KIMIOTERAPIA - beteja që nuk fi tohet vetëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
KIMIOTERAPIA - beteja që nuk fi tohet vetëm
اelësi i suksesit në trajtimin e kancerit me kimioterapi përfshin një skuadër të madhe: pacientin, familjen, miqtë dhe ekipin mjekësor. Diagnostikimi i kancerit shkakton frikë dhe panik jo vetëm tek pacienti por edhe tek familja, miqtë, njerëzit e tij të dashur. Pas kalimit të këtij shoku fi llon lufta e gjatë e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje dhe sot ka shumë arsye për të qënë optimist. Dekadat e fundit janë bërë arritje të mëdha në trajtimin e kancerit dhe në bërjen e këtij trajtimi sa më të përballushëm, si fi zikisht ashtu dhe emocionalisht. Kimioterapia është një nga arritjet më të mëdha në historinë e mjekësisë. Për miliona njerëz ajo bën të mundur trajtimin e kancerit në mënyre efektive dhe gjithashtu i ndihmon ata të kenë një jetë sa më normale.

اfarë është kanceri?
Fjala kancer tregon ndryshimet e ndodhura në qelizat e organizmit si pasojë e të cilave këto qeliza rriten në mënyrë të pakontrrolluar. Kanceri mund të
ndodhë pothuajse në të gjitha qëlizat e trupit. Ai fillon duke dëmtuar DNA-në e qelizës, që kontrollon të gjitha funksionet e saj duke përfshirë edhe shumimin. Një tumor është një masë ose një koleksion qelizash tumori mund të jetë beninj ose malinj. Tumoret beninj janë jokanceroz. Ato mund të rriten por nuk përhapen në indet përreth tyre dhe as në zona të tjera të trupit. Tumoret malinj janë kanceroz. Ndryshe nga qelizat normale ato mund të përhapen e të rriten në indet përreth tyre si dhe në zona të tjera të trupit larg nga vendi ku është diagnostikuar kanceri (metastaza).

Cili është roli i kimioterapisë në trajtimin e kancerit?
Në varësi të llojit të kancerit dhe të faktit se sa e avancuar është sëmundja kimioterapia mundet të:
- Kurojë kancerin
- Kontrollojë kancerin
- Lehtësojë simptomat e kancerit
Në disa raste kimioterapia përdoret si trajtimi i vetëm por në shumicën e rasteve ajo merret së bashku më kirurgjinë ose radioterapinë. Kimioterapia mund të:
- Bëjë një tumor më të vogël përpara kirurgjisë ose radioterapisë. Në këtë rast ajo quhet kimioterapi neoadjuvante
- Të shkatërrojë qelizat malinje që mund të mbeten mbas trajtimit me kirurgji ose radioterapi. Kjo quhet kimioterapi adjuvante
- Të ndihmojë radioterapinë të jetë sa më efektive.
- Të shkatërrojë qelizat malinje në një rikthim të sëmundjes.
Kimioterapia mund të eleminojë qelizat kanceroze në distancë nga vendi ku kanceri është diagnostikuar prandaj kimioterapia konsiderohet trajtim sistematik. Më shumë se gjysma e personave të diagostikuar me kancer kanë nevojë të trajtohen me kimioterapi.
اfarë bën kimioterapia, si funksionon ajo?
Kimioterapia vepron duke shkatërruar qelizat malinje (kanceroze). Fatkeqësisht, ajo nuk mund të përzgjedhë ose të bëjë diferencën midis një qelize malinje dhe një qelize të shëndetshme. Kështu kimioterapia eleminon jo vetëm qëlizat malinje në rritje të shpejtë por gjithashtu edhe qelizat e tjera në rritje të organizmit. Ky fakt na ndihmon të kuptojmë edhe pse kimioterapia jep efekte anësore. Lëkura, palca e kockave, folikujt e fl okëve dhe sistemi
tretës kanë qeliza që janë në rritje të vazhdueshme, kjo është arsyeja që ato dëmtohen nga kimioterapia. Por qelizat normale mund t’i zëvendësojnë qelizat e shëndetshme të dëmtuara nga kimioterapia. Kështu që dëmtimi i qelizave të shëndetshme zakonisht nuk zgjat. Shumica e efekteve anësore zhduken menjëherë mbas mbarimit të trajtimit me kimioterapi.
Cdo medikament ka një mënyrë të ndryshme veprimi dhe është efektiv në një kohë specifi ke të ciklit qelizor kundrejt të cilës është drejtuar kështu që në shumicën e rasteve bëhet kombinimi i disa medikamenteve (skema e kimioterapisë) për të luftuar kancerin njëkohësisht në disa fronte. Një skemë kimioterapie (një plan trajtimi) zakonisht përfshin medikamentet që luftojnë kancerin plus medikamentet që ndihmojnë në dhënien e kimioterapisë me doza të plota për të arritur në këtë mënyrë rezultate optimale.

