Kështjella e Argjirosë, 2 mijë turistë në një muaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Kemi rreth 2 mijë vizitorë gjatë një muaji nga rreth 1500 që ishin vitin e shkuar dhe kjo shifër dëshmon se qyteti muze i Gjirokastrës vazhdon të ketë një interes të lartë veçanërisht tek turistët perëndimorë dhe vizitorëve që vijnë nga Kosova e Maqedonia” shprehet drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola.
keshtjella_e_argjirose_2_mije_.jpg










Kështjella e Argjirosë është vendi më i vizituar nga turistët gjatë vizitës në Gjirokastër. Vlerat e saj monumentale tërheqin çdo vit mijëra vizitorë të cilët njihen më nga afër me historinë dhe pamjen e rrallë që të ofrojnë vetëm kështjellat e lashta.

Vetëm gjatë muajit korrik numri i vizitorëve arriti në 2000.

“Kemi rreth 2 mijë vizitorë gjatë një muaji nga rreth 1500 që ishin vitin e shkuar dhe kjo shifër dëshmon se qyteti muze i Gjirokastrës vazhdon të ketë një interes të lartë veçanërisht tek turistët perëndimorë dhe vizitorëve që vijnë nga Kosova e Maqedonia” shprehet drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola.

Këtu turistët shëtisin në të gjithë pjesët e kështjellës dhe bëjnë fotografi për të ruajtur kujtime prej saj. Vizita u lehtësohet edhe nga panelet informuese në 2 gjuhë, përkatësisht në shqip dhe në anglisht.

“Së fundi është kryer vendosja e paneleve informues në kështjellën e Gjirokastrës. ثshtë një proces që do të vijojë edhe me një ide që ne kemi për vitin e ardhshëm për të përmirësuar sistemin audio-viyiv dhe ndoshta për të krijuar dhe vizitat e para audio dhe video në kështjellë” theksoi Kola.

Drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola, duke krahasuar shifrat me një vit më parë, bën të ditur se këtë vit ka një rritje të turistëve, numri i të cilëve arrin në rreth 8 mijë. (Gazeta Shqiptare)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top