Kina nuk pranon hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit

legjenda

Tetova
Pekini ka refuzuar të pranojë thirrjet nga Kina për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e koronavirusit, tha ambasadorja kineze në Mbretërinë e Bashkuar Çen Ven.


Ajo për BBC-në theksoi se thirrjet për një hetim të tillë janë të motivuara politikisht.




Çen tha se një hetim i tillë i kishte penguar autoritetet kineze të luftojnë pandeminë Kovid-19.


Ajo paralajmëroi se teoritë e shumta të pakonfirmuara dhe dezinformatat në lidhje me shfaqjen e koronavirusit janë të ngjashme me “virusin politik”, i cili është më i rrezikshëm se Kovid-19. (MIA)

KINA-SHBA.jpg
 

Attachments

  • KINA-SHBA.jpg
    KINA-SHBA.jpg
    23.7 KB · Shikime: 0
  • KINA-SHBA.jpg
    KINA-SHBA.jpg
    23.7 KB · Shikime: 0
kim-13-600x360.jpg
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vdekur, ka bërë të ditur një rrjet televiziv nga Hong-Kongu, njofton New York Post.


Ndërkaq, më herët një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se Jong Un ndodhet në gjendje vegjetative, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike.





Zëvendësshefi i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka pretenduar se Kimi ka vdekur, duke cituar “një burim shumë solid”.


Disa raporte të pakonfirmuara, të atribuara burimeve të zyrtarëve në Pekin, thanë se një operacion për vënie të stentës diktatorit shkoi keq pasi duart e mjekut po dridheshin aq shumë

Screenshot_2-43-1000x461.png
 

Attachments

  • kim-13-600x360.jpg
    kim-13-600x360.jpg
    27.7 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_2-43-1000x461.png
    Screenshot_2-43-1000x461.png
    429 KB · Shikime: 0
  • kim-13-600x360.jpg
    kim-13-600x360.jpg
    27.7 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_2-43-1000x461.png
    Screenshot_2-43-1000x461.png
    429 KB · Shikime: 0
shutterstock_1711446622-600x360.jpg
Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendoi se drita e diellit mund të vrasë koronavirusin brenda disa minutave.


The Sun raporton se kërkimet e reja nga drejtoria e Shkencës dhe Teknologjisë në DHS zbuluan se lagështia e madhe, temperaturat dhe rrezet e diellit vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe jo poroze dhe në ajër.


“Vëzhgimi ynë më i mirë deri më tani, është fuqia që shfaq drita e diellit për të vrarë virusin në sipërfaqe dhe në ajër. Ne kemi parë një efekt të njëjtë edhe kur rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjave japin përgjithësisht efekte kundër virusit”, është shprehur këshilltari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, Bill Bryan.


Studimi zbuloi se virusi shkatërrohet më shpejt në prezencën e drejtpërdrejtë të dritës së diellit dhe mbijeton më lehtë në kushtet e ambientit të mbyllur.



Kujtojmë që Presidenti Donald Trump mori kritika për sugjerimin se pacientëve të infektuar me koronavirus mund t’u injektohet dezinfektues, i cili është tepër i dëmshëm kur gëlltitet nga njerëzit.


Duke këshilluar amerikanët së si të pastrojnë më mirë shtëpitë e tyre, Bryan vazhdoi më tej duke treguar se sa minuta shkatërrohet virusi me përdorimin e detergjentëve dhe alkoolit.


“Unë mund t’ju them se detergjentët do ta shkatërrojë virusin në 5 minuta, alkooli do ta vrasë brenda 30 sekondave. Dhe ky nuk është manipulim. Nëse i fërkoni mirë objektet, virusi do të largohet më shpejt”, tha Bryan.


DHS do të vazhdojë të vëzhgojë virusin në pështymë dhe mënyrën si reagon në ambiente dhe substanca të ndryshme. Edhe pse kushtet e verës do të çojnë në uljen e përhapjes së virusit, Bryan tha se amerikanët nuk janë ende gati të kthehen në daljet e tyre të zakonshme.
 

