Këto janë trëndafilat e shkretëtirës

Arfenilla

Themelues i Forumit



trendafilet_1467158741-9577222.JPG

Trëndafilat e shkretëtirës mund të krijohen në shkretëtira të shumta, ndërkaq formohen kur uji avullon në kushtet e rërës së thatë, kryesisht pas shirave të rralla të shkurtra.

Gjatë rritjes së tyre, kokrrat e rërës mbeten të robëruara në gjips, duke u dhënë trëndafilave ngjyrën e tokës shkretinore e cila mund të jetë gjithmonë e ndryshme, varësisht në cilën shkretëtirë është formuar.

Më së shpeshti shihen në skaje të Saharasë, si edhe në sipërfaqe të mëdha të njelmëta në Tunizinë Jugore. Nganjëherë rriten veç e veç, nganjëherë në buqete të bardha të mrekullueshme të cilat shpesh shihen në shkretëtirat e Meksikës.

Këta trëndafila janë atraksione popullore dhe unike turistike, ndërkaq në shtetet siç është Tunizia mund të blihen me çmim prej një deri në disa euro.

Kërkimi i trëndafilave të shkretëtirave është pasion i zakonshëm i natyralistëve dhe gjeologëve, të cilët jetojnë në provincat lindore të Arabisë Saudite.

Ata nganjëherë i kalojnë disa ditë duke gërmuar rërën e nxehtë të shkretëtirës për ....B albeu.com
 
Back
Top