Kështjella antike në Antigone

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Disa autorë antikë përmendin "grykat e antigonesë" të cilat korrespondonin fare lehtë me Ujin e ftohtë në Tepelenë, atje ku lugina e lumit Drino ngushtohet përpara se të lidhet me atë të Vjosës. Pikërisht në këtë ngushticë mbi bregun e djathtë të lumit, pranë fshatit Lekel gjendet një kështjellë antike. Muret e saj katërkëndëshe dhe poligonale i takojnë periudhës së mbretit Pirro.

antigone%20kala%2001.jpg


Mendimi i konsullit anglez, koloneli Martin Lik, se kishte zbuluar Antigonën në vitin 1804, u ruajt për një kohë të gjatë.
Në vitin 1964 arkeologu Dhimosten Budina filloi gërmimet arkeologjike në kodrën e Jermës, karshi kështjellës së Gjirokastrës.
Kjo kështjellë në vitin 1880 ishte vizituar nga historiani francez Isamber që mendonte se aty ishte qyteti antik Aleksandria.
Arkeologu grek Evangjelidhis, pas disa gërmimeve të kufizuara arkeologjike gjeti gjurmë djegiesh dhe i lidhi ato me shkatërrimet e ushtrisë romake të Emil Paul.
Arkeologu Dhimosten Budina, pas 5 vjet gërmimesh në banesën e një bakër punuesi, gjeti disa peta rrumbullake bronzi në formë monedhash të vogla, të cilat ishin vulosur me mbishkrimin Antigoneion, ( e Antigonasve ).AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top