Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kisha e mrekullive në Fier, ja misteret e saj

auto_Screenshot_161495804815.png

Në Fier është një kishë për të cilën banorët besojnë se bën mrekullira. Ajo është kisha e Shën Premtes në fshatin Povelçe, e cila daton që në shekullin 13-të.

Mund të mos e shihte dritën e diellit për kaq gjatë nëse nuk do të ishte për besimin e banorëve. Eshtë kisha e famshme e Shën e Premtes në Povelçë të Fierit. Shekullore, e bukur dhe mrekullibërëse.

E veçantë për arkitekturën dhe stilin, kisha i ka rezistuar 700 viteve madje edhe gjyleve të topit gjatë luftës së parë botërore

Bashkëshortët Hoxhaj ndërtuan shtëpinë këtu pas ndarjes së tokave në vitin 1991. Në këmbim të mbarësisë që morën prej saj ata kujdesen dhe mirëmbajnë kishën.

Shteti socialist e ktheu në magazinë por i dha gjithsesi statusin e monumentit të kulturës. Shteti i pas viteve 90 e braktisi në mëshirë të fatit.

Misticizmi dhe magjia e Shën e Premtes megjithë harresën e qeverive, nuk ka lënë indiferentë historianët. Studime të shumta tregojnë se kisha është vetëm një tregues i qytetit të zhdukur spinarica. Vetë kisha është ndërtuar nga tregtarët venecianë

Kaq shumë histori por as një shenjë për t’u treguar turistëve. Apolonia antike është vetëm pak km prej këtu. Sinjalistika turistike do të shërbente edhe për ruajtjen e varreve të ushtarëve të luftës së dytë botërore që ndodhen përreth kishës.

Kisha e Shën e Premtes daton në shekullin e XIII. Ajo është e famshme në të gjithë trevën e Myzeqesë për mrekullitë që i atribuohen. Kisha ishte pjesë e ndalesave të Ismail Qemalit gjatë rrugëtimit të pavarësisë dhe gjithashtu pjesë e vendngjarjeve në romanin e të madhit Jakov Xoxa " lumi i vdekur". Qëndresa e strukturës së saj në shekuj ka bërë që banorët përreth të besojnë se aty ka fuqi hyjnore duke e frekuentuar si vend pelegrinazhi. /Abc news.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back