Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 18:20 / 31.03.2015

k-euml-to-jan-euml-shanset-e-shqip-euml-ris-euml-p-euml-r-t-euml-qen-euml-n-euml-lsquo-euro-2016-rsquo_hd.jpg


Si kualifikohet Shqipëria në Evropian? Cilat janë rrugët nga ku do të kalojnë kuqezinjtë për të shkuar në Francë? Janë tri mënyra për të shkuar në ‘Euro 2016’, pra për t’u kualifikuar pa asnjë problem.

Së pari, duke qenë në vendin e parë ose të dytë të Grupit I. Duke u renditur e treta më e mirë nga nëntë ekipet e kualifikuara dhe versioni i tretë, duke qenë skuadra që në duelin e ‘play-offit’ kalon të kualifikohet.

Gjithsesi, shanset janë pothuajse të njëjta në tri versionet me problemin e vetëm se nuk i dihet se nëse kuqezinjtë mund të kalojnë edhe dy ndeshje shtesë.

Një nga shanset më të mëdha të kuqezinjve është të arrijnë të dalin të tretët në grup, si më të mirët e të gjithë grupeve. Kjo do të ishte një arritje shumë e madhe. Sidoqoftë, rregulli i UEFA-s është pak i komplikuar për grupin ku ndodhet Shqipëria që ka vetëm pesë ekipe. Duhet të bëhet një krahasim mes pikëve që kanë ekipet e treta në grup në fund të eliminatoreve në grupet me gjashtë dhe pesë skuadra. Pra, për të krahasuar renditjen mes grupeve kualifikuese dhe për të përcaktuar skuadrën më të mirë të tretë, u zbriten rezultatet e ekipeve që skuadrat e vendit të tretë kanë me ekipet e vendit të gjashtë. Kështu, nëse skuadra e grupeve me gjashtë ekipe në fund të eliminatoreve ka grumbulluar 18 pikë dhe skuadrës së fundit në renditjen e eliminatoreve të grupit të saj i ka marrë dy fitore ose gjashtë pikë, skuadrës së vendit të tretë i hiqen gjashtë pikë. Pikët e mbetura krahasohen me pikët e Shqipërisë në rastin tonë dhe nëse ne kemi 13 pikë, kualifikohemi ne si e treta më e mirë. Kjo është rruga e dytë. Pas pikëve vjen golaverazhi më i mirë, numri më i madh i golave të shënuar, numri më i ulët i golave të pësuar, renditja ‘fair-play’ dhe në fund renditja e UEFA-s në fund të eliminatoreve.

Aktualisht nuk jemi skuadra më e mirë e tretë e grupeve. Para nesh janë Skocia 10 pikë, por asaj i hiqen tri pikë, sepse ka fituar me Gjibraltarin skuadrën e vazos së fundit në grup. Ka golaverazh shumë të mirë 11-5. Në Grupin B për vendin e tretë luftojnë Belgjika dhe Izraeli, aktualisht dy skuadrat nuk e kalojnë Shqipërinë. Në grupin F, Hungarisë, së tretës me tetë pikë, i hiqet një pikë, sepse ka barazuar me Greqinë skuadrën e vazos së fundit në grup. Golaverazhin e ka 4-3 dhe është para nesh. Në grupin G, Rusisë, së tretës së grupit i hiqet një pikë, sepse ka barazuar me Moldavinë skuadrën e vazos së fundit në grup dhe ajo është shtatë pikë. Ka golaverazh më të mirë se në 9-3. Shqipëria është po me shtatë pikë, por golaverazhin e kemi 4-5, falë skandalit të UEFA-s që na humbi ndeshjen në tavolinë me Serbinë 3-0. Një vendim që na penalizon shumë kur vjen puna e pikëve dhe golaverazhit. Nëse marrim tri pikët nga KAS Lozanë, gjendja jonë është 10 pikë, jemi të parët në grup dhe golaverazhi, shkon në 7-2. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë dhe rruga për t’u kualifikuar si e treta më e mirë është e sigurt, transmeton Shekulli.

Në llogaritë e grupeve të kualifikueseve që shkojnë në Evropian, sipas formatit të ndërtuar disa vite më parë dy ekipet e çdo grupi kualifikohen direkt në fazën finale të Evropianit. Më shkurt nëse Shqipëria del e para ose e dyta e grupit shkon direkt në Evropian. Gjithsej janë nëntë grupe me nga dy skuadra dhe në fund bëjnë 18 ekipe. Një ekip do të kualifikohet direkt si e treta më e mirë dhe tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta do të luajnë me njëra-tjetrën për të kualifikuar katër ekipet, që së bashku me Francën organizatoren e turneut dhe 19 skuadrat e kualifikuara bëhen 24 ekipe dhe shkojnë direkt në Francë. Shqipëria nëse ia del të pozicionohet në vendet një ose dy të grupit është në Francë.

