Këta janë dhjetë njerëzit që formësuan teorinë konspirative mbi Iluminati

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këta janë dhjetë njerëzit që formësuan teorinë konspirative mbi Iluminati

Shiko fotografinë 1790828

ثshtë thënë që macet sundojnë internetin, por ka një forcë edhe më të keqe për të cilën ndoshta keni dëgjuar: Iluminati. Thuhet se ata qëndrojnë prapa çdo nisme të rëndësishme njerëzore, qëkur njeriu u ndërtua gjenetikisht për herë të parë nga alienët e hapësirës. Iluminatët janë me siguri duke u dhënë një dorë miqve tanë felinë në garën e tyre si sunduesit supremë të hapësirës kibernetike.

Ekzistojnë teori të panumërta, të çuditshme dhe kontradiktore në internet lidhur me organizatën hije. Edhe pse Iluminati Bavarez qe një shoqëri e vërtetë e fshehtë gjatë fundit të shekullit XVIII, subjekti është shndërruar në një objekt shakaje në mesin e skeptikëve, teksa historitë mbi politikanët jashtëtokësorë dhe rritet satanike gjatë ceremonive të shpërndarjes së çmimeve, janë të gjithëpërhapura në të gjithë rrjetin. Por të gjitha historitë duhet të fillojnë diku, dhe ju mund të falënderoni njerëzit që po rendisim në këtë listë për Epokën aktuale të Artë të paranojës Iluminati.

Agustin Baryel

Një jezuit francez gjatë fundit të shekullit XVIII, Agustin Baryel, është padyshim autori i parë që botoi një libër mbi një komplot të Iluminati. Në vëllimin e tretë të “Kujtimeve që ilustrojnë historinë e jakobinizmit”, Baryel shpjegoi se si Masonët e Lirë ishin infiltruar nga Iluminati Bavarez, me organizatën e re hibride që luajti një rol kyç në Revolucionin Francez.

Për të ndërtuar akuzat e tij kundër Iluminati, Baryel citoi gjerësisht dokumente origjinale të organizatës sekrete të sekuestruara nga qeveria bavareze gjatë viteve 1780. Shqetësimet kryesore të klerikut qenë politika radikale dhe ndjenjat anti-fetare. Urdhri jezuit të cilit i përkiste, ishte shtypur në shumë vende të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe vendlindjen e tij Francën, nga sundimtarët që e shihnin pushtetin e tyre ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj Papatit, si një kërcënim i mundshëm.

Adam Vajshop, themeluesi i Iluminatit Bavarez, u konfliktua shpesh me Jezuitët dhe e themeloi organizatën pjesërisht edhe për të luftuar ndikimin e këtyre të fundit në Bavari, ku ai qe profesori i parë jo-jezuit i ligjit kanonik në Universitetin e Ingolshtadit. Sot, teoria se Iluminati luajti një rol të rëndësishëm në Revolucionin Francez, kontestohet nga shumica e historianëve, dhe besohet gjerësisht se vepra e Baryel qe produkt i motiveve të fshehta politike. Megjithatë, ajo mbetet një nga teoritë më të mundshme rreth Iluminatit, të paktën në një rrafsh relativ.

Xhon Robison

Xhon Robison ishte një fizikan, matematikan dhe profesor filozofie skocez, që bashkëpunoi ngushtë me figura të tilla të shquara si Xhejm Vat. Mund të thuhet se kontributi i tij më i madh qe shpikja e një sirene mekanike, edhe pse vepra e tij mbi Iluminati i dha më tepër famë. Në vitin 1797, Robison publikoi librin me titull “Provat e një komploti kundër të gjitha feve dhe qeverive të Evropës”.

Libri u botua në të njëjtin vit me Kujtimet e Baryelit, dhe përmbante pretendime pothuajse identike se Masoneria e Lirë ishte infiltruar nga Iluminati Bavarez, si pjesë e një komploti për të nisur Revolucionit Francez. Natyrisht, studiuesit e historisë i shqyrtuan me shpejtësi këto pretendime, duke arritur në përfundimin se qenë të pabazuara në fakte.