Attachments

  • shutterstock_1711446622-600x360.jpg
    shutterstock_1711446622-600x360.jpg
    23.9 KB · Shikime: 0
  • shutterstock_1711446622-600x360.jpg
    shutterstock_1711446622-600x360.jpg
    23.9 KB · Shikime: 0
merkel-730x440.jpg


Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.
“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Stein është korrespodent diplomatik për KAN, televizionin publik të Izraelit. Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.
Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo komentet në mediat sociale në të gjithë botën. Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë “model ” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.

“Një udhëheqëse e vërtetë”

Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë komentatori Ricardo Roa shkruan se ” 65 vjeçarja, doktore në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronës. Merkel shkruan ai është ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”. Roa thotë se kancelarja Merkel udhëheq me “me kthejlltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.
Lëvdatat dhe vlerësimet në mediat ndërkombëtare tregojnë se mënyra se si udhëheq vendin kancelarja Merkel është bërë një gjë e rrallë në botë. “Një udhëheqëse e vërtetë”, përfundoi komentatori nga Argjentina, duke kritikuar indirekt politikanët në Amerikën Latine. Kjo vlen edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kushdo që lexon shkrimet e tanishme të “The Atlantic”, “Forbes” ose “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.
 

Attachments

  • merkel-730x440.jpg
    merkel-730x440.jpg
    38.6 KB · Shikime: 0
ursula.jpg

Evropianët mund të jenë optimistë se një pushim veror eshte ende i mundur megjithë pandeminë e koronavirusit. Deklaraten e ka bere se fundi presidentja e Komisionit Evropian.
plazh.jpg
Një javë pasi ajo deklaroi per evropianet se nuk duhet te planifikojne pushime apo te bejne prenotime per kete vere, Ursula von der Leyen tani ka sugjeruar që pushimet mund të ishin të mundshme duke aplikuar ‘zgjidhje të zgjuara’.
“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore,” tha ajo në një intervistë ne portalin e lajmeve Porto Expresso.
‘Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancë sociale, por është mbresëlënëse të shohim që kemi gjetur zgjidhje. Kështu që unë jam optimiste për pushimet e verës” tha ajo.
Sidoqoftë, ajo nuk tha qartë në komentet e saj nëse fliste për pushime jashtë vendit apo brenda vendit.
Von der Leyen tha që ishte “mirë” që vendet po fillojnë të heqin “masat kufizuese”, por paralajmëroi që qeveritë duhet ta bëjnë këtë “me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.
Komentet e saj japin njëfarë optimizmi për shumë njerëz që janë detyruar të anullojnë planet e tyre për shkak të krizës globale të koronavirusit.
“Eshte e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që unë shoh është se ne kemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”, tha von der Leyen, duke shtuar se ajo ishte ‘e impresionuar’ me zgjidhjet që janë gjetur nga disa sektorë për të përballuar krizën.
“Për shembull, unë jam e impresionuar kur shoh se sa inovative është ekonomia, në mënyrën se si prodhimi ka ndryshuar,” tha ajo. “Punëtorët punojnë meë ndërrime, me grupe më të vogla, me distancë sociale, me masa të reja higjene.”
Masat e tilla, shpreson ajo, mund të përdoren gjithashtu për rihapjen e sektorit të turizmit nga i cili përfitojnë kaq shumë vende në Evropë.http://instant.revista-ora.com
 

Attachments

  • plazh.jpg
    plazh.jpg
    93.7 KB · Shikime: 0
  • ursula.jpg
    ursula.jpg
    46.5 KB · Shikime: 0
  • plazh.jpg
    plazh.jpg
    93.7 KB · Shikime: 0
  • ursula.jpg
    ursula.jpg
    46.5 KB · Shikime: 0
auto_wp4171515-780x4391587849483.jpg


Angela Merkel
Për kancelaren gjermane Angela Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.
“Mediet në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”.

Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve.
Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e medieve, vlerësimet politike apo komentet në mediet sociale në të gjithë botën.

lg.php

Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë fituese” gjatë krizës dhe janë model me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.
Lëvdatat për të nuk i kanë kursyer as “Forbes” apo “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.
Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë, komentatori Ricardo Roa shkruan se ”65- vjeçarja, doktorë në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet si një njeri normal edhe tani gjatë krizës së coronavirusit.
Merkel shkruan ai është ndër politikanet e pakët në mbarë botën që drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë.
Roa thotë se kancelaria Merkel udhëheq me “me kthjelltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.
 

