Kina shpik Trenin “me këmbë”

asus_dj

Antarë
tren-shpejte.jpg
Azia vazhdon të na çudisë me evoluimin elektronik që po kryen. Kësaj rradhe është superfuqia ekonomike, Kina, e cila po planifikon të prodhojë një tren që ndryshe nga të zakonshmit do të lëvizë mbi rrugë dhe pa bllokuar trafikun e rënduar të kryeqytetit Pekin, raporton gazeta kombëtare indiane, “Hindu”.
Një linjë me autobuzë “fluturues”, që kalon rreth 2 metra mbi rrugë, do të eksperimentohet brënda fundit të vitit në Pekin. Autobuzi, ideuar nga inxhinierët kinezë dhe i ndërtuar nga “Shenzehn Hashi Corporation”, më saktë mund të quhet një autobuz me “këmbë të gjata”.
Shinat në të cilat do të levizë ky tren do të vendosen në anë të rrugëve. Për këtë shkak do të ndërtohet një tunel i lartë 2.2 metra mbi të cilin do të udhëtojë autobuzi i cili do të punojë me energji diellore.
Në pjesën e poshtme të tij ku do të kalojë rruga do të mund të vazhdojnë të qarkullojnë automjetet jo më të lartë se 1,8 m.
Burimi: Publialb.com
 
Pe: Kina shpik Trenin “me këmbë”

Aaaa sa bukur.
 
Back
Top