Nga 1830, ishte “shumë-pranuar në përgjithësi që Baryel, Robison, dhe autorë të tjerë, qenë të detyruar ta përshkruanin këtë organizatë në një përmasë masë dhe ndikim që në realitet nuk e kishte”. Përveç kësaj, shumë Masonë të Lirë hodhën poshtë çdo lloj lidhje me Iluminati, dhe një pjesë e madhe provash është grumbulluar për këtë qëllim në internet.

Madje edhe Xhorxh Uashingtoni, që ishte një mason dhe tanimë akuzohet shpesh se ka qenë një anëtar i Iluminatit, do të vihej në dijeni bi teorinë e konspiracionit, kur iu dërgua një kopje e librit të Robisonit. Nga përgjigja, del e qartë se Uashingtoni nuk pajtohej me pretendimet se Masoneria qe e prekur nga Iluminati. ثshtë interesant fakti që ai besonte se parimet e Iluminatit bavarez ndaheshin gjerësisht edhe në Shtetet e Bashkuara:

Nuk ishte qëllimi im të dyshoja që doktrinat e Iluminatit dhe parimet e Jakobinizmit nuk qenë të përhapura në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, askush s’është më shumë i kënaqur se unë për këtë fakt. Ajo që doja të thosha, është se nuk besoj që Lozha e Masonëve të Lirë në këtë vend është përpjekur të përhapë parimet e këqija të këtyre të fundit. Individë të tyre të veçantë mund të kenë bërë këtë, apo edhe intrumente të përdorur për të themeluar Shoqëri Demokratike në Shtetet e Bashkuara, mund të kenë patur këto objekte; dhe aktualisht ka një ndarje të Popullit nga Qeveria në këndvështrime. Kjo është shumë e qartë për t’u vënë në pikëpyetje.

Nesta Helen Vebsterbuf

Qëkur Adam Vajshopi ndaloi haptazi anëtarësimin e hebrenjve në organizatën e tij, mund të konsiderohet e çuditshme që teoritë e konspiracionit mbi Iluminati, janë përdorur shpesh për të çuar përpara një axhendë anti-semite. Një nga shembujt e parë të tyre mund të gjenden në shkrimet e Nesta Helen Vebsterit, aktiviste politike e krahut të djathtë radikal, dhe anëtare e Unionit Britanik të Fashistëve.

Ajo ka luajtur një rol kyç në ringjalljen e teorisë së konspiracionit të Iluminatit, pas një shekulli ndërprerje. Vebster mësoi për Iluminatin për shkak të interesit të saj mbi Revolucionin Francez, ku u njoh me veprat e Baryel dhe Robisonit. Vebster vazhdoi të propagandojë punën e tyre dhe mbështesë një botëkuptim anti-semit të bazuar kryesisht tek Protokollet e të Urtëve të Zionit, një falsifikim rus i projektuar si propagandë anti-semite.

Interesante është se edhe Uinston اërçilli u josh nga teoritë e Vebsterit, dhe në një artikull në “Illustrated Saunday Herald” shkruan:”Kjo lëvizje në mesin e Hebrenjve nuk është e re. Që në ditët e Spartakut-Vajshop tek ato të Karl Marksit, dhe më tej të Trockit (Rusi), Bela Kunit (Hungari), Roza Luksemburgut (Gjermani) dhe Ema Goldmanit (Shtetet e Bashkuara), këtij komploti mbarëbotëror për përmbysjen e qytetërimit aktual dhe rindërtimin e shoqërisë në bazë të zhvillimit të ndalur, keqdashjes ziliqare, dhe barazisë së pamundur, ka qenë vazhdimisht në rritje. Ajo ka luajtur, siç e ka thënë një shkrimtare modern, zonja Vebster, një rol të njohur në tragjedinë e Revolucionit Francez”.

Xherëlld Barton Uinrod

I njohur si “Nazisti Jayhaëk” (një zog mitik i zonës) predikuesi nga Kansasi Xherëlld B. Uinrod, mund të konsiderohet si një homologu amerikan i Nesta Vebsterit për punën e tij në ringjalljen teorisë së konspiracionit Iluminati gjatë fillimit të shekullit XX-të. Ashtu si Vebsteri, besimi i Uinrod tek një Iluminati hebre, binte në kontadiktë me politikën reale të mohimit të anëtarësimit të hebrenjve në Iluminati-n Bavarez.