Shansi i fundit mbeten ndeshjet shtesë. Kjo do të thotë se skuadra jonë në fund të eliminatoreve është e treta. Për këtë arritje kuqezinjtë duhet të marrin dy barazime me ekipet e Armenisë dhe Serbisë në dy ndeshjet e ardhshme, me kusht që Serbia të humbasë një nga katër ndeshjet e mbetura. Nëse kuqezinjtë fitojnë ndeshjen me Serbinë dhe barazojnë me Armeninë janë automatikisht në ‘play-off’.
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

po mire jane ende edhe ndeshjet e kthimit, po sikur ti fitojme ato ndeshje ca ndodh?
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Une them mos shpresoni kot se do zhgenjeheni :p Nuk kemi futboll ne jo.
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

1 fitore dhe nje barazim dhe jemi ok!
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

po mire mi endrrat pa leke jane ..kot kjo
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Une them mos shpresoni kot se do zhgenjeheni :p Nuk kemi futboll ne jo.

Ncncncnc

Per inatin tend do te kualifikohemi. :p
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Une di te them nje gje-Ndeshja e fundit ka qene e vetmja ku pritshmerite ishin shume te medha e ku ne nuk zhgenjyem.Gjithmone ne momentet vendimtare kombetarja jone ka zhgenjyer, pervecse me Armenine.Kjo na ben te shpresojme per mire.Personalisht mendoj qe kurre s`kemi qene kaq prane shanseve per kualifikim!
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Une per te miren tuj e kam...sdua te me zhgenjehet shoqnia :p

Flm por megjithate nuk do te zhgenjehet shoqeria :p

Jo vetem qe do te kualifikohemi por do te shpallemi edhe kampion.

P.s.nejse, e di qe e teprova pak me kete te fundit :D
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Flm por megjithate nuk do te zhgenjehet shoqeria :p

Jo vetem qe do te kualifikohemi por do te shpallemi edhe kampion.

P.s.nejse, e di qe e teprova pak me kete te fundit :D

Endrra jane, bejne vaki dhe dalin Lol
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Une per te miren tuj e kam...sdua te me zhgenjehet shoqnia :p

rendesi ka qe ne fund edhe ti do bashkohesh me ne ..pa qene e nevojshme me thone ate shprehjen tate qe e ke ne maje te gjuhes "te pata thone"
shtrige
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

O Marla ti e doke i karton te kuq mduket :p
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Tani Shqiperia ka mundesi te shkoje sipas variantit te pare dhe te dyte vetem nese i kthehen tri piket nga ndeshja me Serbine gje qe ka mundesi te ndodhi shume pak.

Varianti i trete, nese Shqiperia nuk bene ndonje budallalleke, siq e ka zakon eshte edhe i mundshem. Pra barazhi me shume ka mundesi te ndodhe se sa te mos ndodhe :teleskop:

Por barazhi nuk do te jete i lehte duke pasur parasysh ato ekipe qe jane ne renditje :plak:
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Se pari shume do te varet nga vendimi i 17 Prillit i KAS Lozanë ne lidhje me ndeshjen Serbi-Shqiperi (cdo opcion tjeter vec atij te komisionit disciplinor te regjistroj ndeshjen 3 - 0 ne favor te serbeve, do te jete e mirepritur)...nuk besoj se ka ku shkon me keq.
Pastaj jane 4 ndeshje te mbetura:
Portugaline dhe Serbine i presim ne Shqiperi (me lojen qe beri Portugalia kunder Serbise shpresoj qe minimumi te nxjerrim 1 pike) dhe Serbise te ia marrim 3 pike ne Shkoder. Me kater pike ne jemi ne play-off.
Do te jemi musafir te Danimarkes (nuk kemi shanse) dhe Armenise...ku me loje te menqur mund te dalim me se paku 1 pike...

Pra pse te mos shpresojme?
 
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

nese nuk humbim asnje nga ktio ndeshje....veshtire me duket ne fakt
 
Pe: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

A ka mundësi dikush të përgjigjet: a kualifikohet
poashtu drejtpërsëdrejti edhe vendi i 3-të që është
më i miri nga të 3-ët?
 
Titulli: Pe: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

A ka mundësi dikush të përgjigjet: a kualifikohet
poashtu drejtpërsëdrejti edhe vendi i 3-të që është
më i miri nga të 3-ët?

Sipas shkrimit qe e ka sjelle ylli po del se PO. Kualifikohet dmth.

Ne fakt une nuk e dija se nga vendet e treta tre prej tyre mund te kualifikohen direkt. Mendoja se te gjitha vendet e treta shkojne ne barazh, pervec njeres - me te mires.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Këto janë shanset e Shqipërisë për të qenë në ‘Euro 2016’

Si e doni 0 me xhufke
apo me bisht?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top