Attachments

  • auto_wp4171515-780x4391587849483.jpg
    auto_wp4171515-780x4391587849483.jpg
    39.2 KB · Shikime: 0
  • auto_wp4171515-780x4391587849483.jpg
    auto_wp4171515-780x4391587849483.jpg
    39.2 KB · Shikime: 0
zvicra.jpg

Advertisment
Këshilli Federal ka vendosur të lehtësojë më tutje masat për luftimin e koronavirusit. Kështu, siç u kumtua në prag të konferencës për emdia dhe u konfirmua në vazhdim nga presidentja e federatës Simoneta Sommaruga, risitë janë këto:


Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch. Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020.


Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga dy persona të ulen në një tryezë . Dy javë më vonë, numri do të rritet në katër ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës në mes të tavolinave.


Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitëduhet të kenë një koncept mbrojtjeje.


Trajnimi sportiv në sportet masive është gjithashtu i mundur përsëri nga 11 maj në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash. Ka më pak kufizime në sportin e klasit të lartë, do të lejohen pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.




Këshilli Federal gjithashtu parashikon që ndeshjet sportive të ligave të larta profesionale do të jenë të hapura për publikun nga 8 qershori i vitit 2020.


Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.


Ngjarjet e mëdha sportive artistike etj. me më shumë se 1000 njerëz do të vazhdojnë të jenë të ndaluara deri në fund të gushtit 2020.


Kjo prek mbi të gjitha festivalet e shumta muzikore gjatë verës, përcjell albinfo.ch. Në shkollat fillore dhe të mesme, mësimet mund të zhvillohen përsëri në 11 maj. Vendimi qëndron te kantonet.


Në konferencen për media që po vazhdon, janë duke marrë pjesë tre ministra federalë: Presidentja (njëherësh ministre) Sommaruga, ministri i shëndetësisë, Berset dhe ai i ekonomisë, Parmelin
 
Sa shume vende ne Evrope kane zgjedh daten 11 Maj,si filles te lirmit te metrave.
Ajt i shalla nuk kemi perkeqsim te situates .
Ne ktej qe te Henen do pushojme dergimin e sms,te pakten do dalim pa dhene llogari ku shkojme.
 
Ishalla po hapen dhe kufinjte me Zvicren thuj o dashni @NeVertiti .
Dhe ktu me 11 Maj kan then po se shtyn akoma :(
Burg pa afat o la la hajd me deri tani po po behet e bezdishme ....
 
aeroplan-maska-696x391.jpg

Advertisment
Normalja e re e udhëtimit ajror ka të ngjarë të përfshijë një maskë për çdo pasagjer.


Të hënën JETBLUE njoftoi se, duke filluar nga 4 maj të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të mbajnë një maskë mbrojtëse gjatë udhëtimit.


“Vendosja e një maske nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vetes. Është për të mbrojtur ata që janë përreth jush,”- tha Joanna Geraghty, presidente dhe shefe operative e JetBlue, në një deklaratë. “Kjo është etiketa e re ajrore”.


JetBlue tha se politika e saj e re do të kërkojë nga pasagjerët të vendosin një maskë që mbulon hundën dhe gojën gjatë gjithë udhëtimit, përfshirë gjatë kontrollit, fluturimit. Pasditen e së hënës, American-i njoftoi se do të sigurojë maska për fytyrën, si dhe dezifektantë ose xhel, për pasagjerët. Shpërndarja e maskave të fytyrës do të fillojë në fillim të majit dhe do të zgjerohet në të gjitha fluturimet aq shpejt sa lejojnë furnizimet dhe kushtet operative. Në orën 19:00, të hënën, Delta tha se do të kërkonte nga të gjithë punonjësit të mbajnë maska duke filluar nga sot.




Sa për udhëtarët, “ne po i inkurajojmë klientët tanë të mbajnë maska dhe do t’i vendosim ato në dispozicion në sportelet e biletave, portat dhe aeroplanët,”, tha një zëdhënës i Delta.


Sara Nelson, presidentja e Shoqatës së Stuartëve , tha vazhdimisht të hënën, në Twitter dhe në forume të tjera, që agjensitë federale duhet të kërkojnë maska për pasagjerët e linjës ajrore.