Si aplikohet kimioterapia?
Në shumicën e rasteve, si një serum, medikamentet e kimioterapisë i injektohen pacientit në rrugë intravenoze. Zakonisht çdo cikël i kimioterapisë pasohet nga disa javë pushim në varësi kjo të planit të trajtimit që është hartuar nga mjeku paraprakisht. Në shumicën e rasteve pacientët që marrin kimioterapi qëndrojnë vetëm disa orë në spital dhe nuk është e nevojshme të hospitalizohen. Meqë trajtimi me kimioterapi kërkon një numër të madh infuzionesh sot në shumë spitale të specializuara, sikundër edhe në Spitalin Amerikan në Tiranë, aplikohet implantimi i një sistemi port-kateter. Me vendosjen e këtij sistemi eleminohen disa nga disavantazhet që mund të vijnë si rrezultat i infuzioneve të shpeshta që nevojiten gjatë kimioterapise siç janë: dhimbja gjatë shpimeve, vështirësitë në gjetjen e venave, infeksionet sipërfaqësore të lëkurës etj. Porta është një disk i vogël metalik ose plastik që me anë të një kateteri lidhet me një venë të madhe. Nëpërmjet kësaj porte pacienti merr kimiotërapinë, gjak për ekzaminime ose çdo lloj infuzioni për të cilin mund të ketë nevojë. Porta për aplikimin e kimioterapisë vendoset nën lëkurë kështu që pacienti në ntervalet midis cikleve të kimioterapisë, kur është jashtë spitalit, mund të bëjë një jetë normale.

اfarë duhet të kuptojmë meefekte anësore të kimioterapisë?
Për shumë njerëz kimioterapia është e frikshme jo vetëm sepse ajo trajton kancerin por edhe për shkak të shumë efekteve anësore që janë dëgjuar rreth saj. Por dekadat e fundit janë bërë arritje të mëdha dhe shumë nga efektet anësore që lidhen me kimiotërapinë mund të parandalohen apo të kontrollohen. Kjo arrihet jo vetëm si rezultat i medikamenteve të reja që përdoren për këtë qëllim por edhe në sajë të një komunikimi të ngushtë midis
pacientit, mjekut dhe infermieres së kimioterapisë. Ngjarjet e padëshirueshme që mund të pësojë organizmi pas aplikimit të kimioterapisë, që nuk kanë lidhje me sëmundjen e diagnostikuar, referohen si një komplikacion i trajtimit me kimioterapi ose ndryshe si efekt anësor.

Cilat janë disa nga efektet anësore më të zakonshme të kimioterapisë?
Disa nga efektet anësore me të zakonshme që hasen gjatë kimioterapisë janë:
- Ulja e rruazave të bardha të gjakut
- Ulja e rruazave të kuqe të gjakut
- Ulja e trombociteve
- Të perziera
- Të vjella
- Rënie të fl okëve
- Dobësi trupore
Disa efekte anësore mund të jenë shqetësime të përkohshme dhe të suportueshme dhe në përgjithësi nuk zgjasin shumë pas aplikimit të ciklit të kimioterapisë(të përzierat, dobësia trupore etj)
Rënia e flokëve (alopecia) është një efekt anësor që përjetohet keq nga pacienti. Zakonisht rënia e flokëve fillon pas javës së tretë të fi llimit të mjekimit. Një muaj pas mbarimit të kimioterapisë fl okët fi llojnë të rriten përsëri madje në shumë raste më të fortë dhe më të shpeshtë se më parë.
Një nga efektët anësore më të rëndësishme të kimioterapisë është ulja e rruazave të bardha të gjakut
- gjendje që quhet neutropeni dhe që mund të detyrojë mjekun të ndërpresë trajtimin me kimioterapi, pasi e vendos pacientin në rrezik për infeksione. Fatmirësisht tashmë mjeku ka në dorë një mënyrë për ta menaxhuar këtë situatë më anë të disa medikamenteve që rrisin leukocitet (colony-stimulating factors CSF) ثshtë e rëndësishme që pacienti dhe familjarët të dinë efektet anësore që mund të japë kimioterapia pasi në këtë mënyrë mund të arrihet komunikimi i ngushtë midis tyre dhe ekipit mjekësor për eleminimin e tyre.
ثshtë koha të thyhen tabutë dhe t’i thuhet e vërteta pacientit të diagnostikuar me kancer. Pas kalimit të shokut nga mësimi i diagnozës, fi llon lufta e gjatë e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje, luftë në të cilën vetë pacienti ka një rol të rëndësishëm.
Askush nuk mund ta quajë diagnostikimin me kancer ose aplikimin e cikleve të kimioterapisë një experiencë normale, por duke e luftuar ketë sëmundje në ‘”ekip’’, mund të arrihen rezultate më të mira dhe mund të arrihet që jeta e pacientit të qëndrojë sa më normale gjatë këtij trajtimi.
DR. EMILJANA HUTI
ONKOLOGE
Pranë Spitalit Amerikan të Tiranës
“Për shumë njerëz kimioterapia është e frikshme jo vetëm sepse ajo trajton kancerin por edhe për shkak të shumë efekteve anësore që janë dëgjuar rreth saj. Por dekadat e fundit janë bërë arritje të mëdha dhe shumë nga efektet anësore që lidhen me kimiotërapinë mund të parandalohen apo të kontrollohen. Kjo arrihet jo vetëm si rezultat i medikamenteve të reja që përdoren për këtë qëllim por edhe në sajë të një komunikimi të ngushtë midis pacientit, mjekut dhe infermieres së kimioterapisë.
‘’Ekipi’’ i trajtimit përbëhet nga mjeku specialist, infermierja që aplikon kimioterapinë dhe pacienti së bashku me njerëzit e tij të afërt. Vetë pacienti,
familja dhe miqtë duhet të jenë pjesë aktive e këtij ekipi. Kjo është arsyeja që ata duhet të kenë informacion mbi sëmundjen dhe mbi efektet anësore të kimioterapisë.”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top