Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këtij brezi i mungon shkrimtari!

Love

βeℓℓe â๓e
  • Letërsia shqipe nuk gjen vend ndër prurjet më të mira që vlerësoi Panairi i Librit. Nërsa lexuesit i duhet një orientim për vepra dhe autorë. Një kërkesë e vjetruar tanimë që gjen jehonë në deklaratat e organizatorëve
Nga: Valeria Dedaj

timthumb.php


U mbyll dhe Panairi i 15-të i Librit. Shumë lexues gjetën botimet që kërkonin. Shumë të tjerë blenë sipas orientimit të dallgës vizuale të stendave, kopertinave, posterave. U dhanë dhe çmimet për prurjet më të mira që pati ky Panair. Më mirë të themi, çmimet për përkthimin që sikur i vunë vulën pozitës pasive të autorëve shqiptarë dhe veprave të tyre.
Mungoi një çmim për letërsinë shqipe. Juria do justifikohej se gjykimi i saj mori parasysh propozimet e botuesve. Juria quan “Autorin e vitit” prof. Artan Fugën për librin “Rënia e qytetit”, një këndvështrim me syrin e filozofit social sesi duhet të jetë një qytet.

Por të paktën për një gjë jemi të sigurt: se vizitorët nuk munguan. Këtë e pohuan dhe organizatorët. Sipas tyre numri i vizitorëve shkonte në 100 mijë.

Por as për shitjet s’duhet të ankohemi se dhe ato shkuan 600 mijë kopje. Janë shifra hamendësime të organizatorëve?
Botuesit, deri dje në mesditë, një ditë pas panairit, nuk kishin një bilanc përfundimtar. Kurse kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri deklaroi me plot gojën: 600 mijë libra të shitur.
Pra, përafërsisht gjithë banorët e Tiranës kanë hyrë dhe kanë blerë një libër.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top