Kinë, vjen në jetë një bebe 6.2 kg

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Një nënë në Kinë ka sjellë në jetë fëmijën më të bëshëm të njohur ndonjëherë në historinë e vendit më të populluar të botës. Bebja peshon plot 6.2 kg, në një kohë që pesha normale për një foshnje në lindje është 3-3.5 kilogramë dhe tejkalimi i peshës prej katër kilogramësh ndodh rrallë.

Nëna 27-vjeçare realizoi lindjen në një maternitet të Shangait. Ajo nuk deshi të identifikohej me emër në media, por peshën e fëmijës ia atribuoi dietës së saj gjatë shtatzënisë, e përqendruar tek qumështi, veza dhe frutat.

Sipas mjekëve, një tjetër arsye mund të jetë fakti që e reja ka shpenzuar shumë kohë në krevat gjatë nëntë muajve që mbante barrën, duke bërë që pothuajse të gjithë kaloritë e shtuara që konsumonte të përfundonin tek fëmija. /albeu.com/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Kinë, vjen në jetë një bebe 6.2 kg

Do ja ket fut icik kot ky boti me ket vidion se si kineze nuk duket ajo ...ose ndoshtja lindja eshte be ne kine :P
 
Back
Top