Këtyre u thonë flokë të gjata…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
long-hair1_532_1474447x.jpg


Ky është një rast shumë i veçantë. Kjo vajza ka rritur flokët në këtë gjatësi të rrallë dhe tanimë është e gatshme ti shesë ato për 3,500 paund që të përdoren për zgjatime (extensions). Natasha Moraes de Andrade nuk i ka prerë asnjëherë flokët dhe rrjedhimisht ka mundur të ketë këtë rezultat. Ndërsa flokët kanë arritur thuajse gjatësinë e plotë të vajzës asaj i duhet të menaxhojë punët e përditshme duke duruar edhe transportimit e flokëve. /Lajmifundit.com/

long-hair3_532_1474451a.jpg
 
Pe: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Mu kujtua ajo perralla..qe trimit per tu ngjitur te kulla, duhej qe princesha te leshonte floket e saja nga dritarja.. LOL LOL
 
Pe: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Mu kujtua ajo perralla..qe trimit per tu ngjitur te kulla, duhej qe princesha te leshonte floket e saja nga dritarja.. LOL LOL

hahahahahahaha,..Dhe per kete ja vlen..te ngjitesh sepse qeka dhe kjo burrnesh,,'TOPULAKE..'
 
Titulli: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Megjithate e bukur, lezetshme dhe e kendshme.
 
Re: Këtyre u thonë flokë të gjata…

OMG, kam degjuar dhe raste te tjera qe kan rritur floket edhe i presin e i shesin.
Njeriu gjen patjeter dicka per te mbijetuar:P . Biznes i madh ky i flokeve :P
 
Titulli: Këtyre u thonë flokë të gjata…

kot aspak nuk me duken bukur, ca me ju ba atyre?
 
Titulli: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Te ishte i drejte do dukej bukur, por ashu val-val dhe dallg-dallg sme pelqen:P
Gjithsesi, besoj qe ka gjithe ate ceremoni per tu krehu, per ta lare, per ta thare... Pse ta besh jeten kaq te veshtire?!
 
Titulli: Këtyre u thonë flokë të gjata…

prandaj them dhe un sweet, nuk din ca te besh me to problem edhe ne bus kur te hipesh ka mundesi tet kerkojn bilet:konfuz:
 
Pe: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Sme pelqejne,kot jane...Ok me pelqejne floket e gjate,te drejte te derdhur,por jo keshtu si kjo...Eshte kot gjithe ai flok...
 
Titulli: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Per t'i shitur jo... Por shoqja ime (se ciles iu rriten shume floket gjate shtatezanise nga vitaminat, ashtu si edhe mua), i dhuroi per Locks of Love per femijet nen 18 vjec qe vuajne nga nje semundje dhe i kane rene floket. Me keto pastaj krijohen prosthetics per floket per keta femije.
 
Pe: Këtyre u thonë flokë të gjata…

do doja te dija sa koh harxhon per ti rregulluar, per ti lare, per ti krefur dhe sa shampoo perdor ne jav :D
 
Pe: Këtyre u thonë flokë të gjata…

Hmmmmmmm tamam floke
 
Shet flokët për 5000 dollarë

Natasha Moraes de Andrade kishte vite që përmendej për flokët e saj. Në moshën 12-vjeçare, vajza që jeton në nje zone te varfer te Rio de Zhaneiros, ishte mbiquajtur “Rapunzela e vertete”.
Floket e saj 1,6 metra te gjate, nuk i kishte prere asnjehere. Per Natashen, ato ishin nje burim krenarie, por se fundi eshte bindur se mund te ktheheshin fare mire edhe ne nje burim financiar. Pas shume hezitimesh, 12 vjeçarja vendosi t`i prese dhe t’i shese per extension ne kembim te nje shume prej 5.000 dollaresh amerikane, te cilat mjaftojne qe familja e saj te mund te bleje nje shtepi per te qene.

Floket e pengonin me perpara Natashen te luante lirisht si te gjithe femijet e te tjere apo te shkonte ne plazh. Larja e tyre kerkonte 4 ore ne jave dhe nje ore e gjysmë duhej cdo dite per krehjen. Kjo ka bere qe perveç parave te siguruara, vajza te mos pendohet per veprimin e saj ndersa thote se ndihet shume mire edhe me veten.

“Ne fillim, kur u ula ne poltrone, shpertheva ne lot, por pastaj mu duk sikur rifitova lirine time”, rrefen ajo. Floket e Natashes tani nuk jane me te gjata se 40 centimetra dhe kerkojne vetem 5 minuta kohe per t`u lare. Sa per familjen, ajo ka filluar punen per ndertimin e shtepise se re, ku 12-vjeçcarja do te kete nje dhome vetem te sajen.rapu11-104x300.jpg
rapu21-104x300.jpgrapu41-157x300.jpgrapu51-300x214.jpgrapu71-300x214.jpg
/b/shqip/
 
Pe: Shet flokët për 5000 dollarë

E kam lexuar dhe me perpara kete gje...E para se kuptoj pse ju deshen kaq te gjate floket kesaj?Dmth pse i la te rriteshin kaq shume?Floket e gjate vec pune te krijojne(e them se i kam patur vete te tille,deri para disa kohesh qe ja futa gershere,eh sa mu dhimbsen tek binin ne toke LOL)

Gjeja tjeter kjo ne fund i ka shitur,dmth ka bere biznes flokesh(se spo them ate tjetren):D
 
Titulli: Shet flokët për 5000 dollarë

Vetem me shampo qe si dilet ketyre flokeve :D

Ide e mire ,ta kisha ditur do i kisha zgjat dhe une ...strategji e mire ne kohe krize
 
Back
Top