Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
oreksi-telos-orig.jpg


Për t’u çliruar nga një mekanizëm pervers, siç është uria, fillimisht duhet të kuptojmë disafaktorë të tipit psikologjik. Bëhet fjalë për frenimin e urisë nervore, ose nxitjen e teprimit me të ngrënën, duke u zhytur kështu në një rreth vicioz, nga i cili duket e pamundur të dalësh. Dëshira për t’u dobësuar nuk koincidon gjithmonë me atë që dëshiron instinkti ynë. Me mendjen tonë themi se një dietë do të ishte e nevojshme, se duhet të bëjmë ndonjë sakrificë të vogël, por pastaj në mungesë të vullnetit, instinkti, fyti dhe barku e sabotojnë projektin tonë, duke na lënë në baltë.

Kur diçka të tërheq kundër…
Vështirësitë e përditshme, gjithçka që mund të shkojë keq në punë, në familje, çift, na bëjnë të nevrikosemi dhe e bëjnë më të vështirë mbajtjen e dietës. Si pasojë, rritet tensioni dhe shqetesimi, faktorë që bëjnë të lëkundet përkushtimi ndaj dietës, duke na shtyrë drejt bukës për të mpirë nervozizmin në rritje. Kështu fillon të hash gjithçka, pa u kufizuar më.

Prishja e rrethit vicioz

Duke u rritur ndjenjat e fajit dhe nënvlerësimi, shtohen edhe kilet e tepërta: pas mëkateve të vazhdueshme ushqimore, është arsyeja ajo që na shtyn që të ndreqim gabimet me dieta të reja që shkaktojnë frustrime të reja dhe shumë dëshirë për të ngrënë. Në këtë rast, për të frenuar të gjithë këtë, zgjidhja e vetme do të ishte prishja e këtij rrethi vicioz. Për të arritur qëllimin duhet të bëni paqe me qetësinë dhe gabimet ushqimore, të mos e shtyni pas urinë, por ta kënaqni duke i zevendesuar ushqimet e rrezikshme me pjata të shijshme, por të lehta.

Kontrolloni kaloritë për 24 orë

Kur shikoni se e keni tepruar me kaloritë, gjë që ndodh kryesisht kur konsumojmë shumë ëmbëlsira, mund ta korrigjoni këtë gabim duke praktikuar rregullat e zëvendësimit të ushqimeve gjatë 24 orëve të ardhshme. Ja ç’duhet të bëni:

- Pas një dite që keni abuzuar me ushqimin, mund të arrini në konsumin mesatar të kalorive, duke marrë vetëm 315 kalori në ditë nga konsumimi i ushqimeve të tjera. Një lugë gjelle vaj (100 kcal) + një gotë verë (100 kcal) + 20 g makarona ose oriz (70 kcal) + 20 g bukë integrale; me rritjen e aktivitetit fizik (për shembull duke bërë ecje të shpejtë një orë në ditë) mund t’i shtoni dietës suaj edhe 200 kalori;

- Nëse nuk e arrini ekuilibrin energjetik në një ditë, mund ta arrini me konsumin mesatar të kalorive javore;

- Nëse herë tjetër do të gjendeshit në një situatë tensioni që ju shtyn të hani, mund ta shmangni duke perdorur këto të fshehta.

Truket për të ulur kaloritë

Reduktojeni sasinë e çokollatës vetëm në kuadrate të vegjël (50 kcal) dhe lëreni të shkrijë ngadalë në gojë pa e përtypur, në mënyrë që çdo molekulë të hyjë në kontakt me kokrrizat e gjuhës përgjegjëse për shijimin, duke zhvilluar në maksimum kënaqësinë (veç të tjerash ngrënia ngadalë është aleat i atyre që dëshirojnë të bien nga pesha, duke i lejuar hipotalamusit, qendra e urisë dhe etjes, që t’i shkojë ashtu siç duhet sinjali i MJAFT-USHQIM).

