Kinezja shpëtoi Vajzën që ra nga Kati i Dhjetë (VIDEO)

eGo0sTyle

System Engineer
kinezja-300x175.jpg


Wu Yupingun (31) televizioni kinez po e trajton si një heroinë të veten, meqë falë trimërisë, e gjakftohtësisë dhe shpejtësisë së saj ka shpëtuar jetën e një vajze dyvjeçare, Niu Niu, që ishte lënë e vetme në shtëpi, dhe kishte rënë nga dritarja e apartamentit në katin e dhjetë të qyteti Hangiu, kryeqyteti i krahinës lindore Ge Giang.

Kur pa fëmijën që po zvarritej në kornizën e dritares në katin e dhjetë, zonja Wuu me shpejtësi rrufeje, pasi hodhi këpucët me take të larta, vrapoi drejt ndërtesës dhe arriti me kohë që ta presë me duar vogëlushen që ra me shpejtësi të madhe.


Nga rënia e fuqishme Wu, edhe vetë nënë e një fëmije shtatëmuajsh, humbi vetëdijen dhe theu dorën, kurse vogëlushja Niu Niu përfundoi në barë, me lëndime të brendshme dhe gjakderdhje, por ç’është më e rëndësishmja e gjallë.

Momentalisht që të dyjat po mjekohen në spitalin e qytetit Fu Yang, drejtori i të cilit pohon se Wu manifestoi trimëri të madhe dhe rrezikoi jetën, meqë ka mundur të vdesë ose të mbetet përgjithmonë e paralizuar sikur fëmija që e kapi me aq mjeshtëri t’i binte në shpinë ose në kokë.

Ajo thotë se në asnjë moment nuk i kishte shkuar mendja për jetën e vet, dhe se dëshiron që vetëm Niu Niu të jetë mirë.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Burimi : Publialb
 
Back
Top