Këto janë kolegët më të mirë bazuar te shenja e horoskopit

Jetmira

V.I.P
office-staff.jpg

Në këtë artikull do ju sjellim se cilët janë kolegët më të mirë bazuar te shenja e horoskopit. Sipas ekspertëve në këtë fushë, dominojnë 4 prej tyre. Ato janë: Gaforrja, Peshorja, Shigjetari dhe Bricjapi.



Gaforrja

Njihet si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Njerëzit që i përkasin shenjës së gaforres, nuk mund të lëndojnë një koleg në punë, pasi janë shpirtmirë. Ata, janë bashkëpunues në punë dhe sensi i humorit i bën të konsiderohen kolegë të mirë.

Peshorja

Një koleg i kësaj shenje nuk do e merrte mundimin t’ju bënte keq. Janë shumë punëtorë dhe kontribuojnë në vendin e punës. Peshoret janë njerëz që ndihmojnë pa interes dhe kjo gjë i bën mos të krijojnë konflikte në punë. Për ata rëndësi ka harmonia dhe lumturia sidomos në vendin e punës.



Shigjetari

Kjo shenjë njihet për natyrën argëtuese dhe pikërisht optimizmi që përcjellin në vendin e punës i bën të jenë kolegë të mirë. Shigjetarët në shumicën e rasteve, dinë të ndajnë qejfin nga puna dhe janë të përgjegjshëm. Nuk janë tipa të mërzitshëm, gjë që ka rëndësi në produktivitetin e punës.

Bricjapi

Këta njihen për natyrën e tyre punëtore. Sipas intv, në punë ata, gjithashtu japin suportin e tyre maksimal dhe nuk mendojnë gjithmonë për të mbaruar vetëm punët e tyre. Njohuritë e tyre mundohen t’i ndajnë edhe me të tjerët.
 
Bricjapi i ben te gjitha me interes. Mos tiu genjeje mendja qe ska menduar 10 rruge per perfitime vetjake lol
 
Eh bricjapi eshte kolegja, shoqja, e dashura, gruaja, motra etj erj me e mire...ne çdo aspekt jemi te mire ne! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top