Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kim Jong Un bëhet baba për të tretën herë

Diktatori Kim Jong Un bëhet baba për të tretën herë

Shiko fotografinë 31000


Teksa tensionet vazhdojnë të rriten në nivelin ndërkombëtar pas lëshimit të një rakete mbi Japoni, nga Koreja e Veriut vjen një tjetër lajm.

Diktatori Kim Jong-un është bërë baba për herë të tretë, sigurisht në fshehtësi të madhe. Lajmi bëhet i ditur nga Koreja e Jugut. Gruaja e Kim, Ri Sol-ju duket se ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të diktatorit në muajin shtator.

Gjinia dhe emri i fëmijës nuk dihen, ashtu siç ka ndodhur edhe me dy fëmijët e tjerë të udhëheqësit të Penianit. I vetmi informacion i rrjedhur nga shteti i izoluar është emri i vajzës së dytë, Ju-ae, e ardhur në jetë në vitin 2013.

Zërat mbi shtatzëninë e Ri Sol Ju që duhet të jetë 27 vjeç ishin përhapur muajt e fundit pasi gruaja e liderit, praktikisht ishte zhdukur nga eventet publike. Ajo u fotografua për herë të parë krah diktatorit në vitin 2012, ndërsa sipas burimeve të inteligjencës së Seulit, martesa mes tyre ka ndodhur në vitin 2009.

Edhe mbi jetën e zonjës së parë të Koresë së Veriut dihet shumë pak. Viti i lindjes, sipas burimeve të ndryshme, është mes 1985 dhe vitit 1989, sipas “New York Post” ka frekuentuar një shkollë muzike e në 2005 ka qenë nxitëse tifozësh në Korenë e Jugut për kampionatet aziatike të atletikës.

Disa burime pretendojnë se para se të martohej me Kim ka qenë këngëtare e pas martesës burri i saj i kishte konfiskuar CD-të e të gjitha materialet që mund të konfirmonin karrierën e saj. Megjithatë, kjo nuk është provuar. Ka edhe nga ata që thonë se Ri Sol You nuk është emri i saj i vërtetë.*

o al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back