-  
											- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
 
-  
											- Mesazhe
- 115,968
 
-  
											- Reagimet e mara
- 84,995
 
Kishë, xhami e Sinagogë në të njëjtën ndërtesë, nis puna për “Shtëpinë e Njëshit

Në Berlin ka nisur nga punë ndërtimi i Shtëpisë së Njëshit, që do të shërbejë si vend lutjeje, faljeje dhe takimesh për të krishterë, myslimanë dhe hebrenj.
Inaugurimi i ndërtesës pritet që të bëhet në vitin 2025 dhe në të do të ketë hapësira të dedikuara për secilin besim fetar dhe hapësira të përbashkëta për takime mes besimtarëve për të promovuar dialogun ndërfetar.
Një utopi apo një shenjë shprese? Pas dhjetë vjet "diskutimesh", projekti i një vendi të përbashkët adhurimi midis të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve filloi më në fund me vendosjen e gurit të parë.
"Ne duam të diskutojmë dhe duke diskutuar, ne jemi bërë vëllezër", thotë Rabini Andreas Nachama, iniciator i këtij projekti me Pastorin Gregor Hohberg dhe Imamin Kadir Sanci.
Projekti ka marrë udhë në zemrën historike të kryeqytetit gjerman, me një kosto që do të shkojë rreth 47 milion euro. Ajo do të ndërtohet në themelet e Kishës Protestante të Shën Pjetrit (Petrikirche), shkatërruar nga bombat gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rrafshuar nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore.

Vepra do të ndërtohet kryesisht e financuar nga shteti gjerman, qyteti i Berlinit dhe donacione private.
“Dhjetë vjet më parë, shumë myslimanë nuk mund ta konceptonin një dialog me hebrenjtë. Kjo ka ndryshuar”, thotë Imam Kadir Sanci. "Shtëpia jonë përfaqëson të gjitha ndryshimet në shoqërinë tonë", shton Pastori Gregor Hohberg, veçanërisht shfaqja e një komuniteti mysliman që flet gjermanisht, i cili "është pjesë e Gjermanisë", siç thekson edhe hoxha.
g.shqip
 
 
		 
 
		 
 
		 
 
		 
  sinagoga
 sinagoga  the origins delle favole
 the origins delle favole 
 
 
		
 se çfarë flitet e çfarë bëhet në emër të Tij, edhe ai do bëhej ateist
 se çfarë flitet e çfarë bëhet në emër të Tij, edhe ai do bëhej ateist  
 
		 
 
		