Kina dominon në botërorin e notit në Barcelonë

cent

...Lontano
Kampionati Botëror I Notit që po zhvillohet në Barcelonë hyri në ditën e tij të tretë, sidoqoftë ndihet qartësisht dominimi I Kinës që në evente të tilla tashmë është shndërruar në një superfuqi.
30cws5w.jpg
Pavarësisht progresit të bërë, megjithatë nevojitet ende shumë punë për të bërë në garat e gjata, gara ku gjithsesi tradita ndikon. E njëjta histori u përsërit në disiplinën e 10 km. për meshkuj ku ai që triumfoi ishte notari grek Spyridon Gianniotis. 2-vjet më parë në Shanghai, Gianniotis u bë sportisti më I madh në moshë që siguroi një medalje të artë, sidoqoftë 33-vjecari grek këtë radhë u shkëput ndjeshëm, aq sa për t’I rezistuar edhe atij kthimi të vonë të nënkampionit olimpik Thomas Lurz, në pjesën e fundit të garës.

Në fund Gianniotis e përfundoi garën e tij pas 1h 49’ 12” duke mbrojtur kështu me sukses titullin e dy viteve më parë. Pas tij me 3” vonesë u rendit gjermani Lurz, ndërsa I treti u pozicionua pikërisht kampioni olimpik I Londërs, tuniziani Oussama Mellouli, që mundi për vetëm 0,6” dyshen Damien Cattin – Vidal, Richard Weinberger. Në hedhjet nga trampolina Kina la sërish thërrimet për kundërshtarët. Kështu në kërcimin e sinkronizuar nga platforma 10 metra, dyshja kineze e femrave Chen Ruolin – Liu Huixia grumbulloi plot 356,28 pikë, duke dominuar gjithë konkurrencën. Në planin personal ishte medalja e katërt e artë për Chen, që numëron gjithashtu edhe katër medalje të arta në Lojërat Olimpike.

Dyshja kanadeze, Meaghan Benfeito – Roseline Filion, që 11 muaj më parë, në Londër meritoi medaljen e bronztë triumfoi për vetëm 0,27 pikë kundrejt ciftit nga Malajzia Pandelela Rinong – Mun Yee Leong. Më herët kinezi Shixin Li mbrojti me sukses titullin e tij në hedhjen nga trampolina, nga platforma 1 metër, duke fituar i shkëputur ndjeshëm ndaj Illya Kvasha. 25-vjecari ukrainas, I cili numëron plot 4 tituj evropianë në karrierë la pas me pothuajse tre pikë më shumë meksikanin Alejandro Chavez. Nëse Kina lë shenjë në kërcimet nga trampolina Rusia vazhdon të dominojë notin e sinkronizuar. Në Pallatin e Sporteve Palau San Jordi, Rusia koleksionoi medaljen e tretë radhazi në notin e sinkronizuar, duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht Spanjën dhe Ukrainën.
/S.Sport
 
Titulli: Kina dominon në botërorin e notit në Barcelonë

Kane ec ne cdo fushe kinezet
 
Titulli: Kina dominon në botërorin e notit në Barcelonë

Vetem shpresoj qe ne futboll mos te na marrin perpara se sdurohen kinezet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top