se asnjë tjetër....

Pjaver Kroni07237B0D-4F99-4C6F-92F8-943513F9E035.jpeg
 
Nadja e mir'!

Nadja e mir' me tan loçk t’zemrës
Tanveju puth njehni n’prehnin e andrrës t'tamëlt
Synin ua puth rrezja, e buzën ua ndez andja
Zgjimi u merr hopa, si fmijën kur gji i nep nana
E ditës ia difton si t’hyjshmin blatim.
Bahesh frym e fluturon me taftin e flladit, ksaj nadje
N’qiell, me t’pramin yll shkrep, n’rreze zjarmesh
n'krahnor t'gjëmon shkulmueshëm dëshirimi
e prush tue u përpush, vrik përpjet pupth.

Nadja e mir' e lumja ti puth kqyresh me rrezen e shndrin
ngjyresh hareshëm e larushit
n'kthjellim t'lodit lan syt e m'sheh n'shpirt.
Sod, asht nji ditë që del prej prehnit t'zgjimit,
e dritt shpërthimtare,
Dritë që çil n'çdo buz e gonxhe
Frymon e kundërmon deh e dalldis

Nadja e mir' t’kjoft, e bardh ama
ty zemër puth zashëm i zjarmon gjoksit, e kreshpëron gjinjt
ty dritë që t'puth kjo shkreptim hyjnimi
cytesh andjeve e t'amlave dëshirime,
kandje që prek me rreze ditën e ndez me shpirtje dritën,
ç'ka zemra me trokitje zgjon e shpirti blaton n'adhurime.

Nadja e mir' i kjoft njasaj vullnese n'ty,
njatij ngulmimi puth thuri me shpirtje andrrat
çohet me krah e jeton me flatra,
kumton me adhurim e kangës së zogjve
i'a beh ledhatare çdo melodie që n'buz i pushon.

Nadja e mir' t'kjoft, për njat Zot,
ty që t'preku me puthje tue t'prish andrrën,
n'tjetër andërr dashnimi t'kredhi,
siç di e sa due, pa u drasht
njaq sa t'muj, si tue dëshiru.

Nadja e mir' ty dritë që t'puth kjo rreze,
E t’çon përpjet ky hov e izëm,
t'përkund n'hymne si n'ninulla nana
dritsh në tana vezullimet e shpirtit tand,
siç dritën tana andjet e shndritën krejt mrekullimet.

Nadja e mir' e dita e bardh t’kjoft,
ty andje e andrrave t'mija.
E dritshme asht vullnesa e njatij shpirti
që gufue i nepet krahnorit,
kur tafti i freskët i agut mbështet kokën
njaty ku due me rrëzue puthjet
e me i vu zjarmin lumnimeve t'mija.

Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top