Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kina synon të pushtojë Hollywood-in

50715.jpg

PEKIN-Një shoqëri kineze, e udhëhequr nga manjati i mediave Bruno Wu, është përpjekur të vërë nën kontroll studion kinematografike “Summit Entertainment”.

Bëhet fjalë për studion që prodhon filmin “Twilight”, por që përfundoi në duart e kompanisë amerikane “Lions Gate Entertainment”.

Por, investitorët kinezë nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe për këtë do të vijojnë bisedimet me studion tjetër “Mirax”, për të arritur marrëveshjet e mundshme.

Kina konsiderohet si tregu i tretë botëror për kinemanë. “South China Morning Post” njoftoi më herët gjatë muajit se arkëtimet e siguruara falë kinemasë në Kinë regjistruan në vitin 2011 fitime rekord.
Sipas së përditshmes lokale, bëhet fjalë për një shifër të rritur me rreth 30 për qind, që ka arritur në 13 miliardë jen, ose 1.5 miliardë euro.

Top lista e filmave më të shikuar dominohet nga sukseset e realizuara nga Hollywood-i, në veçanti nga saga “Transformers” dhe “Kung Fu Panda”.
Por, dy prodhimet amerikane ndiqen nga “The Flowers of War”, filmi i parë kinez me një protagonist të huaj, i mirënjohuri Christian Bale.

(d.b/BalkanWeb)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back