Pas njoftimit të JetBlue, Nelson ka postuar në Twitter: “Punë e mirë, JetBlue duke qënë linja e parë ajrore amerikane që ndërmori këtë hap të përgjegjshëm. Ndërkohë, ne i inkurajojmë të gjithë pasagjerët që vullnetarisht të vendosin maska gjatë udhëtimit. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje DOT dhe HHS që të mandatojnë maska për të gjithë ekuipazhin, punonjësit dhe pasagjerët në aeroporte dhe aeroplanë”.


Në Kanada, Ministri i Transportit të Kanadasë njoftoi më 17 prill se, nga 20 prilli të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën në aeroportet Kanadeze. /Opinion.al
 

Attachments

  • aeroplan-maska-696x391.jpg
    aeroplan-maska-696x391.jpg
    29.9 KB · Shikime: 0
  • aeroplan-maska-696x391.jpg
    aeroplan-maska-696x391.jpg
    29.9 KB · Shikime: 0
trumpi1-696x477.jpgepa08371356 US President Donald J. Trump delivers remarks on the COVID-19 pandemic during the coronavirus task force press briefing at the White House in Washington, DC, USA, 18 April 2020. EPA/TASOS KATOPODIS / POOL

Advertisment
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Kina “do të bëjë gjithçka që mundet” që ai të humbë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar kështu kritikat ndaj Pekinit në kohën e pandemisë.


Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters, Trump ka thënë se Pekini përballet me “shumë” pasoja të mundshme nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shpërthimit të virusit, pasi duhej t’i kishte treguar botës shumë më herët për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.


Trump, i cili ka nisur një luftë tregtare me Kinën, shtoi se beson se Pekini dëshiron më shumë që konkurenti i tij demokrat, Joe Biden të fitojë zgjedhjet.




Trump po ashtu vuri në dyshim sondazhet që tregojnë se Biden mund të fitojë, duke e cilësuar atë si të paaftë.


“Nuk iu besoj sondazheve. Besoj se njerëzit e këtij kombi janë të mençur. Nuk mendoj se ata do ta zgjedhin një njeri që nuk është kompetent”.


Sakaq, mediat amerikane kanë raportuar se Trump ka qenë i ashpër me këshilltarët e tij politikë, pasi disa sondazhe të brendshme kanë parashikuar humbjen tij në disa shtete kyçe./Opinion.al
 

Attachments

  • trumpi1-696x477.jpg
    trumpi1-696x477.jpg
    40.7 KB · Shikime: 0
  • trumpi1-696x477.jpg
    trumpi1-696x477.jpg
    40.7 KB · Shikime: 0
Po t'anashkalojme gafat dhe lapsuset e Trump askush smund ta mohoje qe ka punuar me mire se Bush dhe Obama. Para Covid 19 e uli nivelin e papunsise ne shifra qe nuk ishin pare ndonjehere, nen 3.6%. Ka bere dhe ca marrveshje te mira ne interes te amerikanve, dhe ka mbajt rreth 80% te premtimeve qe kur ka ardh ne pushtet.

Vetem kur e mendon qe ka 4 vjet qe vetem sulmohet mediatikisht e kupton qe ato elitat e famshme qe kontrollojne boten nuk e duan aty ku eshte. Duan nje kukull ku me shume mundesi do e sjellin ne pushtet 2024 dhe nepermjet kukulles do vazhdohet me axhendat globaliste te rendit te ri boteror.
 
gjermania-696x385-1.jpg

Advertisment
Koronavirusi po ndyshon mënyrën e jetësës në të gjithë botën.




Mësohet se Hubertus Heil, ministri i Punës i Gjermanisë, ka deklaruar se do të propozojë një ligj për të punuar nga shtëpia në rastet kur është e mundshme edhe pas përfundimit të pandemisë.