Uinrod e pasoi Vebsterin, në përdorimin e Protokolleve të gënjeshtërta të Pleqve të Sionit për të mbështetur teoritë e tij. Në vitet 1920, ai themeloi një botim fondamentalist të krishterë të quajtur “Defender”, e cila do të jetë platforma e tij kryesore për përhapjen e pikëpamjeve ekstremiste. Për shkak të “Kursit të Ri” të Ruzveltit, që kërcënonte besimin e tij mbi një qeveri të vogël, Uinrod vendosi të kandidojë për në Senat në vitin 1939.

Ai hartoi një platformë prej 7 pikash, ku inkurajonte një bazë të fortë fetare dhe mbronte të drejtat e shtetit të Kansasit. Ai bëri ndërkaq thirrje për t’i dhënë fund “Kursit rë Ri”. Gjatë zgjedhjeve, Uinrod u përpoqën të zbusë retorikën e tij anti-katolike dhe anti-semite, në përpjekje për të fituar më shumë vota. Në fund, ai nuk arriti të marrë mbështetje të mjaftueshme nga Partia Republikane dhe fitues u shpall ish-guvernatori i Kansasit, Kladjs Rid.

Në vitin 1942, Uinrod u akuzua për rebelim, për shkak të pikëpamjeve të tij pro-naziste. Gjyqi vazhdoi deri në vitin 1944, kur kryetari i trupit gjykues vdiq papritur, një ngjarje që Uinrod ia atribuoi Zotit. Departamenti i Drejtësisë vendosi të nisë një tjetër gjyq, duke e liruar nga akuzat në vitin 1947.

Elis Bailej

Ndërsa Elis Bailej nuk e përmendi kurrë Iluminatin në ndonjë nga shkrimet e veta, kontributi i saj në lëvizjen Epoka e Re, është një nga ato më me ndikim tek mitologjia moderne mbi Iluminati’n. Edhe pse fillimisht një teosofiste, ripunimi i materialeve të tilla rezultoi në një botëkuptim të dallueshëm nga ai i Helena Blavackit, që do të siguronte strukturën për shumë nga kultet moderne të Epokës së Re.

Brenda komunitetit të teoricienëve të konspiracionit, Bailej është një figurë polarizuese. Shumica e atyre që janë pjesë e misticizmit të Epokës së Re e admirojnë, ndërsa fondamentalistët e krishterë e konsiderojnë shpesh si figurë satanike dhe subversive, e prirur në nxitjen e Rendit të Ri Botëror. Shumë aspekte të mësimeve të Bailejit, janë keqinterpretuar apo ekzagjeruar nga kritikët e saj, dhe ngjan të ketë një keqinformim të madh mbi materialet që gjenden rreth saj sot në internet.

Pjesa më e madhe e diskursit në rrjet ka të bëjë më të “Planin e saj 10 pikësh” , që thuhet se është zbatuar nga Iluminati ose OKB-ja, dhe lexohet si një karikaturë e dëshirës së supozuar ultra-liberale për të shkatërruar traditën perëndimore. Në realitet, nuk ekziston absolutisht asnjë tregues se ajo ka hartuar ndonjëherë një plan të tillë.

Ndërsa shumica e pretendimeve të atribuara Bailejit është sigurisht e pabazuar, kjo s’do të thotë se ajo nuk është e denjë për kritika. Ajo qe shumë kritike ndaj popullit hebre, dhe përhapi mitin e superioritetit arian. Për pasojë, Bailej referohet shpesh si nga shkrimtaret bashkëkohorë të Epokës së Re, që u atashuan një forme më të hapur të anti-semitizmit. Në këtë pikë, të paktën mësimet e saj nuk janë shumë larg prej cilitdo nga kritikët e saj.