Zëvendësojini katrorët e çokollatës me reçel (220 kcal/100 g), ose me një buding, krem karamel (150 kcal), kos me kakao dhe kanellë (100 kcal), ose një kupë akullore (40-50 kcal/100 g). Frutat në veçanti kanë veti dhënie energjie, shuarjen e etjes dhe pastrimi.

Hani, por pa u shëndoshur!

Më poshtë mund të lexoni listën e ushqimeve zëvendësuese, që janë të shijshme, por nuk të shendoshin. Me to mund të mundni urinë nervore pa shtuar kile.

Në mëngjes zëvendësojeni një briosh (210-250 kcal) me një fetë buke integrale (40 g) dhe një lugë marmalatë (130 kcal). Ushqimet që prishin oreksin të tilla si patatinat, bake rolls, fokaçe etj. (minimalisht 500-600 kcal) zëvendësojini me tost (250 kcal).

Në drekë ose në darkë, një pjatë plot makarona 560 kcal zëvendësojeni me 100 g makarona (320 kcal) me 2 lugë gjelle vaj ulliri (200 kcal) + 1 lugë të vogël djathë (10 g = 40 kcal).

Mes pijeve, një gote verë (100 kcal) dhe një gotë birrë (50 kcal) preferohet kjo e dyta. Nga pijet e tjera me gaz (150 kcal), do të benit mire të mos i përdornit, por të pini vetëm ujë mineral me një fetë limon (0 kcal)./lexo-tani/
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Nqs ke 3 vaktet e dites ne menyre te regullt, eshte (gati) e pamundur te kesh nje uri te pafrenuar.
Por kur nis ha vaktin e pare ne 13, normal qe i fundit do jete ne 23...
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Doni të frenoni oreksin e tepërt? Bëni dashuri sa herë ju vete mendja për bukë :D lol
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Ashtu I bie te kalosh nga 1 addiction ne 1 tjeter :p

Elimino carbs ,ha ushqim sa me te fresket , fruta perime, dhe me kalimin e kohes vete trupi dhe mendja , mesohet me sasine e duhur,
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Ashtu I bie te kalosh nga 1 addiction ne 1 tjeter :p

Me sa di unë thekthi të dobson nuk të shëndosh se humbet kalori :p
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Me sa di unë thekthi të dobson nuk të shëndosh se humbet kalori :p


O shpirti ato kalorit qe humbet per ato 10 min a sa jane
mbasi mbaron pune do shkosh ne guzhine e do fillosh te hash
ato qe humbe. Se ke uri ndaj plus lere nqs numri rritet rriten dhe
gjerat qe do hash, lol
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Me sa di unë thekthi të dobson nuk të shëndosh se humbet kalori :p

Ka 2 efekte- ate te lumturise ose te kunderten..... sa per humbje kalorish mos e torturo veten :p :p
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Ne vend te bukes integrale me marmalate, me mire futini nja 2 veze mengjes per mengjes (edhe ja ku u nis dita direkt me proteina :D)
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

O shpirti ato kalorit qe humbet per ato 10 min a sa jane
mbasi mbaron pune do shkosh ne guzhine e do fillosh te hash
ato qe humbe. Se ke uri ndaj plus lere nqs numri rritet rriten dhe
gjerat qe do hash, lol

ha ha

Shume e vertete :p :p
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Doni të frenoni oreksin e tepërt? Bëni dashuri sa herë ju vete mendja për bukë :D lol

Kush ti tha keto gjera ty moj!:kohe:

sa me shum pem e perime dhe sa me pak mish lope..
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

ndersa une vuaj nga mungesa e urise. dua te ha, po s'mundem, harroj te ha... :(
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Paska kaluar fshesa ktej :p :p

Une skam probleme vallai me oreksin jam fiks :D
 
Titulli: Këshillat për të frenuar oreksin e tepërt.

Doni të frenoni oreksin e tepërt? Bëni dashuri sa herë ju vete mendja për bukë :D lol

Trego me shum rreht ksaj sa kalori humbet se sjam i mire ne matematik :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top