Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këto janë mallkimet më të këqija që kanë prekur njerëzimin

auto_auto_yyy14891750941489246681.jpg


Kini parasysh se këto janë të dhëna nga jeta reale, e jo nga imagjinata. Mallkimi i familjes mbretërore të Nepalit Legjenda thotë se mbreti i parë i Nepalit, Pritvi Narajan Shak, ia kishte dhënë qumështin e prishur një prifti, i cili pasi që e kishte pështyrë atë, ia kishte kthyer mbretit.

Ky i fundit kishte mbetur i befasuar nga reagimi i priftit, kurse prifti i kishte thënë se sundimi i familjes mbretërore do të merrte fund pas gjeneratës së dhjetë. Kjo edhe ndodhi. Në vitin 2001 princi i Nepalit, Dipendra, vrau tërë familjen e tij, pas grindjes që kishte pasur, meqë familjarët nuk e donin nusen që kishte zgjedhur ai. Sundimi më pas kaloi te axha i tij, e më pas Nepali u bë vend demokratik.

Kënga e mallkuar Frank Sinatra është legjendë e të gjitha kohëve, por kënga e tij "My Way" nxitë më shumë kujtime të këqija, sesa të mira. Sipas disa burimeve, të paktën 6 njerëz kanë vdekur derisa natën këndonin "karioke" me këtë këngë në vende të ndryshme. A mund të jetë shpirti i Sinatrës, që është i zemëruar kur të tjerët ia këndojnë këngët keq?

Mallkimi që vrau familjen cariste Rasputin ishte një fshatar i varfër, që kishte lindur në Siberi. Nga të qenit magjistar, ai ia doli që të bëhej këshilltar i caricës Aleksandra. Ai fitoi edhe më shumë simpati pasi që shëroi princin. Aristokratët ishin xhelozë ndaj tij, prandaj vendosën që ta hiqnin qafesh. Por, u pa se nuk kishte bir nëne që do ta vriste Rasputinin. Ai u mbijetoi plagëve nga armët e zjarrit, i mbijetoi një rrahjeje brutale, si dhe tentimit që t'i preheshin organet gjenitale. Përfundimisht, atë e lidhën dhe e gjuajtën në një lumë të akullt. Para se të vdiste, ai bëri një mallkim në të cilin thuhet se, nëse do të vritet nga ana e ndonjë aristokrati, atëherë edhe familja mbretërore do të vritej brenda afatit aktual kohor. Kjo edhe ndodhi, me ekzekutimin e carit, caricës dhe fëmijëve të tyre

Mallkimi i "dragoit" Sipas rrëfimit, i ati i legjendarit Bruce Lee, që quhej Li Hoi ?uen ishte mallkuar nga tregtarët kinezë, të cilët kishin kërkuar që të gjithë meshkujt në familjen e tij të vdisnin të rini. Kjo edhe ishte ajo që i ndodhi Bruce Lee-s, të birit të tij, i cili vdiq i ri. Ekziston një film rreth tij, ku flitet për luftën e tij kundër demonëve, ku përshkruhet mu ky mallkim. Habit fakti që, 2 muaj para premierës së planifikuar të filmit, Bruce vdiq.syri net
 
Po mallkimi i Bela Gutman ku eshte?
Ose ndryshe quhet mallkini i Benfikes.
Benfika me trajner Bela Gutman u shpall dy here kampione europe.
Ne 1962 Bela Gutman i kerkoi rritje page presidentit dhe ja refuzuan.
Ai iku dhe i tha-per 100 vjet sdo fitoni asgje ne europe.
Qe atehere Benfika ka humbur 8 finale europe.
E pabesueshme por e vertete.
 
Redaktimi i fundit:
Dua akoma, akoma.

Argjentina ka 3 ekipe futbolli me shume tifoze.
Boca Junior
River Plate
dhe....
Racing Club
Ne 1967 finale e kupes se botes per skuadra.
Fiton Racing Club kunder Celtic.
Ki parasysh qe futbolli ne Argjentine eshte si religjion.
Racing ishte ne kulmin e lavdise.
Pas kesaj finale tifozet e racing moren vesh qe tifozet e river plate pas ndeshjes kishin groposur 7 mace te zeza ne fushen e racing.
Qe nga 1967 racing club u zhduk nga treshja e lavdishme.
Asnje kupe e fituar, dy here renie nga kategoria.
Ne 1998 u vendos te kerkohej ne fushe per macet e ngordhura.
Nuk u gjeten por dheu i fushes u hidh i teri dhe u vu dhe i ri.
Ne 2001 racing club fiton perseri kampionatin pas 35 vjetesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back