Uilliam Gaj Kerr


Sot, imazhi që vjen ndoshta në mendjen e një njeriu mesatar në përmendjen e Illuminati, është Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara që shfaqet në anën e pasme të dollarit. “Syri që sheh gjithçka” në piramidë, është bërë sinonim i morie të shumëllojshme komplotesh të errëta. Si autori origjinal i teorisë se simbolika e Iluminati-t ka depërtuar jetën tonë të përditshme, Uilliam Gaj Kerr ka pasur një nga ndikimet më të mëdha tek dija moderne mbi Iluminatin.

Një zyrtar i marinës kanadeze, që shërbeu në të dyja luftërave botërore, prodhimtaria e pasluftës e Kerr qe e ndarë ndërmjet betejave mes nëndetëseve dhe teorive të konspiracionit. Ai mori një qasje fondamentaliste kristiane ndaj çështjes së Illuminatit, dhe shkrimet e tij janë interpretuar shpesh si anti-semite. Me gjithë kujdesin që tregoi për të bërë dallimin ndërmjet hebrenjve dhe atyre që i identifikon si pjesëtarë të “Sinagogës së Satanait” (një term i huazuar nga Libri i Zbulesës), referencat e tij ndaj një fjalimi të një rabini imagjinar, të sajuar nga autori i njohur anti-semitik dhe apologjeti nazist Eustas Mallins është ndoshta tregues i ndjenjave të tij.

Kerr identifikoi liberalizmin, komunizmin dhe okulten si tre elementët të sulmit të Iluminati-t mbi Krishterimin. Sipas Kerr, “njerëzit që dëshirojnë të mbeten të lirë mund të ndjekin vetëm një plan veprimi. Ata duhet të mbështesin krishtërimin, përkundrejt të gjitha formave të ateizmit dhe laicizmit”.

Një nga pretendimet kryesore të Kerr, kishte të bënte me ekzistencën e një komploti nga ana e gjeneralit të Konferatës Albert Pajk, për të shkaktuar 3 luftëra botrërore me qëllimin lehtësimin e synimit të Iluminatit për dominimin e botës. Me sa duket, Lufta e Parë Botërore qe një mjet për të vendosur komunizmin ateist, e dyta për të forcuar kauzën sioniste, dhe Lufta e Tretë Botërore do të zhvillohet ndërmjet sionistëve dhe botës myslimane.

Përveç kësaj, Kerr deklaroi se Pajk përdori rrjetin e komunikimit me radio, që supozohet te jetë shpikur nga Iluminati shumë vite para se një teknologji e tillë të shfaqej zyrtarisht. Duke iu referuar tre luftërave botërore, Kerr citoi një letër nga korrespondenca mes Pajk dhe Xhuzepe Mazinit, e cila në fakt është pranuar se shkruar nga mashtruesi Leo Taksil.

Robert Uelsh

Si themelues i shoqërisë radikale të krahut të djathtë “John Birch”, Robert Henri Uinborn Uelsh Xhunor, ishte një ativist i vendosur anti-komunist që besonte se amerikanët qenë ndarë në katër kategori:”Komunistët, simpatizantët e tyre, të painformuarit që duheshin zgjuar mbi rrezikun komunist, dhe injorantët”. Pas daljes në pension si një prodhues karamelesh (Uelsh shpiku karamelet dhe mentet për fëmijë), ai themeloi Shoqërinë “John Birch”, e cila së shpejti pretendoi të kishte 100.000 anëtarë, duke përfshirë industrialistë të rëndësishme si Fred Koh.

Pavarësisht retorikës së çjerrë anti-komuniste, Uelsh arriti të shkaktojë shpejt talljen e konservatorëve si Uilliam F.Bakli Xhunior, që i përshkroi teoritë e tij si “pallavra”. Politika e tij ekstremiste, do të tërhiqte edhe vëmendjen e FBI-së. Ata që shfaqeshin më tepër në botëkuptimin e Uelsh qenë Iluminati-t. Në mendjen e tij, komunizmi ishte thjesht një front për “të brendshmit” e organizatës Illuminati për krijimin e një qeverie totalitare.

Agjentët që ai identifikoi si bashkëpunëtorë të komunistëve ishin Udrou Uillson, Duajt D. Ajzenhauer, dhe sigurisht familjet Rotçajlld dhe Rokefeler. Libri i Uelsh “Politikani”, u kritikua për shpalljen e Ajzenhauerit tradhtar, çka e detyroi të heqë paragrafin më të diskutueshëm para publikimit. Mbështetja për Shoqërinë “John Birch” përfundimisht u zbeh, për shkak të kundërshtimit të konservatorëve.

