Sweetie
Anëtar i Respektuar
Shiko fotografinë 1785706
Një superkompjuter i ndërtuar nga qeveria e Kinës rimori vendin e sistemit më të fuqishëm në botë. Tianhe-2 është një gjendje të kryejë 33 trilionë llogaritje në sekondë, sipas një testimi.
Testimi kryhet për të parë se sa shpejt kompjuterët zgjidhnin disa lloje të caktuara ekuacionesh lineare për të përcaktuar shpejtësinë, por nuk merr parasysh faktorë të tjerë si sa shpejt mund të transportohen të dhënat nga një pjesë e sistemit në një tjetër.
Disa nuk janë të kënaqur me këtë sistem matjeje.
Tianhe-2, që do të thotë Rruga e Qumështit 2 – u zhvillua nga një universitet shtetëror në Guangzhu, në jug të vendit. Ai përdor procesorë të prodhuar nga Intel me njësi qendrore procedimi (CPU) të dizajnuara nga vetë universiteti.
Sistemi do të ofrohet për kërkime shkencore pasi të përfundojnë testimet. Zyrtarët thonë se industria e makinave do të jetë në listën e klientëve me prioritet. Sipas mënyrës aktuale të testimit, ai është një kompjuter dy herë më i shpejtë sesa i dyti në listë, superkompjuteri Tiran i departamentit të Energjisë të SHBA-së. /g.shqip