Kinë, lumi shndërrohet në një tapet të gjelbër

cent

...Lontano
Ky është lumi më i gjelbër në botë, por jo për shkak të ngjyrës së ujit të tij. Lumi i Jingang, në Fuzhou, në Kinë është kthyer i gjithi në ngjyrë të gjelbër për shkak se është pushtuar nga zambakët e ujit, të cilët në mënyrë të çuditshme kanë pushtuar gjithë sipërfaqen e tij duke i dhënë pamjen e një tapeti të gjatë prej 400 metrash.
lumi-ne-kine-620x379.jpg

Bimësia në sipërfaqen e lumit është aq e dendur, sa është pothuajse e pamundur që të kalohet përmes tij me varkë.

Të gjendura më shpesh në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, zambakët e ujit kanë aftësinë të rriten në më tepër se një metër lartësi.

Por, edhe pse duken tërësisht të gjelbër në këtë fazë, këta zambakë pasi rriten dhe lulëzohen, çelin lule shumëngjyrëshe që japin një pamje akoma më fantastike.
/Top Channel
 
Titulli: Kinë, lumi shndërrohet në një tapet të gjelbër

shume pamje e bukur :) gjelberimi te clodh
 
Back
Top