Xhon Tod

Kohët e fundit, disa njerëz kanë pretenduar se kanë një lidhje personale me Illuminati, zakonisht të vetë-përshkruar si të larguar nga organizata dhe tashmë në rolin e informatorëve. Pjesa më e madhe e tyre janë dukshëm mashtrues, që injorohen edhe nga teoricienët më të ndikueshëm të komploteve. Por Xhon Tod merret ende seriozisht nga shumica e komunitetit të konspiracionistëve, pavarësisht nga rrethanat e dyshimta të jetës së tij.

Në vitin 1973, Tod tronditi qarqet ungjillore me një tregim të çuditshëm e të detajuar mbi jetën e tij të hershme si një magjistar i lindur në një familje satanike Iluminati, dhe konvertimin më pas në krishtërim. Faktet e jetës së tij të hershme janë të vështira për të verifikuar, edhe pse konsensusi i përgjithshëm është se ai thjesht i shpiku pretendimet e tij të çuditshme mbi rininë e tij.

Ndoshta historia më e paharrueshme e Tod, kishte të bënte me shërbimin si magjistar personal ndaj një Xhon Kenedi tërësisht të shëndetshëm pas atëntatit të Dallasit, edhe pse asokohe motra e tij shkaktoi një valë sinjalizimesh nga UFO-t, teksa thërriti më pas dëmonët. Edhe pse pretendimet e tij u morën seriozisht nga individë si Xhek اik (Tod ishte një burim kryesor për pamfletet e shumëqarkulluara të këtij të fundit), bashkësia e krishterë ishte kryesisht indiferente.

Në vitin 1979 revista “Krishterimi Sot” botoi një kundërshti të ashpër të punës së Tod. Dëshmitë e përdorur kundër tij përfshinin dokumentet e gjyqit ushtarak, të cilat kundërshtonin dshminë e tij se qe mbrojtur nga Iluminati, pasi ai vrau oficerin e tij komandues.

Por ndoshta faktet më domethënëse për të vlerësuar karakterin e Todd, janë dënimet e tij penale për krime seksuale. Akuzat për akte të tilla filluan të qarkullojnë që në vitin 1973. Një vit më pas, Tod pati një përvojë të shkurtër në Uika, ku u përjashtua nga komuniteti pasi pati marrëdhënie seksuale me vajza të mitura si pjesë e ritualit të fillimit të ceremonive, ndërsa në fund u dënua për abuzim seksual me të miturit. Në vitin 1988, Tod u dënua sërish, këtë herë për përdhunimin e një gjimnazisti, ndërsa u akuzua edhe për ngacmimin e dy fëmijëve. Ai u lirua nga burgu në vitin 2004, dhe vdiq në një spital për të sëmurët mendorë 3 vjet më vonë.

2. Dora e Fshehtë

Në vitin 2008 një individ me nofkën “Hidden Hand” (Dora e Fshehtë) mbajti një sesion pyetje-përgjigje në forumin e faqes së teorive të konspiracionit abovetopsecret.com. Duke pretenduar të ishte një anëtar i Iluminatit, “Hidden Hand” tha se ishte detyra e tij të mbante kontakte me publikun dhe u përgjigjur pyetjet që këta të fundit kishin mbi organizatën e tij.

Me sa duket, “Ligji i Krijuesit Tonë” kërkon nga sundimtarët e fshehtë të Tokës që herë pas here të thyejnë murin e tyre pakalueshëm të sekretit, për t’iu përgjigjur pyetjeve në forumet e internetit. Gjatë dy ditëve, “Hidden Hand” prezantoi tregimin e tij fantastik në jo më pak se 27.567 fjalë me mbi 154 postime. Ndërsa shumë përdorues qenë dyshues, mënyra e përpiktë në të cilën ishin postuar përgjigjet, si dhe kompleksiteti dhe vazhdimësia e tregimit, nxiti të tjerët

të mbërrijnë në përfundimin se “Dora e Fshehtë” të ishte tamam ai që thoshte se ishte.

