Kinë, pas diplomimit, studentët vrapojnë mbi ujë!

eGo0sTyle

System Engineer
njeriu-qw-vrapon-mbi-uje-300x210.jpg

Nuk janë foto filmash kinezë kung–fu me efekte. Studentët në qytetin Vuhan, të provincës Hubei në Kinë, janë kaq të eksituar gjatë ceremonisë së diplomimit, saqë po ecin dhe vrapojnë mbi ujë. Në fakt, ata ecin mbi tokë, edhe pse fotoja nuk është montazh. Ka të bëjë me përmbytjet në atë pjesë të Kinës, të cilat edhe pse mbollën shumë shkatërrim, paskan shërbyer për të provuar ecjen hyjnore mbi sipërfaqen e ujit. Fotot janë kryer në një zonë parku rreth liqenit, e cila duket se është kthyer e gjitha në një liqen të madh. Mbi trotuaret afër liqenit, ku vrapojnë e hidhen studentët, ka disa centimetra ujë, që u mundëson atyre të ecin përkrah me varkat. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur fort Kinën Qendrore dhe Jugore gjatë ditëve të kaluara dhe qyteti Vuhan ka mbetur pjesërisht i përmbytur.
 
Back
Top