“Kini kujdes nga Hëna e Plotë e Ujkut”

! - !

Once upon a time...
Shiko fotografinë 1773136

“Kini kujdes nga Hëna e Plotë e Ujkut”, astrologia e njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë në 28 janar dhe ka një paralajmërim: Ky fenomen iu bën më agresivë!​



Hëna e parë e plotë që pritet të shfaqet më 28 janar njihet ndryshe edhe si Hana e plotë e ujkut.



Sipas astrologëve energjia që ajo përçon nxjerr më në pah emocionet tona dhe shkakton ndryshime të humorit. Prandaj gjatë një Hënë të Plotë jeni më shumë të prirur për të qenë të dhunshëm dhe agresivë. Të tjera studime thonë se Hëna e Plotë disa njerëz i lë pa gjumë. Por a ndodh kështu edhe me Hënën e Ujkut?

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, astrologia Esmeralda Petrela tregoi çfarë është ky fenomen i çuditshëm.


‘Hëna e Plotë e Ujkut është hëna e plotë në shenjën e Luanit, sepse jemi në sezonin e Ujorit dhe hëna e plotë ndodh gjithmonë në shenjën e kundërt të shenjës ku është dielli.


Domethënë dielli tani është në Ujor, hëna e plotë del në shenjën e kundërt, në Luan. Edhe quhet Hëna e Ujkut thjeshtë sepse vendasit amerikanë edhe europianët mesjetarë, kanë vënë re, pasi në këtë periudhë kishte më pak ushqim, ujqërit ulërinin, ose rënkonin më shumë. Ndaj edhe quhet Hëna e Ujkut.

Kjo ndikon te emocionet, te dashuria, te iracionaliteti. Hëna e plotë ndodh në shenjën e Luanit dhe ai është shenja e zemrës, e pasionit dhe e shpreh. Njerëzit fillojnë tani t’i grumbullojnë më shumë emocionet brenda vetes së tyre dhe nuk mund të bëjnë ndryshe vetëm se të shprehin”, sqaroi astrologia e njohur.


Sot.com.al
 
Back
Top