Në një prononcim për “Bild am Zontag”, ai tha se sipas vlerësimeve fillestare, gjatë pandemisë, përqindja e njerëzve që punojnë nga shtëpia u rrit nga 12 në 25 për qind, kështu që tani janë të angazhuar në punë gjithsej rreth tetë milionë njerëz./ Opinion.al
 

Attachments

  • gjermania-696x385-1.jpg
    gjermania-696x385-1.jpg
    39.1 KB · Shikime: 0
  • gjermania-696x385-1.jpg
    gjermania-696x385-1.jpg
    39.1 KB · Shikime: 0
FacebookTwitterWhatsappLinkedin
Gjermania ka vazhduar ndalesën për të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare deri të paktën 14 qershor.
Gjermania po këshillon kundër të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare deri të paktën 14 qershor, njoftoi të mërkurën Ministri i Jashtëm i vendit Heiko Maas, raporton Reuters.


Maas u tha gazetarëve se vendi “nuk mund të këshillojë udhëtimin pa shqetësime” dhe se Gjermania po bashkërendon me vendet e saj fqinje evropiane në paralajmërimin global të udhëtimit.
“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të zgjatur paralajmërimin e udhëtimit përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund ta marrim këtë gjykim në këtë moment në kohë”, shtoi ai.
Lexo edhe:
coronavirus4-120x86.jpg
Screenshot-65-1-679x375.png


Maas lëshoi paralajmërimin zyrtar të Gjermanisë kundër udhëtimeve turistike nëpër botë në 17 mars, transmeton lajmi.net.
Ministri i Jashtëm tha se Gjermania kishte riatdhesuar 240,000 turistë nga e gjithë bota në Gjermani në katër javët e fundit. /Lajmi/
 

Attachments

  • Screenshot-65-1-679x375.png
    Screenshot-65-1-679x375.png
    127 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-65-1-679x375.png
    Screenshot-65-1-679x375.png
    127 KB · Shikime: 0
  • coronavirus4-120x86.jpg
    coronavirus4-120x86.jpg
    1.5 KB · Shikime: 0
  • coronavirus4-120x86.jpg
    coronavirus4-120x86.jpg
    1.5 KB · Shikime: 0
Çështja e lejimit të udhëtimit brenda Europës, ndërkohë që kriza e shkaktuar nga koronavirusi po lehtësohet, nuk është ende në rendin e ditës, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.


Deklaratën e sipërcituar Merkel e bëri pas një konference video me kryeministrat e landeve gjermane.




Kjo video konferencë ishte përqëndruar në lehtësimin e disa prej kufizimeve të vendosura në mes të marsit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.


Gjermania është një nga vendet me më pak viktima nga COVID-19, në raport me popullsinë.

Lexo edhe:
am-3-600x360-1.jpg
 

Attachments

  • am-3-600x360-1.jpg
    am-3-600x360-1.jpg
    22.1 KB · Shikime: 0
  • am-3-600x360-1.jpg
    am-3-600x360-1.jpg
    22.1 KB · Shikime: 0
9-1F29-4327-8AB0-0CC12FED8D2C_w1023_r1_s1588318514.jpg


Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ka parë prova që i japin atij një "shkallë të lartë besimi" se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, Trump tha se ai i kishte parë provat, por nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë.

Komentet ka të ngjarë të rrisin përplasjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Javët e fundit të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza dhe mohime për origjinën e koronavirusit.

Trump pretendoi sërish se koronavirusi mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej.
Deklaratat e Trumpit vijnë pasi agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se ende po hulumtonin nëse pandemia mund të ketë rezultuar nga një aksident në një laborator kinez.
Megjithatë këto agjenci e kanë përjashtuar mundësinë që virusi "të jetë krijuar nga njeriu ose të jetë modifikuar gjenetikisht".

Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan.
Në fillim të kësaj jave, Kina akuzoi politikanët amerikanë për "gënjeshtra".

Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.
Zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë shprehur vazhdimisht zhgënjime me Kinën. Pompeo javën e kaluar kërkoi që qeveria të shpjegonte se çfarë ndodhi.
Ai tha në një intervistë më 29 prill se Partia Komuniste Kineze "nuk ka qenë e hapur".
Pompeo në intervistën për Fox News vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e dinë se mjekët që raportuan për shpërthimin nuk ishin në gjendje të flisnin lirshëm dhe qeveria kineze dëboi gazetarët amerikanë.

