Kina kreu me sukses fluturimin e parë të një avioni pa pilot të pakapshëm nga radari, bëri të ditur media shtetërore. Një avion pa pilot i quajtur “Shpata e Mprehtë” nga media bëri fluturimin testues përreth 20 minuta.
Kina ka qenë duke zhvilluar avionë të pakapshëm nga radarët përgjatë viteve të fundit, përfshirë avionë gjuajtës J-20 dhe J-31. Në shtator, një avion i telekomanduar fluturoi pranë një grupi ishujsh të diskutuar në Detin e Kinës Lindore duke rritur tensionin me Japoninë.
Pas këtij incidenti, Japonia tha se do të godasë çdo avion që fluturon në “hapësirën e saj ajrore”.
Ministria e Drejtësisë së Kinës tha se çdo përpjekje nga Japonia për të rrëzuar avionët kinezë do të konsiderohet si “një akt lufte”.
“Fluturimi i suksesshëm tregon se kombi ynë sërish ka pakësuar pabarazinë në fuqi ajrore mes vetes dhe kombeve Perëndimore”, tha një gazetë shtetërore dje.
Ekspertët thonë se Kina po bashkohet në këtë mënyrë me një klub të vogël kombesh që përfshijnë SHBA-në, Izraelin, Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilët po udhëheqin me teknologjinë e avionëve pa pilot. Paratë e Kinës të derdhura për mbrojtje kanë acaruar fqinjët e saj.
G.shqip