Ka shumë të ngjarë që “Hidden Hand”, të jetë një burim kryesor i dijeve bashkëkohore mbi Illuminati për një të ardhme të parashikueshme. Sigurisht pretendimet e jashtëzakonshme, kërkojnë prova të jashtëzakonshme. Edhe pse pjesa më e madhe e asaj që shkroi “Hidden Hand” qe origjinale, kushdo me një njohje të kulteve të Epokës së Re, do të identifikojë një numër referencash të drejtpërdrejta mbi elemëntët e dyshimtë si “Star Seeds” , “Confederation of Planets”, dhe 21 Dhjetor 2012 dhe miti “Ascension”.

Në fakt, për shkak se qe shumë afër në kohë,“Hideen Hand” pretendonte se ishte udhëzuar të bënte të ditur informacionin e tij. (Fakti që asgjë nuk ka ndryshuar shumë që nga 21 dhjetori 2012, sigurisht që ka ndikuar tek besimi i shumë njerëzve në një numër besimesh të ndërlidhura me besimet fetare të Epokës së Re dhe teorive të konspiracionit.)

ثshtë e vështirë të imagjinohet dikush që përjeton të gjitha problemet duke studiuar këto tema dhe sajuar një histori të tilla, thjesht për të mashtruar komunitetin e teorive të konspiracionit në internet, por gjëra të çuditshme kanë ndodhur në internet. Askush nuk është krejtësisht i sigurtë se cila qe axhenda e “Hidden Hand”, dhe ka është të ngjarë të mos e zbulojmë kurrë.

1. Majkëll Akuino


Gogoli kryesor i teorive moderne konspirative Iluminati, puna e Majkëll Akuinos tek Operacionet psikologjike (PSYOP) për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, do të kishte tërhequr padyshim vëmendjen e teoricienëve të konspiracioneve, po të mos ishte për lidhjet e tij me Kishën e Djallit. Në fakt, Akuino nuk ishte dakord me pikëpamjet ateiste të Kishës origjinale të Satanait, ndaj dhe themeloi Tempullin e Setit për besimtarët e vërtetë në fuqinë e Satanait.

Nuk është çudi që ai u bë një objektiv kryesor gjatë valës së “Panikut Satanik”të viteve 1980-1990. Në karrierën e tij profesionale, Akuino punoi në PSYOP për ushtrinë amerikane.

Në vitin 1980,
ai bashkë-shkroi një dokument të titulluar “Nga PSYOP tek lufta e mendjes”, e cila spekulonte rreth teknikave të tilla si armatimet elektromagnetike, të projektuara për të ndërhyrë tek sistemet neurologjike. Dokumenti në fund u zbulua, dhe shumë teoricienë konspirativë këmbëngulin tanimë se kjo teknologji është duke u përdorur kundër qytetarëve amerikanë.

Në vitin 1987, kapelani i ushtrisë Lorenc Adams-Tomas aludoi për abuzime me ritualet satanike dhe ngacmime seksuale ndaj Akuinos dhe gruas së tij. Megjithatë kundër Akuonios nuk u ngritën kurrë akuza, dhe shumë teoricienë të konspiracionit e cilësojnë këtë si provë të mbulesës së identitetit të tij. ثshtë e rëndësishme të theksohet se s’ka asnjë tregues që akuzat ishin më të besueshme, se sa pretendimet e tjera të panumërta të pabaza të abuzimeve me ritualet satanike në atë kohë, transmeton bota.al.

Në vitin 2013, Akuino publikoi “Lufta e mendjes”, një libër që detajon përvojat e tij në ushtarake dhe Tempullin e Setit. Në lidhje me publikimin e librit të tij, Akuino ka dhënë një intervistë të rrallë për anëtarët e forumit abovetopsecret.com. Edhe pse kjo nuk bëri asgjë për të përmirësuar reputacionin në mesin e kritikuesve të tij më kokëfortë, ai është një ligjërim interesant mes konspiracionit ndjellës dhe një njeriu që shpesh e barazonte veten me djallin.
b;telegrafi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top