sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Këshillimi dhe Testimi Vullnetar për HIV/AIDS
Dr.Izet Sadiku, Mr Sci, infektolog Koordinator i Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS
Klinika Infektive, QKU e Kosovës – Prishtinë
Testimi pёr HIV/AIDS
Shumë persona, si meshkujt ashtu edhe femrat, të moshuarit dhe të rinjtë, ndjehen të pasigurt kur mendojnë për kontaktet e veta seksuale me partnerët e mëhershëm dhe për sjelljet e tyre dhe në këto raste, preferohet testimi për HIV. Testi zbulon praninë e antitrupave në organizëm. Antitrupat paraqiten brenda (2-12) javëve pas infeksionit. Prandaj, që testi të jetë i sigurt, duhet të bëhet së paku pas 12 javësh pas kontaktit me virusin e maksimalisht brenda 6 muajve .
Qendrat pёr Kёshillim dhe Testim Vullnetar pёr HIV/AIDS janё qendra nё tё cilat bёhet testimi vullnetar pёr praninë ose jo tё infeksionit me HIV. Kёshillimi dhe testimi vullnetar (KTV) ka qenё i mundshëm qё nga viti 2003 edhe në Kosovës në Prishtinё, nё Ferizaj, Prizren, Pejë. Deri sot rreth 3.000 persona i kanё shfytёzuar shёrbimet e testimit dhe kёshillimit nё kёto qendra, shumica e tё cilave ishin meshkuj, pёrafёrsisht gjysma e tyre mё tё rinj se 26 vjeç dhe pesë tё testuar kanё qenё HIV pozitiv .
Shërbimi i Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV/AIDS në Kosovë ka filluar të funksionojë në prill të vitit 2003.
Deri tani në Kosovë funksionojnë këto Qendra: në Klinikën e Infektive, Institutin e Shëndetit Publik, laboratori”Bioticus”, OJQ”Labyrinthi”.
Objektivat e këshillimit dhe testimit vullnetar për HIV/AIDS
Qasja e grupeve të cenueshme të popullatës (punëtoret komerciale të seksit, shpërdoruesit venozë të narkotikëve, meshkujt që kanë marrëdhënie me meshkuj, klientët e punëtoreve komerciale të seksit, rinia, popullata lëvizëse/migruese dhe të tjerët) në shërbimet e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar (KTV-së).
Në Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar (QKTV) për HIV/AIDS ofrohen këto shërbime:
1) këshillim para testimit,
2) testim,i dhe
3) këshillimi pas testimit
Këshillimi
Këshillimi është procesi i dhënies së ndihmës një personi, për të mësuar si t`i zgjidh problemet e caktuara interpersonale, emocionale dhe të vendimmarrjes. Kjo, nënkupton, që këshilltari është aty vetëm për të ndihmuar klientin që t`a ndihmoj vetveten.
Qëllimet e këshillimit për HIV/AIDS janë:
* Dhënia e ndihmës psikologjike, p.sh. përkrahja që ka të bëjë me mirëqenien psikologjike, emocionale dhe shpirtërore të njerëzve që kanë bartur virusin dhe atyre që janë prekur nga virusi.
* Parandalimi i bartjes së HIV-it duke siguruar informata për sjelljet e rrezikshme (si seksi i pasigurt ose shfrytëzimi i gjilpërave të përbashkëta) dhe duke ndihmuar njerëzit në zhvillimin e shkathtësive që janë të nevojshme në negocimin për praktikat e shëndosha.
* Sigurimi i përdorimit efektiv të tretmaneve përmes çështjeve të pajtimit-pëlqimit për zgjidhjen e problemeve.
* KONFIDENCA është me rëndësi vitale.
Këshillimi para testimi
Qëllimet e këshillimit para testimit janë:
* Të sigurohet që çdo vendim për të ndërmarrë testimin, merret pas informimit të plotë dhe në mënyrë vullnetare.
* Përgatitja e klientit për çdo lloj të rezultatit, pozitiv, negativ apo i pa përcaktuar.
* T`i ofrohen pacientit informacione dhe strategji për zvogëlim të rrezikut, pa marrë parasysh nëse testi bëhet apo jo.
* Të ofrohet një pikë hyrëse për tretman dhe kujdes.
Testimi
* Testi e përcakton praninë e antitrupthave ose antigjeneve HIV1/2 në gjak ose në lëngje trupore.
* Periudha e dritaresaraqet periudhën kohore në mes të infeksionit inicial me HIV dhe kur organizmi përgatitet për përgjigje të matshme humorale.
* HIV testet janë grupuar në tri kategori:
- Skrining testet
- Testet vërtetuese apo shtesë ”Westen blot”
- Testet për skriningun e antigjeneve
Në Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar, testimi kryhet me teste të thjeshta ose rapid teste.
Përparësitë e këtyre testeve janë:
* Rezultatet merren shpejtë, brenda orës.
* Besueshmëri dhe specifitet i mirë i testit (senzivitet mbi 99%, numri i atyre që janë të identifikuar si të infektuar dhe me të vërtetë kanë infeksion, specifitet mbi 95%,% e atyre që janë identifikuar nga testi si të pa infektuar dhe më të vërtetë nuk kanë infeksion).
* Të gjitha shërbimet janë falas (në sektorin publik)
* Ideal për ambientet me hapësirë të kufizuar laboratorike
* Ideal për transport në rast të aktiviteteve mobile
* Këshilltarët infermierë mund të trajnohen për kryerje të testeve.
Këshillimi pas testimit
Qëllimi kryesor i këshillimit pas testimit është për t`i ndihmuar klientët që të kuptojnë rezultatet e testit të tyre dhe të iniciojnë adaptimin e tyre ndaj rezultateve seronegative apo seropozitive.
Dhënia e rezultateve vet klientëve:
• Jo në telefon,
• Jo në e-mail,
• Jo njerëzve tjerë
Të gjitha këto shërbime mund të kryhen në Qendrën për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS në Klinikën infektive në Prishtinë.
Qendra punon çdo ditë pune nga ora 8.00-14.00.
Numri i telefonit: 038 512 512.
Telegrafi