Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kinezët me raketa ndaj shiut

*deliza*

VIP
V.I.P
Sipas mediave kineze, organizatorët e Lojërave Olimpike kanë përdorur raketa speciale për të larguar retë e shiut mbi Pekin, për të penguar të reshurat të shiut të prishin spektaklin e fishekzjarrit në ceremoninë e mbylljes të Lojërave të 29-të Olimpike.

Aksioni është ndërmarë, pasi stacionet e meteorologjike kineze, disa orë para fillimit të ceremonisë së mbylljes, kanë vërejtur retë e shiut, të cilat janë afruar stadiumit "Foleja e Zogut". Sipas mediave kineze, janë harxhuar 241 raketa me kristale të jodit dhe pastaj 8 aeroplanë kanë vepruar mbi qiellin e Pekinit me materje kimike për të pastruar qiellin nga krijimi i reve të reja. Në ditën e hapjes solemne, më 8 gusht janë përdorur 1.100 raketa kundër shiut.

alsat-m​
 
Interesante ,por si e pabesueshme me duket :D

jo jo beso se ca nuk bejne kinezet :D uk jane kot e kot ata shume ne numer si popull.jane per te shpikur kesi lloj gjerash LOL
 
stacionet meteorologjike kineze, disa orë para fillimit të ceremonisë së mbylljes, kanë vërejtur retë e shiut - ky ka qene shkaku qe kane vepruar dhe kane ndermare nje aksion
 
Edhe mua me duket e pabesueshme edhepse jane perfolur shume e shume skandale qe kane ndodhur gjate ceremonise se hapjes
Ja disa:Ajo vajza e vogel qe ka kendu ne fillim eshte thene se nuk ka qene zeri i vertete i saj mandej ushtaret e kineze diten e hapjes se lojrave kane pasur te veshur te gjithe "pampers"sepse kane qendruar per 48 ore ne detyre edhe vazhdimisht ne prova dhe ne ceremoni te hapjes.
Dhe rasti me qesharak qe po me kujtohet per momentin eshte ai qe ka te beje me Agjencionin AntiDoping,qe kishte larguar nga gara nje garues me kuaj,me arsyetimin se kali eshte i dopinguar,pas disa ditesh merret vesh qe pronari i Kalit e ka ushqyer kalin me "spec djeges"(qe sipas tij do i ndihmonte te forconte muskujt dhe do i parandalonte lendimet)ndersa qe agjencioni e e kishte akuzuar per doping...pas disa diteve u hodh lajmi se ajo substance vjen nga speci dhe nuk ka asgje te ndaluar :haha::haha:
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 5 71.4%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 42.9%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 14.3%
Back
Top