"Ne e dimë që ata janë përpjekur ta mbulojnë këtë", tha ai.
Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht se nga erdhi virusi "në mënyrë që të parandalojmë që diçka të tillë të ndodhë përsëri"Bota Sot
 

Attachments

  • 9-1F29-4327-8AB0-0CC12FED8D2C_w1023_r1_s1588318514.jpg
    9-1F29-4327-8AB0-0CC12FED8D2C_w1023_r1_s1588318514.jpg
    29 KB · Shikime: 0
  • 9-1F29-4327-8AB0-0CC12FED8D2C_w1023_r1_s1588318514.jpg
    9-1F29-4327-8AB0-0CC12FED8D2C_w1023_r1_s1588318514.jpg
    29 KB · Shikime: 0
Numri i njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi tani ka kaluar 1 milion sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.


Këtë mëngjes ata raportuan se 1,014.931 të cilët kishin testuar pozitivisht për sëmundjen, tani ishin të qartë. Shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, me Mbretërinë e Bashkuar vetëm konfirmuar 859 rikuperime, transmeton lajmi.net.
Që nga ora 8 e mëngjesit sot, gjithsej 233,429 njerëz kanë vdekur me COVID-19, sipas shifrave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në të gjithë botën, 3,257,996 njerëz janë infektuar. Këtu janë përditësimet më të fundit nga e gjithë bota:
Kina
Parqet dhe muzetë e Kinës së Pekinit, përfshirë qytetin e lashtë të ndaluar, kanë rihapur për publikun pasi u mbyllën për muaj me radhë për shkak të pandemisë.
Qyteti i Ndaluar, dikur shtëpi i perandorëve të Kinës, po lejon vetëm 5,000 vizitorë çdo ditë, nga 80,000. Parqet po lejojnë që njerëzit të vizitojnë 30% të kapacitetit të zakonshëm.
PRI_150554963.jpg
Koreja e Jugut
Qeveria ka raportuar nëntë raste të reja të koronavirusit pasi infeksionet vazhdojnë të veniten. Shifrat e publikuara nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut sollën gjithsej në 10.774 infeksione dhe 248 vdekje.
PRI_150178787.jpg
Rusia
Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin tha se ai ka testuar pozitivisht për koronavirus dhe i ka thënë Presidentit Vladimir Putin që ai do të izolohet. Zëvendëskryeministri i parë Andrei Belousov do të kryejë përkohësisht detyrat e Z. Mishustin.
Moska përbën gjysmën e 106 mijë infeksioneve të raportuara dhe të enjten regjistroi afro 3,100 raste të reja.
PRI_150523192.jpg
Franca
Autoritetet shëndetësore të Francës lëshuan një hartë që tregon zonat e vendit që janë më të prekurit nga virusi, i cili do të shërbejë si referencë kur vendi lehtëson masat e izolimit pas 11 majit.
Franca ka raportuar 24.376 vdekje nga sëmundja në spital dhe në shtëpi pleqsh.
PRI_148249443-1.jpg
Gjermania
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha se autoritetet do të lejojnë që shërbimet fetare të rifillojnë dhe të lejojnë muzetë, kopshtin zoologjik, galeritë dhe sheshe lojërash të rihapen si pjesë e lirimit gradual të bllokimit.
PRI_147420407.jpg
Portugalia
Qeveria ka filluar të lirojë kufizimet, me dyqane të vogla, sallone për flokë, biblioteka, sallë ekspozite makinash dhe departamente qeveritare të taksave lejohen të rihapen nga e hëna e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Javën tjetër, automjetet e transportit publik do të lejohen të mbajnë deri në dy të tretat e kapacitetit të tyre, por udhëtarët duhet të mbajnë maska.
PRI_150432550.jpg
Republika Çeke
Qeveria Çeke po përshpejton qetësimin e saj të masave kufizuese të miratuara për të përmirësuar virusin, shkruan Metro. Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech tha se ngjarjet kulturore, sportive dhe të tjera publike do të lejohen të zhvillohen që nga 11 maj, dy javë më herët sesa ishte planifikuar më parë, për një maksimum prej 100 personash.
Teatrot, kinematë, sallat e koncerteve mund të rikthehen në biznes që nga ajo datë, me të njëjtin numër personash që marrin pjesë.
PRI_150440714.jpg
Turqia
Numri i çështjeve të konfirmuara në Turqi tejkaloi 120 mijë pasi ministri i shëndetësisë i vendit njoftoi 2.615 raste të reja në 24 orët e fundit. Fahrettin Koca gjithashtu raportoi 93 vdekje të reja ditën e enjte, duke e çuar totalin në 3.174, transmeton lajmi.net. Numri i përgjithshëm i infeksioneve tani është 120.204.
PRI_150535631.jpg
Japonia
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të koronavirusit përtej përfundimit të tij të planifikuar në 6 maj. Z. Abe tha se spitalet janë ende të mbingarkuara dhe punonjësit e mjekësisë janë nën një presion të fortë për t’u marrë me një numër pacientësh ende në rritje. /Lajmi.net/
PRI_150404737.jpg
Shpërndaje
 

