Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
dora.jpg


Leximi i dorës është një art i vjetër, i cili parashikon të ardhmen nëpërmjet vijave të dorës. Ky art është shumë popullor në Japoni, ku lexuesit e dorës marrin 50 dollarë për çdo lexim nga besimtarët e kësaj praktike. Tani, të pakënaqurit me “fatin” që u ka dhënë natyra në vijat e dorës, po marrin masa drastike për të fituar mbarësinë në jetë. Ata duan të përcaktojnë vetë fatin e tyre, duke i ndryshuar vijat e dorës me kirurgji kozmetike.
Operacioni, i cili njihet se kryhet edhe në Kore, performohet me një bisturi elektrike, e cila djeg mishin duke lënë një shenjë gjysmë të përhershme. Mjeku Matsuoko në klinikën japoneze të bukurisë “Shonan Beauty Clinic” e ofron këtë ndërhyrje për 900 euro, por e kanë ndërprerë publikimin e reklamës për trajtimin, sepse nuk po përballonin dot kërkesat. Procedura kryhet për 15 minuta dhe mund të përfshijë ndryshimin e 5 deri në dhjetë vija dore. /kuriozitete.net/
 
Titulli: Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin .

hahahahahahahahahha kot marojn robota kta japant hahahahha kkhuuuu qa snin njeri !!!!!!!!
 
Titulli: Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin .

uffaaa.... cdo lloj budallalliku do shpiket kur s'ke besimin e drejte.. ore eshte ne natyre te njeriut qe te besoj diku, kshuqe besoni ne Zotin e Gjithesise se s'do keni nevoj as per plastike, e as per asgje... :P
 
Titulli: Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin .

Budalleku i njerezve eshte i pa fund lol
 
Titulli: Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin .

Kjo dmthnt e thuresh peralla, dhe te arish ti besosh si te verteta.
 
Titulli: Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin .

Shum perpara po hecen japonezi , gjithnje ne dispozicion te popullit.
 
Back
Top