Attachments

  • PRI_150432550.jpg
    PRI_150432550.jpg
    69.1 KB · Shikime: 0
  • PRI_150178787.jpg
    PRI_150178787.jpg
    48.5 KB · Shikime: 0
  • PRI_150440714.jpg
    PRI_150440714.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0
  • PRI_150535631.jpg
    PRI_150535631.jpg
    60.1 KB · Shikime: 0
  • PRI_150404737.jpg
    PRI_150404737.jpg
    39.9 KB · Shikime: 0
  • PRI_147420407.jpg
    PRI_147420407.jpg
    37.7 KB · Shikime: 0
  • PRI_148249443-1.jpg
    PRI_148249443-1.jpg
    39.6 KB · Shikime: 0
  • PRI_150523192.jpg
    PRI_150523192.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
  • PRI_150554963.jpg
    PRI_150554963.jpg
    44.9 KB · Shikime: 0
  • PRI_150404737.jpg
    PRI_150404737.jpg
    39.9 KB · Shikime: 0
  • PRI_150535631.jpg
    PRI_150535631.jpg
    60.1 KB · Shikime: 0
  • PRI_150440714.jpg
    PRI_150440714.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0
  • PRI_150432550.jpg
    PRI_150432550.jpg
    69.1 KB · Shikime: 0
  • PRI_147420407.jpg
    PRI_147420407.jpg
    37.7 KB · Shikime: 0
  • PRI_148249443-1.jpg
    PRI_148249443-1.jpg
    39.6 KB · Shikime: 0
  • PRI_150523192.jpg
    PRI_150523192.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
  • PRI_150178787.jpg
    PRI_150178787.jpg
    48.5 KB · Shikime: 0
  • PRI_150554963.jpg
    PRI_150554963.jpg
    44.9 KB · Shikime: 0
COVID-1_NR-600x360.jpg
Pavarësisht se ka infektuar më shumë se 3 milionë persona anembanë botës, janë ende 34 shtete dhe territore që ende nuk kanë raportuar asnjë rast të infektuari me pandeminë e koronavirusit.


Këtu përfshihen, Komoros, Lesoto, Taxhikistani, Turkmenistani dhe shumë shtete ishullore në Paqësor, si Nauri, Kiribati dhe Ishujt Solomon.





Ndërkohë që prej 20 prillit, 213 shtete dhe territore nga 247 të njohur prej Kombeve të Bashkuara kanë raportuar të paktën një rast me Covid-19.


Nga këto 186 kanë përjetuar transmetime lokale, ku virusi është përhapur brenda komuniteti.



Viktima janë shënuar në 162 shtete. Por edhe pse një vend nuk ka raportuar asnjë rast nuk do të thotë që virusi nuk mund të jetë prezent.


Për shembull, Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë person të prekur me virusin e ri, por vetëm se kufizohet nga Kina, Rusia dhe Koreja e Jugut, vende këto që janë përballur me një numër të madh të infektuarish, të bën të mendosh se Covid-19 mund të jetë i pranishëm në vendin komunist.


5 shtete dhe territore ja kanë dalë të çlirohen nga virusi pasi e kanë menaxhuar më së miri situatën me rastet e paraqitura.


Këto janë Anguilla, Greenland, ishujt e Karaibeve St.Barts dhe Saint Lucia dhe Jemeni.
 

Attachments

  • COVID-1_NR-600x360.jpg
    COVID-1_NR-600x360.jpg
    39.8 KB · Shikime: 0
  • COVID-1_NR-600x360.jpg
    COVID-1_NR-600x360.jpg
    39.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top